
Përcaktimi i tretë themelor, praktik fetar është urdhëri për agjërimin e muajit Ramazan. Edhe ky është njëri ndër ato kushte që njeriun e bën musliman. Pra, agjërimi është një ndër pesë kushtet Islame, kusht ose themel i ndërtesës së dukshme Islame.
Ky obligim është përcaktuar më 10 Shaban të vitit të dytë sipas Hixhrit, me ajetet kur’anore:
“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që bëheni të devotshëm.(jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroj), atëherë ai (le të agjëroj) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompenzim, ushqim (ditor), i një të varfëri ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për të.Mirëpo, po qe se dini, agjërimi është më i mirë për ju.(ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramazanit që në të (filloj të) shpallet Kur’ani, që është udhërëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aqë ditë nga ditët e mëvonshme.
All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështërsim për ju. (të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, të madhëroni All-ahun për atë se u udhëzoi dhe që të falenderoni. E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua,
Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjan ata Mua dhe le të më besojnë Mua. Natën e agjërimit u është lejuar afrimi te gratë tuaja, ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato. All-llahu e di se ju e keni mashtruar vetveten, andaj ua pranoj pendimin tuaj dhe ua fali gabimin. Tash e tutje bashkohuni me to dhe kërkoni atë që ua ka caktuar All-llahu dhe hani e pini deri sa qartë dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje. E kur jeni të izoluar (në i’tikafë) në xhamia, mos t’u afroheni atyre. Keto janë dispozitat e All-llahut, pra mos i kundërshtoni. Ja kështu, në këtë mënyrë All-llahu ua sqaron njerëzve argumentet e veta që ata të ruhen.” (el – Bekare: 183-187)
Agjërimi sikur edhe namazi, numërohet ndër veprat më të mëdha të devocionit. Ai është një nga pesë themelet kryesore ose shtyllat e Fesë Islam. përpos hadithit të cituar në fillim kjo nënkuptohet edhe nga ky hadith:
“Agjërimi është gjysma e durimit, e durimi është gjysma e imanit-besimit”.
Agjërimi shikuar nga ky kënd vështrim është një akt hyjnor më me rëndësi se shumë ibadete tjera. Kjo sepse gjith obligimet tjera fetare: namazi, zekati, haxhxhi, etj, pak a shumë mund të kryhen edhe nga shkaqe apo motivacione tjera, madje edhe nga munafikllëku. Veq se agjërimi është shenjë e besimit të sinqertë, veq se në agjqrim s’ka mashtrime.
“Në agjërim s’ka dyftyrshmëri”. (Hadith)
Prandaj All-llahu XH.SH për agjërimin premton shpërblim të posaqëm, e sipas fjalëve të Muhammedit a.s(në një hadith kudsi) thuhet:
“Veqse agjërimi është ai ibadet ku nuk mundet me pasë dyftyrshmëri”.
Pejgamberi a.s tha: “Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, era që vjen nga goja e agjëruesit është më e mirë tek All-llahu se sa era e miskut,” (All-llahu për agjëruesin) thotë: “Ai i ka lënë ushqimin, pirjen, dhe kënaqësit për hir Tim.
Agjërimi është për Mua, dhe unë do ta shpërblej për këtë, dhe shpërblimi për veprat e mira i është shumuar për dhjetë herë” (Sahihul – Buhari, vëll.3, had.118).
Në një hadith-sherif thuhet:
“Atë që agjëron e presin dy qaste të gëzueshme: kur do të bëjë iftar dhe kur do të dalë para All-llahut XH.SH në Ditën e Gjykimit.”
All-llahu XH.SH gjatë Ramazani Sherifit urdhëron të mbyllen djajtë, që të mos e shtyjnë njeriun në mëkat dhe gabim:
“Kur arrin muaji i Ramazanit, hapen dyert e xhennetit, ndërsa mbyllen dyert e xhehennemit dhe shejtanët vihen në pranga(që të mos i shtyjnë njerëzit në mëkate)”.
Pra mos e leni të ju shkoj ky muaj i bekuar pa lutje, pendime dhe bamirësi nga se asnjëri prej nesh nuk e dimë se a do ta presim Ramazanin e ardhshëm shëndosh e gjallë.
Urime Muaji i shenjtë i Ramazanit të gjithë besimtarëve Musliman


Leave a Reply