You peel it off one layer at a time, and something you weep.
(Carl Sandburg)
Simotrat
Ato ishin martuar ne te njejten familje.Ne ato familje ku respekti dhe lidhja shpirterore ekzistonin, akoma per njeri tjetrin. Ishin vajza xhaxhallaresh, konsideroheshin si motra.
Kur u martua Zana nuk qendroi duarkryq, por beri krushqi per te kushuriren e saj duke i rekomanduar vellain e burrit. Kjo u pelqye jo vetem se martesa do behej ne njerez qe njiheshin po dhe pse Amerika ishte nje zgjdihje e mire per kushuriren e saj Alben, ta kishte prane.
Maredheniet e tyre pas marteses ishin te admirueshme, si rrjedhoje e traditave akoma patriarkale ne familjen e tyre. Fjala e me te madhit duhet te ishte ligj per me te voglin!
Keto maredhenie te mira e benin me te lehte jeten e tyre larg atdheut dhe te afermeve.
Nusja e madhe lindi dy vajza te shendeteshme qe perkedheleshin nga dy nenat, si dhe gjithe te tjeret perreth.
Pas atyre nusja e madhe u gezua dhe me djale te cilin e priten me kenge e daulle, si gezimi me i madh ne familje.Nderkohe kaluan 12 vjet dhe kunata e vogel akoma nuk po behesh me femije.
Zera mbeti perseri me barre. Ajo shpesh shihte nga nusja tjeter trishtimin e shkruar ne syte e saj per pamundesine e te lindurit te nje femije. Syte e kushurires se vet (simotres) beheshin shpesh me te thelle ne ngjyren e thelle blu dhe rrudhat cfaqeshin e ravijezoheshin te balli.
Nuk hapeshin shpesh kuvendet per ate pike te dobet, perkundrazi Alba i trajtonte femijet e sa si te vetet dhe ju jepte mjaft dashuri e perkedhelje.
Atje ku mendonin per nje femije per Alben, perseri ajo qe mbeti shtatezane ishte kunata e madhe, Zana!
Nje barre e re per here te katert po rilindte.
Kur do qe te vije vjen lehte, kur s’don fati nuk vjen kurre!
Po Zana ishte me te vertete nje shpirt flori, kete here ne mendjen e saj po perpunohej nje plan ne heshtje, qe i jepte asaj shume kenaqesi.
Ishte grua e sinqerte dhe besimtare dhe beri ne heshtje nje bisede intime me Zotin.
“Pse o Zot mua me fal kater femije dhe atyre asnje per be?
Nderkohe ne shtepine e tyre vazhdonin te pregatiteshin per mysafirin – ren e re qe do vinte.
Shumicen e pregatitjeve e bente Alba qe i kishte duart te argjenda.
Ajo gjithe kohen qepte e qendiste per bebin e ardhshem me pasion dhe ja tregonte te kunates gjithe punet e dores qe kishte pregatitur
Nje nate ne menyre teper serioze, Zana e thirri te shoqin duke thene se kishte nje propozim teper interesant, po shume te ndjeshem per t’ja treguar!
“ Dua te me degjosh tha, ajo dhe nuk besoj se do te ma prishesh ”
Ai ne te vertete ishte nje njeri shume punetor e dashamires si ishin shumica e atyre njerezve nga vendi i tij, qe me vetmohim e kembengulje i kthenin guret e malit ne keshtjella! Me artin e ndertimit ishte i dashuruar, kishte shume vite qe punonte ne Amerike, duke sjelle me vete dhe trashegimnine e te pareve te tij.
Shume I habitur ai e pa ne sy dhe nuk po e kuptonte ku e kishte fjalen. “ Po tha, por me pare me thuaj se e me c’permbajtje eshte propozimi yt!
Ja – vazhdoi Zana, kete femije qe kemi nisur dhe sapo e kam ndjere… e kam taksur per vellain tend Naimin dhe Alben.
Nuk ka kuptim ne te tundim djepet dhe ata te shikojne ne!
“ Mos ma prish te lutem, te dua shume, shume, i tha ajo dhe ju mbeshtet ne gjoks”.
“Mos luaj me zjarrin, i tha ai te shoqes!”
