
Nga Mihallaq Zhavo
“Rozafa” Veper e piktorit Mihallaq Zhavo
Ajo do ta persekutoje akoma shqipetarin.Legjenda e Rozafes ka pritur edhe do te prese breza te deshperuarish qe ti cliroje me misterin e saj. Por cilesia e pare e jotja eshte neglizhenca ndaj jetes edhe kur ajo te ka folur ma kode te frikeshme. Je trembur nga nje grua e murosur, se ke dashur kurre fatin e saj, por ketu ke humbur mundesine e zbulimit te mesazhit qe fshihet tek legjenda. I urti i legjendes eshte misionari i vetedijes qe i thote tre vellezerve se sekreti i vepres qendreon brenda tyre. I urti nuk i pergjigjet pyetjes se si te ndertohet keshtjella por pyetjes se si ajo te mos prishet, shkaterrohet. Ai qe di kodin e krijimit e mos rrenimit, ai qe ne kohera ka percjellur dijen sekrete tek te tjeret eshte quajtur I URTI. Misionar i vertete quhet vetem ai qe te meson se si te mos mbjellesh shkaterimin ndersa punon dhe aspiron per krijimin. Vetem i Urti mundet te jete misionari, nismetar per vete edhe per te tjeret. I Urti pa se tre vellezerit e legjendes ndodheshin ne nje gjendje ktitike, cdo mundim i shkonte dem me gjithe deshiren e mire te tyre. Dhe ti i ngjashem si ato ke ndoshta gjithmone deshiren e mire por ke vene re se kjo nuk mjafton. Ndersa fajin e ke shikuar gjithmone tek te tjeret i urti i legjendes e pa dhe vazhdon ta shikoje drenda teje. Ndaloni nje moment, i tha i Urti njerezve, ju jeni kthyer ne makina pune dhe ne ankthin e mbijeteses keni humbur reflektimin, meditimin. Ato te shkrete punonin por ketu qendron edhe problemi, ato vetem punonin, nuk sakrifikonin, nuk meditonin. Sakrifica eshte celesi i Rozafes. Sakrifica eshte superiore ndaj punes qe per ju eshte vetem perfituese e lodheshme, e detyrueshme. Por cfare duhet te sakrifikonin ndertuesit e kalase ose ju qe jeni ndertuesit e jetes tuaj? Cfare mungon tek ju qe guret e kalase tuaj te ngjiten me njeri tjetrin, te ngrihen drejrt qiellit dhe lumturia te strehohet brenda saj? I Urti pergjigjet: Dashuria. Ajo eshte substanca misterioze, lidhesja e pazevendesueshme qe i mungon gjerdanit te aksioneve tuaja.


Leave a Reply