Lokalizmi dhe anashkalimi i Isen Asanit nuk ka fund. Kryetari i komunës së Tearcës edhe gjatë mandatit të dytë po gënjen banorët e fshatit Nerasht për ujësjellësit, megjithatë ai sot në faqen e tij në Facebook është lëvduar se do investoj në ujësjellësin e Dobroshtit ende pa përfunduar projektin në fshatin Nerasht.
Isen Asani do investoj 1.8 milion denarë në ujësjellësin e Dobroshtit me mjete të dhëna nga Byroja për Zhvillim Regjional me drejtor po nga fshati Dobrosht.
Isen Asani është nga fshati Dobrosht dhe gjatë mandatit të tij ka investuar një numër të madh të projekteve kapitale në këtë vendbanim, ndërsa ka anashkaluar të gjitha vendbanimet tjera në kuadër të komunës së Tearcës.

http://tetov1.com


Leave a Reply