Nertila Marku
Përtej asaj që bëjnë drejtuesit tanë, askush nuk mund të këtë fuqi te patundshme historike, sidomos për të deformuar historinë. S’kemi pse të çuditemi aq shumë, qëkur festa e Flamurit dhe e Pavarësisë festohen në një ditë të vetme. Kjo lojë në Shqipëri vazhdon, duke ia dedikuar kështu festën e Flamurit dhe të Pavarësisë Ismail Qemalit, dhe duke fshirë nga memoria Kuvendin e Lezhës dhe Gjergj Kastriotin. Enver Hoxha, festën e Flamurit e çoi në 28 Nëntor, dhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë së sotme nuk e ka ndryshuar. A mund të ndërtohet një shtet-komb pa flamur? Kushtetutat e vendeve perëndimore e kanë të përcaktuar veç e veç festën nacionale dhe atë të Flamurit. Simbolikisht Flamuri vjen nga mesjeta në një kohë të hershme, ndërkohë që festa nacionale që përcakton dhe kufijtë e shtetit mund të jetë edhe më e vonë. Vlerat e flamurit i merr ai person që ka origjinën e flamurit, dhe ai në këtë rast është Gjergj Kastrioti. S’ka të bëjë ku u ngrit më vonë e kush e ngriti, por ku u reklamua për herë të parë flamuri si formë bashkimi. Dhe kjo gjë ka ndodhur në Lezhë me 2 Mars 1444. Ajo ngjarje është guri i parë, themeli, zanafilla. Mund të bëjmë edhe një krahasim të thjeshtë me të drejtat e autorit dhe marrim përgjigjensecili, sepse këtu flitet për të drejta ligjore dhe parimore. Festa e flamurit duhet të festohet në Lezhë, vit për vit. Aty u përcaktua për herë të parë bashkimi, se secila principatë ka patur të vetat, por bashkimi bëri që të përcaktohej një flamur për të gjithë së bashku, pra, dhe Dukagjinasit, Spanët, Arianitët, Muzakajt… kishin një flamur të përbashkët kur u nisnin për luftë, prandaj është zanafilla e bashkimit pikërisht 2 mars 1444. Të gjithë flamurët që vijnë më mbrapa, vijnë me bazë thelbësore shqiponjën dykrenore të 2 marsit 1444. Si thoni, cilin flamur festojmë në çdo vit, në këtë që është në gjysmë të rrugës në 1912, apo atë të parin të1444-s? Shtet shpallesh kur të njohin të tjerët, kur ekziston në hartë si i tillë, jo kur e shpall ti. Shtet faktikisht je shpallur në gusht 1913. Ndërkohë që në 1912 ke shpallur pavarësi nga Turqia. Shumë kanë qejf t’i gënjejnë e t’i ngatërrojnë shqiptarët duke iu ngulitur në mendje 28 nëntorin si ditën e shtet-formimit, ndërkohë që shtetin tonë e vendosi Londra në 1913. Këtu nuk është fjala për t’i bërë qejfin Lezhës, por flamuri i parë i bashkimit shqiptar është ai i shpallur në Lezhë. S’ka baza tjera të mëpërparshme të flamurit për bashkim. Këtu nuk po i hahet haku askujt në histori, por ama s’mund t’i hahet haku vetë historisë së përbashkët. agim gashi / gjermani Kori i kishës me shqiptarë dhe rumunë në përkujtim të Fan Nolit dhe Pavarësisë
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply