
Lidhjet janë të rëndësishme, për njëri-tjetrin, për familjet tona, për miqtë, për njerëzit që ne i duam. Vjen një moment në lidhjet romantike kur gjërat bëhen më serioze dhe bëhet një lidhje Aktuale, momenti ku idea e të kaluarit jetën me këtë person është me bazë dhe një vazhdimësi.
Po cka ndodhë kur kjo nuk arrihet? Cilat janë shenjat ?
Të japish fund një lidhjeje nuk është aspak e lehtë sic kalon koha. Nëse ndjeheni sikur jeni të blokuar në një vend, duke kërkuar shenja a të ndaheni ose mos të ndaheni , lexojeni më poshtë disa shenja që mund tju japin një vendim se cka duhet të bëni.
1.Nuk i besoni më njëri-tjetrit
Besimi në një lidhje është pjesa më e rëndësishme, dhe kur e humbisni atë, është koha ti jepni fund kësaj lidhjeje. Shenjat nëpër të cilat lidhja juaj kalon janë këto – e gjeni vetveten duke pyetur tërë kohën cilat janë motivet, kompetencat dhe arsyet e personit tjetër. Gjithcka prej asaj se përse sillet shumë mirë me ju, sa i besoni ?
Nëqoftëse kjo është e dyanshme atëherë mund të shkaktojë prishje të lidhjes, duke shkaktuar xhelozi, zemërim, inat dhe emocione tjera negative duke e helmuar lidhjen.
2. Keni këndvështrime të ndryshme
Të gjithë ne i shohim gjërat ndryshe, dhe kemi gjëra të cilat janë të rëndësishme për ne sic janë – familja konservative, familje liberale. Cfarëdofoshin ato këndvështrimet e juaja, por nëqoftëse hasni në kundërshtim me partnerin tuaj ndaj sendeve që ju i vlerësoni është koha ti jepni fund. Cdo lidhje ka rreziqet e veta, negociata dhe asimilie të vlerave të palës tjetër por kur këto janë shumë të ndryshme dhe të largëta dhe që duhet të ndryshohen ne konform të partnerit tuaj në mënyrë që ti plotësoni dëshirat e tjetrit e ti prishni tuajat atëhere është më mirë ti jepni fund kësaj lidhjeje.
3. Nuk imagjinoni më gjërat që do ti kishit bërë me partnerin
Nëse kjo është një njëra prej tyre, atëherë kjo tregon shumë, domethënë se ju nuk e vendosni më atë në pjesën e jetës tuaj. Domethëne ju psikologjikisht e keni larguar atë nga pjesa e jetës tuaj. Të gjithë ne planifikojmë si do ta kalojmë vikendin, muajin, dhe nese ai/ajo nuk është pjesë e kësaj ….
4. Nuk zbaviteni më.
Lidhjet duhet të jenë argëtuese, dhe nëse kjo mungon, ndoshta është koha ti jepni fund. Ditët ju duken të bezdisshme, cdo perpjekje për argëtim dhe lumturi janë zhdukur. Rutina e njëjtë e vret një lidhje.
5. Fantazoni jetën tuaj si do të ishtë me ndonjë person tjetër.
Të gjithë fantazojmë- është pjesë e natyrës njerëzore. Por kjo është dicka ndryshe, fillon të ndikojë negativisht atëherë kur ju nuk mundeni të fantazoni jetën tuaj si do të ishte me palën e kundërt. Ndoshta ka ndonjë person tjetër që ju e mendoni në kokën tuaj – kolegu/ja e punës, ndonjë shokë/qe të cilën ju e pëlqeni dhe ju bën të qeshni dhe të kënaqeni . Nëse është kështu atëherë për ju vecmë ka mbaruar lidhja psikologjikisht dhe emocionalisht.
6. Nuk e shihni të ardhmen me partnerin tuaj .
Gjëja më e rëndësishme në një lidhje është idea e krijimit të një të ardhme sëbashku, duke e formuar dhe zhvilluar jetën të cilën ke vendosur ta ndash me të dashurin/en.
Kjo nuk do të thotë se lidhjet e rastësisshme, janë palidhje- ata mund të jenë argëtuese dhe një përvojë interesante – por nëqoftëse ju jeni në një lidhje të gjatë me dikë tjetërm idea e të kaluarit jetën sëbashku me këtë person është një faktor kontribues në një lidhje. Nëqoftë se nuk e shihni të ardhmen tuaj me këtë person, atëherë ska pse të mbahet lidhja.
7. Nuk jeni të emocionuar në lidhje me idenë e të martuarit me këtë person.
Martesa nuk është për të gjithë , dhe kjo është në rregull por të mendosh se do të vijë edhe ajo një ditë në pyetje, është të rishikoni të ardhmen e mundshme me këtë person dhe a mund ta imagjinoni veten të martuar me këtë person? Nëqoftëse kjo ju shkakton ndjenja të frikës dhe panikës, mund të jetë një indikator se duhet ti jepni fund.
Nuk është e drejtë, nëqoftë se personi tjetër është për lidhje serioze, ndërsa ju thjeshtë nuk jeni të pergatitur për një të tillë.
8. Jeni shndërruar në të huaj.
Dhe e fundit, është kur e kuptoni se personi me të cilin keni paramenduar të kaloni jetën sëbashku është shndërruar ne një i huaj. Sigurisht mund ti keni memorjet dhe ndjenjat për këtë person- një javë më parë i keni thënë se e dashuroni- por se kush është ai/ajo fundamentalisht për ju kjo në mënyrë drastike ka ndryshuar dhe është transformuar.
Nuk i keni të njëjtat ideale, ëndrra, të njëjtën përkrahje për njëri-tjetrin që e keni pasur. Nuk është i njejti person me të cilin keni kaluar kohën sëbashku ? Ta gjesh veten afër një personi të cilën ju e kini konsideruar si dashuria juaj e vërtetë por tani e ndjeni të huaj , kjo tregon se duhet ti jepni fund lidhjes, ose ti kalosh plot vite me pendim duke gënjyer atë për gjërat të cilat ti në fakt i dëshiron. Fundi i fundit, jeta është shumë e shkurtë.


Leave a Reply