Nga Koço Danaj
Pas disa ditesh do varrosen eshtrat e Isa Boletinit. Po të më jepej mundësia, në pllaken e tij të varrit do shkruaja këto rreshta: “Ndjehem i turpëruar para teje o legjenda e Shqipërisë Natyrale. Sepse ti, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Mehmet Pashe Deralla, Dom Nikolle Kacorri, Vehbi Agolli, Dede Gjo Luli etj etj; ju të gjithë bashkë, nuk kishit akoma shtet, por ju bëtë një Komb. Ndërsa ne sot, kemi dy shtete, por jemi të pazotë të bëjmë një Komb”. Në pamundësi që të shkruaj këtë epitaf në varrin e tij, po e shkruaj për miqtë e mij. Le të frymëzohemi nga frymëzimi i tyre, le të iluminohemi nga shqiptarizmi tyre, le të idealizohemi nga idealizmi i tyre.
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply