
Guy Claxton, profesor në “King College” të Londrës, është shprehur se fëmijët gënjehen se egziston perfeksioni. Ai ka thënë se fëmijët nuk duhet të kenë frikë nga gabimet, por duhet t’i shfrytëzojnë ato për të mësuar.
“Fshirësja është një instrument i djallit sepse bën që fëmijët të kenë turp për gabimet e tyre. Është sikurse të gënjejmë botën dhe të themi: ‘Nuk bëj gabime, e bëra siç duhet që me herën e parë’. Ndërkohë ne kemi nevojë për një kulturë tjetër, për fëmijë që nuk kanë frikë nga gabimet, por të mësojnë nga to”,- ka deklaruar Claxton.
Fshirja e gabimeve nuk i përgatit fëmijët për jetën sipas profesorit Claxton, që duke ju referuar një kërkimi të Paul Tough, autor i librit “How Children Succeed”, thotë se shkolla duhet të përgatisë fëmijët për atë që i pret në të ardhmen.
“Fëmijëve duhet t’u thuhet se mësuesit kanë bërë gabime, prindërit gjithashtu, dhe jo të gënjehen. Fshirësja nuk i përgatit për jetën, në një shekull ku shumë punë duhet që t’i bësh vetë.
argumentplus.al


Leave a Reply