Ndryshe nga sa u fol, që Partia e Lulëzim Bashës do të jetë ndryshe nga Partia e Berishës, do jetë një Parti e njerëzve të rinj, larg frikrave dhe rivaliteteve të vjetra, rezultoi e kundërta. Në krye të listës së këshilltarëve të Partisë Demokratike të Shkodrës kthehet një “ujk” plak, regresiv që i ka sjellë vetëm të këqija atij qyteti. Ish Kryetari i Bashkisë , në kohën e të cilit filloi edhe degradimi moral dhe politik i Shkodrës, njeriu që luajti me pronat e vjetra dhe që rrënoi edhe atë pak ekonomi lokale që trashëgonte qyteti nga koha e komunizmit. Guraziu u bë symbol i përcarjes politike, fetare dhe krahinore në qytet duke sunduar për katër vjet qytetin nën terrorin e kriminelëve së bashku me sivëllain e tij mysliman Ali Kazazi.
Partia Demokratike e hodhi në “plehra”, këtë figurë të urryer të qytetit, dhe me të drejtë, pasi ajo prej tij pati konseguenca të mëdha që quan edhe në humbjen për herë të parë të bashkisë, menjëherë pas përfundimit të mandatit të Filipit.
Rikthimi te Filipi tregon për situatën problematike të përplasjes së klaneve në Shkodër. Kjo “xhaketë e vjetër” e kthyer disa herë, është tregues i mosndryshimit të asgjëjë në perceptimin politik të Partisë Demokrastike dhe se Voltana Ademi është thjesht një fasadë për të mbuluar regresin , mediokritetin , rivalitetin e spiunëve, konfliktin dhe reaksionin e hershëm kundrejt progresit. Filipi është përfaqësuesi i këtij shtrembërimi moral, politik, shpirtror dhe qytetar. Ai është nipi i Balto Stambollës, vrasësit të Luigj Gurakuqit, liberatorit të parë shqiptar dhe ndofta edhe të vetmit. Ky klan ka vokacion reaksionin dhe i ka shërbyer gjithmonë satrapëve të këtij vendi diku në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe diku me pseudonime./Pamfleti


Leave a Reply