Jo, ju pergigj ajo, jam e sigurte, kam biseduar me Zotin vete kushedi sa here dhe ma ka aprovuar! Syte e saj ne ngjyre deti ndrisnin si pishtare, tek shkembente shikimin lutes dhe ngjante si nje ledhatim I dale me gjithe forcen e shpirtit te saj.
Ai ishte njeri paqesor, i bindur por i llogjikshem. Duhej te ishte menduar shume mire Zana me pare, per ta shtruar kete kerkese, qe te mos i shembeshin planet!
I ra si papritur kjo kerkese dhe ne moment e perkedheli ne faqe e afroi te vetjae puthi ne balle dhe i tha: Do te me japesh pak kohe, apo e ke kerkesen ne forme urdheri te prere?
Jo, jo zemer, mendohu dhe une kam besim tek ty, i tha ajo me krenari!
Gjithe naten Dreni nuk flinte dot. Kthehesh e rrotullohesh ne dyshek I kapur nga stressi dhe pasiguria si do ja bente, ta jepte femijen e tij te atesohesh nga te tjeret apo nuk do gjente fuqi shpirterore ta bente dot?
Po ja mendonte ai…nuk jane shume per ne dy djem e dy vajza, pse t’i ndajme? Sumbulla loti binin ne jastekun e bardhe, qendisur me duart e arta te Zanes.Ishte rritur me shume motra e vellezer rreth vetes dhe ashtu donte te ishin dhe femijet e tij.U perpelit tere naten, nuk vuri gjume ne sy, te mund te nxirrrte nje konkluzion te sakte, per t’u ekuilibruar te dy palet.
Ja tha kete dileme te gjate ne mengjez te shoqes dhe ajo ja priti shkurt menjehere: “ Ne nuk do t’i ndajme femijet. Ne jetojme me vellane tend prane, kemi dashuri dhe mirekuptim, ja ku jemi ngjitur si nje shtepi ”
Keshtu e bindi te shoqin ajo grua. Me nje ndjenje te re lehtesimi, ai I tha te Zanes se e pranonte propozimin!
Por thelle – thelle e vuante. Si do i thoshte botes qe ai femije ishte nipi i tyre dhe jo djali?
Zana e lumtur sa nuk behej qe plani i saj doli me sukses, nisi menjehere te mendohej per aksionin me tej.
Po pregatiste veten dhe ambjentin per oren e madhe te clirimit.
As nuk mendonte asgje si do vinim me vone punet. As se c’do te vishte e c’do te thoshte; vetem filloi te mendonte per mohimin e cdo lidhjeje qe kishte te bente me ate femije.
Ne castin e duhur muajin e fundit, ne ditet e saj i erdhen dhimbjet. Ajo thirri taxine dhe u nis per ne spital, pa njoftuar askend.
Gjithe kohes i jepte kunates te perdorte pallton e saj te madhe e te gjere dhe i thoshte mbaje se dukesh me e bolleshme.
Vete shtrengohesh me shume breza dhe hiqesh se nuk kishte asgje! Po shpresonte per kunaten e saj Alben, se shpejti, qe te lindte nje femije!
Pra, ne oren e duhur, u nis per ne maternitet per te cuar deri ne fund planet e saj sic i kishte menduar jo vetem ajo, por me ndihmen e Zotit!
E futen ne dhomen e paralindjes e vizituan, kontrrolluan se sa te shpeshta dhe me intensitet i kishte dhimbjet, shikuan se akoma ishte larg nga momenti I lindjes, e mbuluan te krevati i saj dhe i uruan sukses dhe durim!
Here pas here kalonte infermerja pyeste se si ndihej. Bente kontrrollin dhe largohej, duke I dhene kurajo, se se shpejti cdo gje do mirrte rrugen e mbare te ardhjes se femijes.
Pothuaj se ajo nuk kishte me asnje shenje per lindje, thuajse gjithecka u fshi si shenja e shkumesit nga derrasa e zeze! Ajo doli nga shtepia me mendimin se shume shpejt do e dhuronte ate femije.Ishte mjaft e sigurte se kjo ishte deshira jo vetem e saj por e Perendise, duke dhuruar lumturine me te madhe te kesaj bote, per njerezit e saj te dashur qe e prisnin te binte nga qielli ate cast!
