Maqedonia doli nga ish -Jugosllavia si shtet pa qenë kurrë i tillë. Ai u pranua edhe nderkombetarisht mbi bazen e interesave te ndryshme midis shteteve.
Ne këtë anë, zakonisht mendohet, ne njeren anë, ne SHBA-të dhe ne UE dhe, ne anen tjetër, ne forcat reaksionare shoveno – sllave, te udhehequra nga “majka” Rusi. Keto forca, po per interesa te ndryshme, e krijuan Maqedoninë.
Mu keto interesa tash po dalin ne dritë!
Synimet e Moskes ne Maqedoni dhe nepermjet Beogradit mbi tërë Ballkanin Perendimor tash veç dihen!
Gjatë tërë historisë, Moska dhe Beogradi, janë shkaktaret e dhunes dhe te terrorit ndaj shqiptarëve. Linja Moskë, Beograd dhe Athinë, e lidhur me qarqet reaksionare bullgare, po funksionon shumë ashper ne drejtim te dhunes ndaj shqiptarëve.
Ne këtë menyrë, pa zgjedhur mjete dhe metoda, po thellohet ndikimi rus, perkatesisht influenca e Moskes ne Ballkan, duke i paraqitur shqiptaret ne “shkaktar” te dhunes, Kjo klikë po vazhdonë pa pengesa politiken raciste.
E terë kjo ka një qellim : sllavizimin e territoreve shqiptare.
Po çka duhet bërë shqiptarët?
Po ku dhe cilat duhet te jenë pikesynimet e SHBA dhe te UE?
Tash po dihet se klani rusosllavomadh e ka zgjedhur Maqedoninë si vend per veprime kriminale.
Pas dhunes sllavomadhe ndaj shqiptareve ne Kumanovë, njoftimet nga Maqedonia vijnë se atje gjoja po krijohet një qeveri e koalicionit te gjerë, ne menyrë qe çeshtja te “stabilizohet”. Dhe ne këtë koalicion rolin dominant perseri do te ketë klani serbosllavomadhe, me Gruevskin racist, apo me ndonjë gruevskë tjeter, i cili nuk është per barazi nacionale, politike e shoqërore.
Pra, plani rusë nuk po nderpritet!
Vet ky fakt tregon se problemet do te mbeten te njejta dhe se nuk pritet asnjë zgjidhje e çeshtjeve.
Sikunder po duket as vete SHBA-të dhe as UE ende nuk e kanë kuptuar problemin e shtetit te Maqedonisë. Ata e krijuan dhe e ndertuar ketë shtet, pa ditur se çka po ndertojnë. E terë politika ndertuese ishte politike fund e krye e gabueshme, sepse qe mbeshtetur ne pabarazi nacionale dhe shoqerore midis kombeve. Per keto subjekte ishte e rendesishme vetem fakti qe te mos kishte vetem luftë!
Maqedonia, pra, qe krijuar pa shqiptar vetem per sllavomaqedon.
Por tash, ç’fare duhet berë?
Maqedonia si krijese artificiale duhet te ndryshohet rrenjesisht ne organizimin e mbrendëshem.
Lufta çlirimtare UÇK e vitit 2001 me Marreveshjen e Ohrid u tradhtua.
Tash kemi gjendje te rendë!
Prandaj, shqiptaret me ndihmen e SHBA-ve dhe UE, si dhe ne bashkepunim me forcat demokratike ne vend, duhet te kërkojne ndyshimin e organizimit politik e territorial te brendshem te Maqedonisë.
Kendej duhet, i terë kombi shqiptar, pavaresisht vendit ku gjindet, qe te punon me urgjencë ne disa drejtime:
1. Te venë urgjentisht terë Maqedonin nen kontroll dhe nen mbikqyrje te UE.
2. Duhet te denohet dhuna dhe terrori ne Kumanovë dhe teresisht qeveria pro serbe maqedone te largohet nga udheheqja.
3. Kursesi nuk mund dhe nuk duhet te kalohet çeshja e Gruevskit dhe grueskave te tjerë, pavarerisht përkatesisë nacionale te ministrave dhe te përgjegjesve te tjerë, nga përgjegjësia penale per dhunen dhe terrorin ndaj shqiptarëve.
4. Te organizohet Maqedonia ne formen e tillë politiko territoriale qe edhe shqiptarët te jenë te barabarte ne atë shtet ( shih: Belgjiken).
5. Duhet përfundimisht te kuptohet se Marreveshia e Ohrid është e vdekur.
6. Shqiptaret duhet te bashkohen ne ideologji dhe ne aktivitetet politiko-juridike per te realizuar te drejtat shoqerore, nacionale e politike, siç i kanë maqedonet.
7. Serbia duhet te pranon Autonominë per Luginen e Preshevës, përkatesisht ato te drejta qe i ka minoriteti serb ne Kosovë.
As me pak dhe as me shumë!
8. Kosova dhe Shqipëria duhet urgjentisht te interesohen per qytetaret e vetë te burgosur, e te cilët janë shumë rendë te plagosur, si dhe te cilet po keqetrajtohen neper burgjet sllavomaqedone.
9. Atyre duhet dhenë edhe mbrojtje juridike.
10. Ka nevoj qe edhe Amnesti Internatinal te alarmohet per keqetrajtimet e tyre ne Maqedoni.
11. Menjehere duhet qe qeveria e Kosovës te tregoj se si dhe pse nuk veproj para tragjedisë, nese kuptohet, ka patur te dhena.
12. Shteti i Kosovës dhe i Shqipërisë duhet te akuzojnë Serbinë dhe Maqedoninë per aktet destabilizuese ne Ballkan, sepse ne keto shtete po dhunohen bashkekombesit.
(Shih: Serbinë me padrejtesitë ne te gjitha drejtimet si dhe denimet e shqiptarëve, kurse ne Maqedoni me dhunë sistematike).
13. Te veprohet bashkarisht me SHBA-të dhe me UE per te nderprere ndikimin ruso-serb ne Serbi dhe ne Maqedoni, klan i cili është shkaktari i dhunes ndaj shqiptarëve, si dhe te gjitha te keqijave ne Ballkan.
14. SHBA dhe UE duhet te ndalin klanin serbo-ruso – sllavomaqedonomadh, derisa ende ka mundesi.
Rreziqet janë te medha!
Duke i dhenë ketyre çeshtjeve nacionale zgjidhje krijohet edhe baza e paqes ne shtetet qe pa te drejtë i mbajnë territoret shqiptare te pushtuara.
Po me keto masa ndalohet ndikimi rusosllavomadh ne Ballkan.
Dhe, natyrisht se pa barazinë e shqiptarëve ne Maqedoni, ne Serbi, ne Mal te Zi etj., kurrë paqe te qendrueshme nuk do te ketë ne keto shtete sllave.
MK.
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply