Familja mbretërore e Britanisë është shtuar me një princeshë pasi çifti William dhe Kate u bënë me vajzë.
Njoftimin e bëri pallati mbretëror duke thënë se nëna dhe foshnja janë të dyja mirë me shëndet. Princesha është tani e katërta në radhë për fronin britanik, pas gjyshit, Princit Çarls, babait të saj William dhe vëllait George.
Ende nuk dihet emri i vajzës. Në rastin e vëllait të saj, George, familja mbretërore e njoftoi emrin dy ditë pas lindjes së tij. Kishte shumë spekulime nëse do të ishte djalë apo vajzë, por që nga komentet e Princit Çarls kur tha se shpresonte të bëhej me mbesë, u krijua bindja se ai dinte diçka dhe pritej që fëmija i dytë i çiftit të ishte vajzë.
Lindja e saj e shtyn xhaxhain e vajzës, Princin Harry edhe një vend më larg në radhën për fronin britanik, megjithëse nuk duhet se Harry është shumë me ngut apo me vullnet për detyrat mbretërore.
Zeri i Amerikes


Leave a Reply