Milaim Zeka i është kundërvënë Mero Bazes në intervisten e tij të mbrëmshme në Express, transmetuar në RTK. Zeka e ka quajtur Mero Bazen një dëshmitar të mundshëm të mbrojtur të Gjykatës Speciale.
Zeka ka reaguar ne Facebook:
Mbrëmë, në bazë te pjesëve të shkëputura nga gazeta Express, pashë që Mero Baze, paska folur për shumë vrasje, të cilat i di.
E para, Mero Baze, duke qënë njeri i oborrit të Sali Berishës, ka vite e vite që shkruan dhe vjellë helm, kundër padronit për të cilin ka punuar. E vërteta e largimit të tije nga Berisha ishte se kishte ardhur informacioni se ai ishte rekrutuar nga sherbimi sekret serb dhe ai grek, për të spiunuar Berishën, dhe për të përçarë sa më shumë krahun e luftës në Kosovë.
Madje, permes urdhërit të Tomas, i cili organizoi vrasjen e maqedonëve në Shkup, për t’ua lënë shqiptarëve, Mero erdhi në Shkup, e zhvilluan filmin me fotografitë lakuriq të Edi Ramës, dhe pastaj udhëtoi për Selanik, dhe prej andej i publikoj. Këtë po e tregoj për herë të parë.
E dyta, duke e ditur se une punoja për mediumet më të fuqishme botërore, vraponte gjithe diten, sikur mazi mbas peles, dhe më thoshte: hajde na jepni ndonjë lek ju përëndimoret, ne ju shesim informacione. Po për cfarë informacione e ke fjalën Mero? Dhe ja fillonte: po ja psh ju tregoj se Berisha e ka vra Azem Hajdarin. Ju tregoj se Berisha e ka dhane urdherin per vrasjen e Ali Ukes, dhe përmes Flamur Gashit, i ka percjellë dhe e ka arrestuar Hashim Thacin dhe Bashkim Thacin te ura e Lanës në Tiranë.
Une ju tregoj, vazhdonte Mero Baze, se si Berisha është takuar me Millosheviçin në Shën Naum të Ohrit, bashkë me Kiro Gligorovin. Pastaj dha urdhër për vrasjen e Remzi Hoxhës. Madje kërkonte 100 000 dollar për të na treguar vendin ku ishte varrosur Remzi Hoxha. Herë thoshte në Laguna te Lezhes, here në Dajt te Tiranes.
Mero na thoshte se Bujar Bukoshi e ka vra Ahmet Krasniqin, ngase ia kishte dhene gjoja 40 milion marka per armë. Pastaj natën qe ishte vra Ahmet Krasniqi, ishte arrestu Xhavit Haliti, por ishte liruar me intervenim të Sokol Pogës dhe Sokol Bares.
Mero Baze, te cilin ne e merrnim si të sëmur mental, çka nuk shpikte. Ai për perfitim parash, sebashku me nje gazetar tjeter, dhe disa te Birnit, shpiken teorine e vjedhjes te organeve.
Tash prap paska shpik gjera rreth vrasjes te Enver Malokut. E paska gjetë vrasësin: Azem Syla. Edhe vrasesit e Ahmet Krasniqit i paska gjete.
Edhe per mu tha se paskam bërë lista për me vra Bujar Bukoshin, Halil Bicajn dhe gazetarë që i përkrahin këta dy. Ani këto lista i paskam publiku ne TVSh. Halil Bicen e kam takuar në Tirane dhe vazhdoj ta kem mik. Edhe Bujar Bukoshi është gjallë. Edhe TVSh akoma ekziston.
Paska harru me tregu kesaj radhe se si “e kam rrah” në Rambuje. Paska “harru”!
Në fund po i them tri gjëra:
1. Kosova dhe Shqiperia nuk kanë prokuror, se perndryshe o ish dashtë te arrestohej ai, ose ne qe perfolemi.
2. Asnje medium publik as privat nuk e kish transmetu kete interviste pa verifikim te fakteve, mirepo ata politikanë që bëjnë presion pse nuk po dalin në fillim te lajmeve po kah mesi, ata mendojne qe kjo punë është hajgare.
3. Nese Mero Baze, meqënese e tha vet që unë vetë paskam publikuar keto lista ne tvsh, e dokumenton këtë gjë, unë do largohem nga jeta publike, dhe kurrë nuk do të punoj më si gazetar.
Në një vend normal, edhe ai redaktor që ka nënshkruar për transmetimin e këtij emisioni, e para do duhej të shkarkohej nga Bordi i RTK-së, e dyta do duhej të pergjigjej penalisht.
pamfleti.com/


Leave a Reply