
Nje studim tregon se femrat që mashtrojnë më shumë janë ato në moshë të vogël (me një moshë mesatare 37 vjet kundrejt meshkujve të cilët janë 42 vjeç).
Tradhtia është parë përherë si pjesa e errët e meshkujve. Por jo, tashmë është vërtetuar se dhe femrat tradhtojnë, madje me më shumë se një partner.
Në fakt, ky përfundim ka ardhur si rezultat i një studimi të kryer në Britaninë e Madhe, në 4000 mijë raste tradhtie.
Sipas këtij studimi, femrat tradhtojnë më shumë dhe me më shumë partner, me të cilët në fund arrijnë dhe të dashurohen.
“Nëse kanë vendosur të tradhtojnë, femrat kanë më shumë mundësi sesa meshkujt ta mbajnë nën kontroll situatën”, deklaroi Emily Pope nga saiti Undercover Lovers, duke komentuar rezultatet e UK Survey.
Hulumtimi gjithashtu tregon se femrat që mashtrojnë më shumë janë ato në moshë të vogël (me një moshë mesatare 37 vjet kundrejt meshkujve të cilët janë 42 vjeç).
Natyrisht meshkujt dhe femrat tradhtojnë për arsye të ndryshme: motivi për meshkujt është pothuajse gjithmonë një zgjimi i fortë seksual ndaj një femre tjetër nga ajo e tij, por edhe sepse është i mërzitur nga martesa dhe do të ushqejë egon e tij.
Ndërsa femrat janë vazhdimisht në kërkim të stimujve emocionale, marrëdhënieve romantike dhe dëshirën për të përmirësuar vetëvlerësimin e tyre.
Hulumtimi gjithashtu tregoi një hipokrizi të konsiderueshme në mesin e atyre që i tradhtojnë: 41% e femrave dhe 29% e meshkujve, në fakt, kanë deklaruar se do kërkojë divorcin nëse ajo gjen një tjetër partner.


Leave a Reply