Bahadur Dangi (72) ka arritur në Katmandu, ku do ti bashkangjitet ekspertëve të Guinness, të cilët do ti bëjnë matjet. Shpreson se do të bëhet pjesë e librit të rekordeve të Guinness-it
Banori nga Nepali, Chandra Bahadur Dangi (72), i cili pohon se është njeriu më I vogël në botë, ka arritur me aeroplan në Katmandu. Diëtn e dielë, do ti bashkangjiten ekspertët e librit të rekordeve të Guinness-it, që do të bëjnë matjen e tij.
Dangi që është i lartë vetëm 56 cm, shpreson se pas matjes, do të nderohet me titullin e njeriut më të vogël në botë, titull që aktualisht e mban Junrey Balawing nga Filipine, që është i lartë 59.93 cm.
“Unë jam shumë fatlum që erdha për herë të parë në jetën time në Katmandu. Këtu jam për ta “rrëmbyer” titullin” ka deklaruar ai para gazetarëve të tubuar në aeroport.
Dangi për herë të parë në jetën e tij udhëton me aeroplan dhe është hera e parë që braktisë vendlindjen e tij, fshatin Rhimkholi, ku jeton me familjen e vëllaut të tij më të madh. Për shkak të “lartësisë” së tij, nuk është marë me punë jashtë shtëpisë, ndërsa asnjë nga anëtarët e familjes së tij nuk kujtohen se kur i është ndalur rritja Dangit- shkruan ABC News. (INA)
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply