Të gjitha rrëfimet që kanë ardhur në Facebook-un e Anabel, pas vdekjes tragjike të një 22-vjeçareje në Tiranë.
Por mora shkas nga ngjarja e hidhur e djeshme dhe doja te trasmetoja shkurt dhe qarte qe pavarsisht halleve te medha qe ka njeriu, per asgje ne bote nuk vlen vetevrasja x zgjidhje. jeta u tregua e keqe me mua qe nklasen e shtate kur mori nenen time dhe la tre goca dhe djalin e porsalindur. Nje shtepi e prishur ne pak sekonda , se doja jeten dhe perkunder te ksaj duhet te isha e forte . A thua mos mjaftonte kush ta rriste vellain e vogel gjyshja e vjeter, nje baba ne emigrim apo ne? Dhe ate e rriti nje vjec halla qe nuk e ndau nga 4 femijet e saj,qe ndenji net pa gjume,spitale ajo dhe ai,burri i halles qe une e quaj baba me plot goje. Te mos mjaftonin lotet e pathare pas 6 muaj im ate martohet me nje tjeter,”per hatrin tone”,x nje zonje shtepie te re. Skishte me keq. Ajo kur erdhi solli nje vajze me vete. Smund ti ve faj dhe ajo kishte vuajtur . Per hater te babait pranuam,mgjs ajo u tregua qe ne fillim me epitetin qe i shkon “zonja njerke ” kur diferenconte vajzen e saj nga motra ime e vogel. Por askush sna degjonte. Pas nje viti e morem vellain qe e rrita un goca ne klas te tete. A thua dija une.. Njerka as nuk priti te rritej se paku vellai dhe ngeli shtatezane me goce mgjt u lut aq shume tishte djale. Si v faj se paku nje femije duhej .mgjt te me fale Allahu por nuk e njoh akoma x gjysem motren time. Sikur te mos mjaftonin te gjitha un duhej te isha e shkelqyer ne mesime dhe pse duhet te ndihmoja ne pune dhe njerken,motra ime ishte ne gjimnaz dhe ishte e ikur,une duhet te isha aty x gjyshen e paralizuar ,vellain e vogel dhe mbi tgjitha ajo qe ndihmonte. Por babai ishte i ikur dhe as dinte si ishin hallet tek ne,sna degjoi kurre. Ashtu iken vitet ne lot dhe ne vazhdonhjm tja dilnim sps se paku kishim gjyshen qe na jepte dashurine e munguar te nenes. Pastaj kur une isha ne vit tkater gjimnaz dhe luhej me fatin tim,un sdo behesha kurre doktoresha sepse gjyshes i duhesha une,zoti e mori ate te me hapte rruge mua. Dhimbje e perjetuar dyfish.. Motra e madhe u martua pas gjimnazit dhe si ve faj ,aty nshtepi situata sdurohej,as babi spo na donte me.. Ishim vetem por kurre sna mungoi dashuria e hallove. Un konkurrova x mjekesi dhe ne kulmin e tgjithave me doli stomtologjia,pra nje tjeter zhgenjim.. Kam qar 4 fish,smunda tja dilja.dhe kur u pajtova me idene se ok o jem x stomatologji me shtesat mdoli emri per mjekesi. Me ne fund drite jeshile x mua.por me cfare lekesh te shkoja? Babi smund te perballonte dhe mua me derguan hallot dhe burrat e tyre. Hoqen nga femijet e tyre, mgjt un erdha ne tirane. Pas urrejtjes se saj,pas mos lumturise se babit x mua,pas te gjithave, erdha. Pastaj zoti smjaftoi me kaq dhe u semura,me paralize faciale ku i ashtuajturi im ate as levizi gishtin x tbijen,por burri hallos qe rriti vllain derdhi lot x mua, e kuptoni? X ke?mbesen e gruas.. Megjithate ja dola te jem mire dhe te luftoja serish. Po vitin e pare tfakultetit marr vesh qe njerka ka ngelur shtatezene me nje djale,ishte e vendosur te nxirrte nga shtepia tim vella vetem duke bere nje djale tjeter,dhe un kam qare x 9 muaj sepse mendoja x ate te voglin tim qe po rritej pa nene,pa baba dhe me nje femijeri kaq te keqe. Por ja qe perendia sheh,ajo lindi dhe un u pajtova me idene qe do kem dhe nje vella qe mbase do ishte dhe per ne. Por i vogli lindi me probleme dhe un mallkova vetem qe qava x 9 muaj. Smundi te jetonte sepse ishte me vrime ne koke. Bota serisht mbeti ashtu sic ishte,nuk them qe u gezova sepse me dhembi ne shpirt por mendoj se zoti sheh,ajo gjithkohes bente plane ta largonte tim vella . Perpos kesaj ne ecem,vetem por ecem, paa lodhjes psikologjike,cbente im ate do thoni ju? Asgje ,degjonte ate ,se ka perqafuar kurre djalin vet,sju be qejfi x mua,su gezua dhe nga motra e madhe qe lindi,as nga e vogla qe edhe pse e perkedhelur ja doli te cte pa mamin. Ai kishte sy vetem vajzen qe lindi me njerken dhe x njerken. Ndonjehere pyes veten na ka dashur ai njeri apo ka qene i ikur dhe ne patur dashurine e mamit dhe kaq mjaftonte. Bota ka marre ngjyra tshumta x mua por ka mbizoteruar e zeza,tani jam ne vit te trete mjekesi e lodhur nga lote pafund,nga jeta qe godet,nga ideja qe tani eshte motra me e vogel qe do te vazhdoje shkollen por im ate nuk pergjigjet,nga ideja qe kam nje vlla qe edhe pse i vogel kupton shume,.po jetoj me miell hua,dhe kam ende x te ecur. Dhe cfare?te dorezohem? Asnjehere! Un falenderoj Allahun qe me ka dhene vullnet te hekurt,njerez qe behen copa x mua,durim dhe motive x tja dale mbane. Vetem lutem te mos behem mosmirenjohse dhe tua shperblej tgjitheve atyre qe me ndihmuan kur kisha nevoje. Sepse un eci me moton “un jam gjeneral,nuk me intereson sa humbje do me kushtoje nje fitore”. Dhe do ja dal,ska rendsi sa net pa gjume do rri,sa lot do derdh,sa veshtiresi do kaloj,une jam produkt i fjalise ” cfare nuk te vret te ben me te forte,ja ku jam krenare x dreq,dhe gati x cdo goditje nga jeta. Bota me ka marre shume por dhe me ka dhene. Mjekesine e zgjodha x nenen time dhe x tim vella, me idene qe tjem un ajo qe doti ofroje atij gjithcka. Si ja kam dale? Kam qare cdo darke dhe kam thene smundem me por jam kujtuar qe dhe dite me radhe kam then tnjejten fraze dhe ja ku jam,ja kam dale. Kam humbur beteja por jo luften,dhe per asgje nbote sdo ta humbas. Pse vendosa ta tregoj kete pjese tjetes sime? Eshte vetem maja ajsbergut sepse ka shume e me shume ngjarje dhe lot ,por thash kaq x te trasmetuar sms qe ne jete ska gjerat pamundura. Ka thjesht njerez qe dorezohen. Une sjam ne kete grup. Faleminderit.
—
Përshendetje Anabel, Nuk e di se sa e përshtatshme është kjo letër për rubrikat që ju keni. Unë lexoj pothuaj cdo postim tuajin dhe më pëlqeni shumë. Për këtë arsye vendosa të ndaj me ju dicka të jetës sime, sigurisht nën anonimat. Për kaq sa jam kam provuar shumë dhimbje. Fatkeqësitë në jetë janë pjesë e gjithsecilit, por cdokush nga ne i ndjen ndryshe dhe asnje dhimbje nuk ngjan me tjtrën. Unë kam humbur shpirtin tim, dritën e syve para 10 vitesh. Është vetë tmerri për mua kjo gjë. Nuk e dija cfarë ishtë vdekja,nuk e dija cfarë ishin varrezat, nuk e dija cdo të thoshte të humbje dikë në jetën tënde. Epo unë I mësova të gjitha Brenda 24 orëve. Atë mëngjes u zgjova nga e qara e mamit tim. Motra ime kishte ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të keqe dhe ishte vetëm 9 vjec. U ngrita nga krevati dhe pashë babin që mbante në krahë time motër. Nuk po arrija të kuptoja gjë, vetëm kur e ndjeva veten të plasur në tokë nga dhimbja që përjetova në ato moment. Ajo nuk jetonte më. E gjithë bota mu shemb përsipër. Qanim të tre duke parë time motër, tashmë një ëngjëll I mrekullueshëm, me nje bukuri të jashtëzakonshme që zoti e deshi për vete. Kurrë nuk e kisha menduar atë cast. E si mund ta mendoja kur une isha një fëmijë që e vetmja gje që doja ishte të kënaqesha me time motër, të luaja me të, të dëgjoja të qeshurën e saj. Pyesja se ku do e conin tani atë. Nuk mund ta lija vetëm në atë vend të ftohtë. Nuk mund të harroj kurrë fjalët e mamit tim rrugës për në varreza. edhe sot e kësaj dite fle me batanijen e saj, por tashmë ajo nuk ka më aromën e saj. Nuk kam mundur kurrë ti dhuroj rrobat e time motre, janë në shtëpinë time, ashtu sic I ka lënë, por fatkeqësisht pa aromën e saj. Nuk mbaj mend pothuaj asgje nga fëmijëria ime. Më kujtohen vetëm momentet me të, momentet kur më mbushte me të qeshurën e saj. Cdo sekondë që kalon gjithmonë e më shumë më mungon. Tashmë në cdo moment mendoj si do të ishte jeta ime me të. Imagjinoj cdo situatë të mundshme me time motër. Ndjehem keq kur shoqet e mia me flasin dhe më tregojnë për motrat e tyre. Kam 10 vjet si fëmija i vetëm i familjes sime. Nuk doja kurrë ta kisha këtë status. Cdo ditë e më shumë unë ndjehem bosh, cdo ditë e më shumë është një vuajtje për mua. Nuk është e lehtë të imagjinosh ngjarje që e di që nuk do të ndodhin kurrë. Fatmirësisht kam dy prindër të mrekullueshëm që nuk më kanë lënë kurrë vetëm dhe unë gjithmonë jam munduar t’i bëj të ndjehen krenarë.
