Elhaida Dani është tejet e favorizuar nga sondazhet paraprake të realizuara në rrjete sociale dhe në matje të ngjashme.
Sipas Adobe Digital Index që ka përpunuar gjithë feedback-un e e rrjeteve sociale si Facebook, Google+, Reddit, Twitter, Dailymotion, Flickr, Instagram, Tumblr, VK, Disqus, Foursquare, Metacafe, WordPress dhe YouTube, imazhi më i përdorur rezulton të jetë “I’m Alive”.
Së paku, në pjesën e mediave virtuale, Elaida është fituese Eurovizionit, por se gjithçka pritet të shihet sonte në darkë. /Shqipëria e Bashkuar.Info
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.
————————————————————
Elhaida Dani shkëlqen në skenën e Eurovizion

Shqipëria kualifikohet për në finalen e madhe të Eurovizion 2015
Shqipëria ka qenë e para dje që është kualifikuar për në finalen e madhe të Eurovizion 2015, që po mbahet në Vjenë. Pas saj janë renditur këngët e Armenisë, Rusisë, Rumanisë, Hungarisë, Greqisë, Estonisë, Gjeorgjisë, Serbisë dhe Belgjikës. E veshur me të zeza, ku dominonte pelerina e gjatë, këngëtarja shqiptare, Elhaida Dani, ka emocionuar publikun teksa interpretoi në anglisht këngën “I’m Alive” në skenën e Eurosong 2015. Kënga shqiptare ishte e 14-a në radhë në natën e parë të gjysmëfinales dhe u ngjit në skenë menjëherë pas interpretimit të “Anti Social Media” nga Danimarka me këngën “The way you are”. Interpretimi i Elhaidës u prit me duartrokitje nga publiku. Gjatë votimit të djeshëm, këngëtarja shqiptare ka mbajtur kodin nr. 14. Performanca e saj është ndjekur nga mijëra shqiptarë kudo ku ndodheshin. Kjo ndihej dhe nga atmosfera e krijuar në rrjetet sociale, ku fotot me Elhaidën apo numri i ‘share’-ve që iu bë këngës shqiptare ishte i madh. Megjithatë në këtë prezantim të parë në skenën e Eurosong këngëtarja nuk ka mundur t’i fshehë emocionet. Në gjysmëfinalen e djeshme kanë interpretuar këngëtarët e Moldavisë, Armenisë, Belgjikës, Irlandës, Finlandës, Greqisë, Estonisë, Hungarisë, Serbisë, Bjellorusisë, Shqipërisë, Danimarkës, Rumanisë dhe Gjeorgjisë. Këtë vit është edicioni i 60 i Festivalit Europian të Këngës. Këngëtarja shqiptare ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe për performancën e saj. BBC Eurovision, në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, foton e këngëtares shqiptare e shoqëronte me shprehjen: “Është bukur të shohësh një këngëtare femër, të veshur me pelerinë në skenë, pas incidentit të Madonës”. Kënga me tekst të Sokol Marsit dhe muzikë të grupit nga Kosova Zapp & Criss, ka në thelb mesazhin e mungesës së dashurisë dhe pritjes. Nata e parë e gjysmëfinales së Eurosong ka sjellë jo vetëm performanca nga artistët konkurrues, por dhe një imazh të vendit ku po zhvillohet kjo festë e rëndësishme e këngës europiane, Vjenës. 10 finalistët e djeshëm, bashkë me shtetet që këtë Eurosong hyjnë direkt në finale, si Austria, Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Britania e Madhe dhe Australia do të marrin pjesë në finalen e madhe që do të jetë më 23 maj në skenën e Eurosong. Këtyre finalistëve do t’i bashkëngjiten dhe 10 finalistë të tjerë, të cilët do të dalin nga gjysmëfinalja e dytë që do të mbahet më 21 maj. Tashmë që Shqipëria kaloi në finale, shpresat që kënga shqiptare të marrë një vlerësim më të madh në këtë festival janë rritur.
Gazeta Shqip


Leave a Reply