
1- Dashuria e mjaftueshme do të bëjë që femrat të duken në formë të mirë dhe me pamje të shkëlqyeshme. Shkaku kryesor, i cili ndikon për kënaqësi në dashuri dhe në seks, është të tajiturit e sasisë së dyfishtë të hormoneve të ostrogenit.
2- Seksi është më i bukur sesa kremet e shtrenjta kundër rrudhave. Ai e nxit apo e shpejton qarkullimin e gjakut dhe lëkura bëhet më e lëmueshme dhe më e shtrënguar. Më saktë, më e nderë (më e shtrirë). Papastërtia dhe puçrrat zhduken.
3- Seksi ndikon edhe në mbajtjen e vijës së trupit bilonjë, d.m.th të trupit të bukur, shtat-hedhur. Gjatë seksit të nxehtë dhe me plot pasion është konstatuar se shpenzohen 560 kalori të tëra, po aq kalori sa shpenzohen për një orë e gjysmë të stërvitjes me biçikletë dhome. E me këtë kjo paraqet edhe njëfarë kënaqësie.
4- Në shtrat mund ta zvogëloni rrezikun nga ngushtimi i enëve të gjakut. Gjatë kohës sa keni marrëdhënie seksuale tajohet (formohet) hormoni që e zvogëlon tensionin e gjakut.
5- Edhe disponimi përmirësohet pas seksit, bile zhduket edhe depresioni dhe shfaqet ndjenja e lumturisë dhe e kënaqësisë.
6- Nëse juve ju mundon pagjumësia, seksi para gjumit do t’ju bëjë çudira. Është konstatuar se seksi është dhjetë herë më i mirë sesa hapat për gjumë ose për qetësim. Do të çliroheni tërësisht nga brengat dhe do të flini të qetë, sigurisht nja 25% më mirë e më gjatë.
7- Seksi është terapia më e mirë dhe më e fortë kundër flamës dhe kundër gripit. Netët e nxehta të seksit dhe të dashurisë ndihmojnë edhe në shërimin e astmës dhe të alergjisë.
8- Tashmë është konstatuar se edhe paraloja e zjarrtë gjatë seksit dhe dashurisë e shëron dhembjen e kokës. Enët e gjakut në tru, të cilat kanë ngërç, gjithashtu mund të çlirohen.
9- Loja me buzë dhe me gjuhë ndikon gjithsesi në tajitjen e pështymës, e cila i mbron dhëmbët nga kariesi dhe bigorri (guralecët) e dhëmbëve. Përveç kësaj, edhe puthjet e buta dhe të ndjeshme ndikojnë për të mirë në seks, d.m.th. e stimulojnë atë.
10- Seksi i pakëson fatkeqësitë në rrugë dhe në punë. Pas natës së mrekullueshme të seksit dhe të dashurisë së kaluar, njerëzit janë psikikisht më stabilë dhe më të kujdesshëm.
11- Në seks më së miri stërviten muskujt e barkut dhe të prapanicës. Për këtë arsye zhduket stomaku, kurse prapanica bëhet edhe më e fortë dhe e ngrejtur, më saktë më e ndërtuar dhe ka një pamje të mrekullueshme, të cilën e merr pas seksit intensiv. Bile, seksi mundëson edhe që të dobësohemi dhe nuk ka dietë më të mirë se seksi për t’i hequr kilogramët e tepërt dhe të padëshiruar.
12- A bëheni të harrueshëm dhe a plakeni?
Seksologët kanë konstatuar se seksi dhe dashuria e ngadalësojnë procesin e mplakjes (të moshuarit) dhe e kthjellojnë mendjen, d.m.th. nuk bëheni të harrueshëm dhe e ndalon mplakjen e parakohshme.
13- Nëse ju tërheqin dashuria dhe seksi, nuk do t’ju dhembë lukthi fare, bile as rraskapitjet nuk do t’i njihni (përjetoni).
14- Po ta fitoni vetëbesimin në shtrat, edhe partneri juaj do t’jua pranojë këtë dhe në jetë nuk do të jeni të komplikuar, pra, do të çliroheni nga të gjitha komplekset e mundshme.
15- Seksi u jep një pamje të bukur kofshëve dhe këmbëve. Nga celuliti nuk do të mbetet asnjë gjurmë, sepse sistemi limfatik është mjaft aktiv, e posaçërisht në këmbë.
16- Netët e dashurisë i zgjidhin të gjitha vështirësitë dhe këshillat nga institucionet për këshillime martesore s’do t’ju nevojiten fare. Bisedoni në shtrat me partnerin tuaj për gjithçka.
17- Sportistët e dinë tashmë edhe atë që një kohë të gjatë se pas mesnatës së suksesshme të seksit dhe të dashurisë reaksionet janë thjesht më të mira.
18- Seksi është me të vërtetë lloji më i sigurt dhe më i shpeshtë i sportit, i cili e vë në lëvizje çdo muskul të trupit të njeriut, e në anën tjetër në shtrat ka më pak fatkeqësi.
19- Seksi – terapia më e fortë kundër infarktit të zemrës?!
Mjekët kanë konstatuar se infarkti i zemrës i godet në radhë të parë njerëzit që dashurohen shumë pak dhe që jetën seksuale e kanë shumë të varfër (pra ata që merren më pak me seks). Mirëpo, shumica e personave që pësojnë infarkt, pas këtij infarkti e ndërpresin jetën seksuale të rregullt, nga frika më tepër. Por, sipas mjekëve, kjo është plotësisht e gabuar dhe e dëmshme, sepse seksi i rregullt pas infarktit, ndikon dhe e stimulon stabilizimin e imunitetit. Nëse nuk e besoni këtë, para se të provoni, këshillohuni me mjekun.
20- Seksi ju bën shumë tërheqës dhe joshës. Kur dashuron shumë, nënkuptohet se bën seks edhe më shumë e më shpesh, dhe me këtë rast krijohen fenomene të një seksi parfumi të butë, me aromë të mirë dhe joshëse, por shumë të rëndësishme. Femrat i bën të dëshirueshme, kurse meshkujt më të furishëm (më agresivë).


Leave a Reply