Zhvillimet e viteve të fundit të shkencës kanë bërë që shumë femra dhe meshkuj, por sidomos femrat të përdorin teknika të ndryshme për të qëndruar të rinj, qoftë edhe me operacione plastike.
Por sado të përpiqemi për t’u rinuar me zor, vitet ikin dhe plakja natyrale vjen pa e kuptuar. Vjen një moment në jetë kur themi : “Sa shpejt ikën vitet!”.
Ja cilat janë disa nga karakteristikat që tregojnë se vitet tuaja kanë ikur dhe ju tashmë keni filluar të plakeni:
10. Nuk arrin të qëndrosh zgjuar deri natën vonë
9. Ai që dikur ishte ushqimi yt i preferuar tani të bën që të vjellësh dalëngadalë
8. Nuk arrin dot që të vonohesh të shtunën në mbrëmje siç bëje dikur kur ishe i ri/e re.
7. Fillojnë që të dalin apo të dominojnë thinjat e para nëpër flokë
6. Të dielën nuk arrin të flesh më deri në mesditë, dhe nëse e bën këtë gjë atëherë bëhesh shumë keq
5. Rrobat nuk të bëjnë më
4. E ke kuptuar që nuk mund të sillesh si një “fëmijë” në mënyrën se si i zgjedh rrobat apo se si i vesh ato
3. Flet gjithmonë se si ishin gjërat njëherë e një kohë
2. Mesazhet e vetme që merr janë ato nga operatori yt telefonik
1. Nuk arrin që të qëndrosh zgjuar në diskotekë dhe kështu shtrihesh sapo “takon” divanin e parë bosh
Sipas përfundimeve të studimit më të fundit amerikan mbi plakjen e njeriut, aftësitë tona mendore fillojnë të dobësohen në moshën 27-vjeçare.
Nga ana biologjike, me rritjen në moshë ndodh mosfunksionimi mitokondral, ç’ka sjell dobësimin e muskujve apo humbjen e elasticitetit të tyre, dhe si rrjedhim uljen e aftësive fizike pasi mitokondria nuk i furnizon më qelizat me energji.
Plakja e organeve të të parit dhe të dëgjimit fillon shumë herët, që në moshën 10-vjeçare. Dhe ky proces fillon të shfaqet dukshëm në moshën 40 vjeçare.


Leave a Reply