
Ka përfunduar finalja e madhe e festivalit të këngës ‘Eurovision 2015’, në Vjenë të Austrisë, ku fitues është shpallur Suedia me 365 pike me këngën “Heroes”. Në vend të dytë doli Rusia dhe në vend të tretë Italia.
Në edicionin e saj të 60-të, ku në total merrnin pjesë 27 shtete, Shqipëria u renddit në vend të 16-të me 34 pikë, po aq sa kënga e Armenisë
Vendi ynë u përfaqësua nga Elhaida Dani, me këngën “I’m Alive”, e cila ka korrur shumë sukses.
Shqipëria u kualifikua e para për në finale dhe Dani ka performuar me sukses këngën e saj e 26-ta në radhë, por interpretimi dhe zëri brilant i këngëtares shkodrane nuk ka mjaftuar që kënga të renditet në vendet më të larta.
Gjatë votimeve, kënga e Elhaidës mori pikët maksimale nga Maqedonia (12), pastaj nga Mali i Zi 10 pike, nga Greqia 6 pike ddhe nga Belgjika po 6.
Kënga përfaqësuese e Shqipërisë mbante numrin rendor 26, i parafundit në radhën e konkurrentëve të kësaj finaleje të madhe për edicionin e 60 të “Eurovision”, e që shërbeu gjithashtu edhe si kodi identifikues me të cilin u votua nga të gjithë shqiptarët anembanë botës jashtë territorit të Shqipërisë.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply