
Në përkthimin e Faslli Halitit
Jam edhe unë një fabrikë (Vladimir Majakovski)
Ata i bërtasin poetit:
Duam të të shohim pranë tornos.
Cilat janë ajetet?
Gjë e kot!
Sigurisht që për të punuar
do të ketë vallë sukses.
Mbase
puna
është për ne
më e shtrenjtë se çdo punë tjetër.
Jam edhe unë një fabrikë.
Dhe nëse nuk kam
oxhaqe
mbase,
për mua
pa oxhaqe është edhe më vështirë.
Unë e di mirë
që ju nuk i doni frazat boshe.
Për të punuar, ju çani lisin.
Po ne?
A nuk bëjmë vallë me drurin gëdhendje të bukura?
Lisin e kokës punojmë.
Sigurisht
është gjë e respektueshme të peshkuarit.
Tërheq rrjetën.
Dhe merr peshkun bli!
Por nuk është më pak e respektueshme puna e poetit:
merr njerëz të gjallë e jo peshq.
Puna njerëzore
Një mundim i madh që duke u përvëluar para kudhrës
të kalisësh metale fishkëllues.
Po kush
mund të na akuzojë që qenkemi dembela?
Trutë limojmë me limën e gjuhës.
Kush është më superior:
poeti apo tekniku,
që çon njerëzit drejt mirëqenies?
Të barabartë janë.
Zemrat janë motorë.
Dhe shpirti është një motor po aq kompleks,
jemi të barabartë.
Jemi të gjithë shokë punëtorë.
Proletarë të shpirtit dhe trupit.
Vetëm së bashku
do të qendisim universin
dhe do ta bëjmë të gjëmojë nga marshimet tona.
Kundër vërshimit fjalëve do të ngrejmë një digë.
Në punë!
Në një punë të furishme dhe të re.
Dhe oratorët përtacë,
në mulli!
Midis mullisve!
Të rrotullojnë gurët me ujin e fjalimeve të tyre.
FOKISTI (J.Wolker)
U bënë pesë vjet tashmë që çdo ditë
që me me lopatën e tij të madhe Antonio ynë
hap edhe mbush edhe mbylle furrën e madhe
dhe dalin prej tij flakë të kuqe të demonit.
Antonio me duart e tij të përzhitura
fut e djeg përherë qymyr me tepricë.
MJEKUI BASHKISЁ (DIEGO VALERI)
Pela e re gri trokon trokon;
Qeni i kuq përbri galopon.
Ai, nga karroca që kërcet,
udhëheq garën nëpër rrugën e madhe;
prapa lenteve shikon fushat dhe livadhet
diellin e vakët të pëgjumur të tetorit;
psherëtin pak, dhe me dorën e bardhë
përkëdhel mjekrën e tij dalëngadalë
Dita e mirë (Gianni Rodari)
Po të isha bukëpjekës
do të doja të piqeja një bukë
kaq të madhe sa për të ngopur
gjithë, njerëzit, gjithë njerëzit kudo
që nuk kanë për të ngrënë.
Një bukë devotshme të diellit,
të artë, me aromë
si të viollcës.
Një bukë të tillë
do të duhet që të hanë
që nga India dhe Chili
fëmijët e varfër të njerëzimit,
pleqtë dhe zogjtë e vegjël të pyllit.
Ajo do të jetë një datë për ta mësuar përmendësh:
një ditë pa uri!
Dita më e bukur në histori !
Njeriu imcak i vinçit
Filastroka poshtë lart
për njeriun e vinçit.
Nën tokë shkon minatori
ku është errësira në të gjitha orët;
fshesari shkon në baxhë,
mbi tokë është bujk,
në majë të shtyllave elektricisti
gëzon tashmë një pamje të bukur,
muratori shkon mbi çatitë
dhe i sheh të gjithë të vegjëlthit…
por më lart deri lart, më lart
është njeriu imcak i vinçit:
qiell majtas e qiell djathtas
dhe s’i merren kurrë mend,
Era e zanateve
Unë i njoh erërat e profesioneve:
arrëmyshk bien tregëtarët e perimeve,
erë vaji bien tutat e punëtorit,
erë mielli bie furrtari,
erë tokë bie fshatari,
erë verniku bien bojaxhinjtë,
në bluzën e bardhë të mjekut
ka një erë e mirë ilaçi.
Por dembelët, çuditërisht,
nuk bien ndonjë erë, por kutërbojnë pak.
Postoi Faslli Haliti
http://www.gazetakritika.net/Forumi/index.php?itemid=5927


Leave a Reply