Zana po habitej me veten e saj:
Mos gabova qe erdha para kohe?Pse kjo heshtje dhe kjo ngadalesi?
Por jo !Kjo nuk ishte lindja e saj e pare, ishte e katerta, nuk mund te gabonte lehte ajo!
Priste per dhimbjet …po ato nuk kujtoheshin me. Si nje njeri qe harroi detyren pse kishte ardhur ne moment e kapi gjumi, ashtu e lodhur sic ishte, u zhyt ne nje gjume te pazakonte!
Ju be se ishte ngjitur ne maje te bjeshkeve dhe bora kishte mbuluar gjithecka e ajo nuk gjente dot rrugen per t’u kthyer ne fshatin e saj malor, ku gjurmet e arushes si kepucet e shenjtoreve formonin shenja kalimi dhe dukeshin si asteroide ne debore…
Nderkohe mjeket po pregatiteshin per ta cuar per nderhyrje ne rast se do te vazhdonte situata e tille…
Atje ku veshtiresia po cfaqej hapur ne cdo moment te ankthit prites, Zana e mblodhi veten dhe thirri fuqite e saj, ajo ishte nje grua mjaft e forte nga karakteri, si kreshtat malore mes te cileve ishte rritur.
Kur linde ti cika ime I thoshte nena e saj Shota, une kisha shkuar larg baneses per te prere gjethe dushku per bagetine, me dy kojshiet e mia.Ishte muaji I ftohte brisk, zakonisht Shkurti keshtu eshte kendej nga ne. Po erresohej dhe ne akoma nuk kishim ngarkuar barrat ne shpine..kur mua m’u keput dicka nga trupi..e rashe ne toke pa e dite ne se ishte litari qe u keput apo frymemarja me ndaloi nga acari I ftohte.Muzgu reflektues shkelqente mbi bjeshket tona dhe ne te tria akoma s’kishim zbritur rrugen per ne fshat…kur me erdhe ti cika ime si nje shkreptime… fale Zotit qe kisha me vete ato gra si drenusha dhe me ndihmuan te cohesha e te mbijetoja se bashku me ty.Aty me fijet e perparses sime ta lidhen kerthizen ty o cika e nenes, te vura mes degeve te dushkut dhe zbritem monopateve shkembore ne fshat. Nga tri gra qe ikem u kthyem kater, me gjithe engjellushen e re ne perparesen time…! Te paste nena, o bije! S’ke per te me korite kurre, vec do behesh nje vajze drenushe si vendi ku ti hape syte dhe e pe boten te bardhe per here te pare, te ato bjeshket e bekume!E bardhe qofte per ty o bija ime, tere jeta! Kurre nuk do me korritesh, ti e bukura e nenes! Andaj dhe te zgjodha emrin Zana, si zanat e ketyre aneve, m’u befsh ”. Ja, keto copeza bisedash plot mall I vinin neper mendje si ne kllapi Zanes, ato caste dramatike ne spital.E mjera ti nenokja ime, sa ke vujte! E une jam shtrire si princeshe mbi carcafe te bardhe, ne nje nga spitalet me te mire amerikane!
Jo, nuk duhet te ligeshtohem aspak!Jo, nena Shote! Ne emer te Zotit, une jam bija jote, bija e nje trimereshe arberore, qe linde sa femije vetem dhe pa nderhyrjen e doktoreve. Te jap fjalen e nderit, o nene ime!
Mendoi, se vetem Ajo dhe askush tjeter do t’i jepte zgjidhje situates se komplikuar dhe askush tjeter pervec saj!
Pas 7-8 minutash gati sa s’u hodh perpjete nga shqetesimi i momenteve ne te cilat ndodhej, ndoshta nga mankthi qe e kapte.
Sa do qe koha po ecte shpejt, femija nuk degjohej te trokiste per te dale… nuk po shenohej asnje hap i ri.
Filloi me mendje te lutesh, duke I thene fjalet te shkeputura me ngadale, megjithse atje nuk ishte person tjeter. Nderkohe pasi kaluan pak ore erdhi perseri infermjerja e vizitoi dhe i tha se ishte larg momentit por duhej te tregohej e kujdeseshme dhe e durueshme.
