Nga Flora Morina
Edhe kjo quhet politikë?! Me u marrë vesh, me protest, por edhe me dalë e me pi kafe së bashku për wikend?!
Kjo politikë nuk është, e biznes po, mundet.
Për të ardhë gjynah kush luan me fatin e qytetarëve të këtij shteti, një ditë protestojnë, një ditë pinë bashkë kafe, pastaj dalin të dy e shahen publikisht nëpër media, njëri si Isa e quan milionere opozitën, e këta ia kthejnë ti po e keqpërdor pushtetin dhe nuk je i aftë me zgjidhë probleme.
Se rendi më u bë mirë në këtë shtet nuk është. Të gjithë janë zhytur në biznese, kush të mundet me bë pare ,tash edhe opozita e lodhur tu protestu në shi duhet diçka me nxjerrë , se gjynah kjo moto e bërë ne takimin e kryeministrit me një njëri të opozitës.
Të gjithë kanë qejf me marr pjesë në hise, e përsa i përket demokracisë në këtë shtet as që bëhet fjalë, e për të drejtat e qytetarëve , as mos e mendoni.
Mirë me u taku bën, por me u taku në një vlug të tillë të pakënaqësive të opozitës s’ka kuptim, nëse veç ka synimet tjera Isa me prish koalicionin duhet me kallëzuar por jo me u me bë lojë me opozitën.
Këtu po shihet që s’ka opozitë e as kurrë s’ka pas, ideja me u afruar të sahani me hangar të gjithë kapak , punë fukaraje këtu s’ka gjë tjetër ,politika e fukarasë dhe ushqimi që i jep zotnia, kështu mund të definohet kjo punë dhe ky relacion i pakuptimtë në Kosovë, të gjithë e duan sahanin e askush popullin. Populli është nocion i gjerë , kështu mendojnë këto parti ata kanë harruar moti fuqinë e popullit për të bërë ndryshime , e kanë parë se populli po i voton çdo here të njëjtit e këta ndihen komod, thonë hajt se prapë ky populli na voton!
Çka do të ndodhë nëse populli nuk i voton më? Ku mbetën këta? Askund më siguri, disa që kanë bërë pare nga pushteti i hanë, e disa investojnë në zanatet e tyre të vjetra, vetë sheaf dhe marrin argatë.
Ka humb lëmshi krejt, askush nuk merr vesh në këtë punë!
Se çka është pozitë e as opozitë? Janë humbur krejt mbas parasë së popullit , punë e madhe çka thonë mediat me rëndësi ata me pijë kafe e ne fund dalin thonë takimi i jonë ishte qe na kryeministrit me ia bërë me dije protestën e radhës pas dy javëve.Që kjo nuk është opozitë dhe që s’ka opozitë, të gjithë e dinë tashmë, kjo është lojë. Në këtë hallakam, gabimin me të madhe e ka bërë VV me ato partitë opozitare se ata s’kanë qënë kurrë opozitë, por interes. Isa nëse mundet edhe njëherë me u bë lider i LDK mirë e në mos mundet, pensioni e pret, edhe këtë ai e di.
Loja miu dhe macja
Në natë dimri thuhet që maca e miu bëhen bashkë e nuk prishën ndërmjet veti, këtu kjo lojë është bërë komedi se politika është cirk,dhe ky është argumenti më i madh në Kosovë. Politikanët shahen me njëri-tjetrin, shigjetohen me “emra” të ndryshëm, dhe ne fund pinë kafe. Punë e madhe për popullin , për këtë arsye opozita gjithmonë s’ka ekzistuar sepse nuk ka dinjitet opozitar dhe pa pasë dinjitet asgjë nuk mund të keshë.
Hajgare më , të gjithë pretendojnë diçka me nxjerr , pse jo reciprokisht me ndihmu njëri-tjetrin se për ndryshe pa sahan s’bon fare , s’ka çka me hanger , andaj politika e sofrës e sahanit po i afrohet Kosovës.
Deri kur kështu?Nuk dihet ,por derisa populli nuk del në zgjedhje që me votën e tyre me i ndërru, kështu do te mbetet.


Leave a Reply