Kur bananet piqen shumë, ato zhvillojnë njolla kafe të errëta në lëkurën e tyre të verdhë, ajo bëhet e butë brenda dhe lëshon një aromë mjaft të fortë të pjekure. Në këtë fazë, ndoshta keni menduar që duhet t’i hidhni në plehra këto banana. Por, prisni! A e keni menduar se këto banane me njolla kafe mund të ndihmojnë në luftimin e kancerit?
Nga një studim i kryer në Universitetin e Tokios (nga profesor Senxhi), u bë një eksperiment në kushte laboratorike me minj, ku iu injektuan një shumëllojshmëri frutash, duke përfshirë këtu edhe bananen. Në këtë eksperiment rezultoi se nga të gjitha frutat e injektuara, banania ishte ajo që solli më së shumti përmirësime në shëndetin e përgjithshëm të minjve. Banania jo vetëm kishte ndihmuar në rritjen e rruazave të bardha të gjakut, por kishte penguar rritjen e qelizave kancerogjene në trupat e tyre duke prodhuar një substancë të fuqishme të quajtur TNF. Kjo substancë ishte një mrekulli natyrore për parandalimin e kancerit.
Në gjuhën shkencore TNF është një proteinë e përbërë nga molekula të vogla të sinjalizimit, të cilat kanë një sistem kompleks që rregullojnë aktivitetet funksionale duke koordinuar lëvizjet e tyre. Kjo është arsyeja pse TNF pengon zhvillimin e qelizave jonormale, dmth qelizat kancerogjene. Ajo ka aftësinë të shkatërrojë grupe të caktuara të qelizave të tumorit duke shkaktuar pompimin e tepërt të ujit në qelizat e dëmshme duke i bërë ato të dalin jashtë nga presioni.
Bananet përmbajnë disa antioksidantë që shkatërrojnë radikalet e lira. Radikalet e lira janë ato molekula qe veprojnë përmes qarkullimit të gjakut duke shkaktuar formimin e qelizave kancerogjene. Duke shkatërruar radikalet e lira, antioksidantët që gjenden në banane janë në gjendje të minimizojnë dëmet e lira radikale në trup dhe luftojnë kancerin në fazat e hershme të tij.
Përshtati në shqip: Daniela Bardhi
shendeti.com.al
Leave a Reply