Ajo po formonte numurin e telefonit te Albes per t’i thene se duhej te vinte shpejt ne spital. I tregoi hollesisht se ku ishte shtruar dhe nderkohe e kuptoi se mos ardhja akoma e se kunates atje, e kishte stonuar dhe ngurosur ate nga dhimbjet e lindjes.Ky mendim I shkreptiu fuqishem, shpejt e shpejt e beri telefonaten, duke I dhene asaj dhe orientimet perkatese.
Alba erdhi pas 30 minutash me duar plot, hedhur supeve shallin e gjere dhe pallton e madhe, duke buzeqeshur! Ajo ngjante si nje engjell shpetimtar ne ato caste per Zanen. Ne cante kishte sjelle dhe gjerat personale te bebit, per te cilat kishte 12 –te vjet qe enderronte dhe i pregatiste ne heshtje.
Endrrat e saj per nje femije nuk kishin ndaluar asnjehere. Ato rrinin te mbyllura ne sirtar, shoqeroheshim me fantazine e gruas se re, here romantike dhe here si te mjegulluara e kaotike.
Sapo ajo hapi deren dhe u cfaq si hena e re ne qiell, me ate buzeqeshjen e saj te cilter, Zana I tregoi se asgje e re nuk ishte ndodhur gjer ne ate cast …por sapo ajo pa Alben… ndjeu se i plasen ujrat e femijes…
Ndodhi mrekullia e shume pritur!
Duke e sugjestionuar veten se nuk do ishte ajo nena e ardheshme, kishte pushuar se ndjeri funksionet e lindjes dhe sapo pa qe erdhi nena e re …ajo ndjeu gjithecka, te funksiononte magjishem! Tani po shkonte drejt mbaresise plani i saj i bekuar!
Lindja e veshtire. ne dukje utopike e bebit po trokiste embel.
Me disa shterzime te forta, i dha nje shtytje femijes dhe menjehere u degjuan te qarat e bebit qe ishte akoma i varur mbas se emes ne placente. Mamia e priti ne duar femijen dhe po vazhdonte procesin e saj per t’i bere lidhjen dhe pastrimin e kordonit.
Baby boy! Waw, so handsome boy, with blue eyes! U shpreh mamia me emocion..
Djale, djale, therriten te gezuar, ndersa ne fytyren e dy nenave rridhnin lotet e lumturise qe per pak caste do dorezonin stafeten e jetes se re, ne duart e njera tjetres! Kjo pa deshmi, pa personel juridik, vetem me te drejten e dhurimit, ligjit me human ne bote, te llogjikes dhe te vetflijimit alban!Deshmimtar do ishte vetem Zoti, nga Qielli Hyjnor, me deshiren e te cilit erdhi ky banori i ri ne familjet e tyre!
Dhe ato mbanin ne duar nje femije me sy te kalter, gjysem te mbyllur po qe rrezatonte nje cope qielli nga ata sy, nje cope qielli te kalter pa re si natyra e virgjer e bjeshkeve nga ku kishte lindur e ema, 28 vjet me pare.Fytyra e bardhe, e bute, e shndriteshme dhe rrumbullaktesia e trupit te tij lumturuan ata qe ishin prane shtratit te lindjes ne ate cast!
Nderkohe Zana ju drejtua te kunates: – ulu te krevati im, merru me femijen kur ta sjellin dhe mos ma jepni fare mua, une do bej sikur nuk ndjehem mire…!
Ai eshte juaji dhe I Perendise, qysh ne keto caste! Lotet si nga nje ndikim magjik i fjaleve te saj ishin thare. Nuk donte te qante, bile me qendrimin e saj burreror e kaloi dhe periudhen e ardhjes se qumeshtit, deri sa qumeshti u shterr dhe gjoksi i mori pamjen e nje gruaje te zakoneshme.
Prane krevatit te saj ishte e kunata, ajo vazhdoi te merrte udhezimet nga Zana dhe per tre dite akoma, vinte per dite ne shtepine e lindjes. Afroi dita qe Zana do dilte. Ajo bashke me Alben shkoi ne shtepi dhe tashme me femijen, merrej plotesisht Alba. Nderkohe ata kishin hapur fjale se Zana kishte ikur per ca kohe te prindet ne vendlindje dhe nuk kishte dale as te praku i deres. Askush nuk e kuptoi filmin “intrigues” te studjuar me aqe zgjuarsi, ne muajt e fundit te barres.
Ne kete vend te madh secili ka jeten e vet te ngarkuar dhe nuk ka kohe per te tjeret te ndjeke cdo levizje me imtesi.
Perdoret nje shprehje angleze tek ne ne USA: Mind your busines! Mendo punet e tua!Pra kjo moto eshte me e fuqishme, per ambjentin tone ketu dhe e bente pak me te lehte gjendjen e dy grave.
Kete e lehtesonte dhe pamja gjithenje elegante e Zanes, veshja e saj sportive dhe te mbajturit e vetes ne distance nga shoqeria ne periudhen e fundit. Eleganca e saj dhe pamja sportive, e kishin ndihmuar te triumfonte ne projektin e vet sa terheqes, aqe human qe e mbushte shpirtin e saj plot me lumturi!
Ne kete rast, nuk dihet nga anon balanca: Shpesh dhe une pyes veten: Kush eshte me I lumtur ai qe jep, apo ai qe merr? Te dy palet sigurisht e ndoshta…ai qe jep pse jo dhe me I lumtur!
Alba nderkohe kishte perhapur fjale se ishte shtatzene dhe do largohej jashte gjoja per te lindur te prindet e saj.Ishe larguar nga kontaktet me njerezit ne pritje te planit enderrues. Ajo u kthye tani me djalin ne duar, pas (dyzet diteve te lindjes)!
Alba thjesht kishte qendruar kete periudhe te tezja e vet ne nje shtet fqinje.
Zana bujare dhe kurajoze, vazhdoi qetesisht jeten ne familje me burrin dhe tre femijet e saj sikur te mos kishte ndodhur asgje!
Femijet ishin shume te lumtur qe kishin nje kushuri te vogel dhe rrinin prane tij gjithe kohen!
Maredheniet e dy familjeve ishin dhe jane te mrekullueshme, akoma dhe tani qe kane kaluar 17 vjet, Albi (djali) eshte ne vitin e fundit te shkolles se mesme.
Djali eshte rritur me gjithe kushtet e duhura dhe dashurine e pakursyer, nuk e ka mesuar akoma dhe nuk ka per ta mesuar se nena e vertete biologjike eshte Zana, por i thote teze asaj, te atit i thote xhaxha. Alba mbetet nje nene shembullore gjate gjithe kohes se saj, po ashtu dhe babai qe e ka biresuar!
Kur e pyeta Zanen ne se u pendua, per ate qe beri, ajo me tha : “ Une ja dhashe fjalen Zotit ne Qiell dhe nuk pata kurre pendese per ate lumturi qe ju dhurova njerezve te mi”
Mua dhe burrit tim na mjaftonte gezimi i tre femijeve qe kemi.
Ajo shpejt u be gjyshe nga vajzat e saj te medha. Eshte akoma rreth te dyzetave dhe ka prane vetes dhe dy nipa te mrekullueshem!
Kjo eshte historia e tyre dhe une e degjova me shume interesim. Nuk eshte hera e pare qe degjoja per nje gjest kaqe human dhe te mrekullueshem nga nje grua me origjine dhe edukate humane shqiptare. Une kam dhe shoqe te tjera qe kane vepruar po ashtu, me dhenien e femijeve njerezve te tyre, duke u dhuruar dhe nje pjese gjaku dhe zemre bashke me ta! Ndaj e dedikoj kete shkrim per te gjithe ata njerez gjeneroze, ato nena me zemer te madhe, qe dine te dhurojne gjerat me te shtrenjta ne jete, qe meritojne cmimin me te larte human!Te shkeputesh nje engjell te sapo ardhur ne jete nga qelizat e tua dhe ta dhurosh per te lumturuar dike, qe nuk e pati ate fat, a nuk eshte dicka qe nuk pranohet lehte nga kushdo?
Ne e mendoj dhe dridhem ne se do e vija veten ne ate pozite. Duhet shume trimeri dhe madheshti brenda shpirtit njerezor, per ta realizuar.
Ja kjo ishte Zana, nena heroine, me origjine shqiptare!
Zoti e Bekofte!
©Elko
Eleonora N.Qeparoi
New York


Leave a Reply