—
Mirembrema Anabel. Rasti i vajzes me ka len te shokuar ndsht sepse jeta qe ajo ka kaluar i ngjan shum asaj qe un kaloj cdo dite .te pakten me ato qe lexova ne komente kishte qen familja dhe rrethanat e saj shkaku .une u ben vite qe jetoj me nje baba qe nuk do ia dij se ku jemi por jeton ME ne se nk ka ku te shkoj me nje mama qe ka ber te pamunduren per te na rritur .por ndonjeher ndjej nje lloj urrejtje per keto prinder qe nuk na dhan asgje ,ndjej urejtje per zgjedhjen e nenes time qe nuk i dha duart atij kur duhej por na detyroi te rritemi me ngaterresa ,te bertitura e trauma perdite e per cfare per faj te ketij mentaliteti te qelbur.tani edhe mami eshte e semur dhe nuk punon me.ne jemi 3 femij secili nga ne punon dhe esht i zoti vetes qe ne moshe te vogel edhe mundohemi te jetojm si gjith te tjeret ..ideja eshte qe ke nevoj te flasesh me dike per ate qe po te nodh se perndryshe te merr perpara dhe te perpine por eshte kaq e veshtir sot ta besh sepse max do te meshirojne ose do te te flasin pas shpine e vetmja gja qe na ngelet eshte te pranojme situaten dhe ta mbulojme me nje te qeshur deri sa te gjejme nje zgjidhje por eshte kaqqq e veshtirrrrrrrrr .un nuk e gjykoj se vrau veten sepse nje momente ka qen qe i esht dukur sikur do shpetonte nga cdo gje edhe pse ka len shum dhimbje mbrapa .por duhet ta duam ket dreq jete duhet te jemi mirnjohes qe marrim frym qe kemi nje pune qe jemi te zote e vetes edhe qe kemi per ke te jetojme per veten dhe per ato pak njerz qe na duan.
—
JETA ESHTE E BUKUR, JETOJENI!!! Quhem Dhurata dhe desha te ndaj me ju historin e jetes time,,histori e dhimbshme por qe e kam jetuar dhe vazhdoj ta jetoj.U linda dhe u rrita ne nje fshat te Burrelit,,isha nje femij i lumtur ne nje familje te shkelqyer,,.Mbarova gjimnazin pushimet e veres kaluan per mrekulli,me zor prisja shtatorin per te vazhduar fakultetin ishte endrra ime me e bukur.Por fati nuk deshi,,nje mengjes te 4 shtatorit 1996 jeta ime ndryshon rrenjesisht,,fati deshi qe une te paralizohem nga nje semundje qe quhet poliomelit,,fatkeqesisht zuri shume veta ate vit,,qe shume vdiqen dhe shume ngelen te paralizuar.Une fatmirsisht shpetova nga vdekja po ngela e paralizuar dhe eci me pateric,Bera nje lufte te madhe me veten dhe dola fitimtare,,bashke me ndihmen jashtezakonisht te madhe qe me kane dhene prinderit motra vellezerit,,dhe te gjithe te afermit dhe shoqeria ime..Luftova me ate semundje,,ja dola te ngrihesha ne kembe dhe pse nje vit ecja me karroc,Optimizmi dhe ambicja qe kisha per jeten me bene te hidhja hapa te rendesishem,,Nga fizioterapia e panderprer arrita te eci perseri,,vazhdova shkollen e larte per laborante ne Tiran,,ku e mbarova shume mire dhe shume shpejt vazhdova dhe pune ne qendren spitalore nene tereza,Sot qe po ju shkruaj kam 14 vite qe punoj jam e lumtur dhe shume optimiste per jeten,,,me sakrifica por ja dola mban per veten time dhe sidomos per prinderit e mi,Mora shkas nga tragjedia e e studentes qe humbi jeten ,,,qe te ju shkruaj dhe une historin time,,,per te ju thene qe jeta ka plot te papritura por me force e vullnet kapercehet cdo lloj veshtersie,,,,,JETOJENI JETEN AJO NA JEPET VETEM NJEHER..
—
Anabel jam tmerruar shume nga vetevrasja e vajzes dhe po ju tregoj nje pjese te erret qe kam kaluar. Gjithmone jam karakterizuar si nje vajze e shkathet dhe shume ambicioze.mbarova studimet barchelor me rezultate shume te mira dhe fillova masterin.ishte momenti ku u zhgenjeva nga shkolla dhe vitet e studimit sepse dega ime nuk ka shume treg pune ne Shqiperi , nuk po gjeja nje pune te pershtatshme , gjithe diten ne shtepi dhe isha bere jo produktive.Nga ana tjeter mardhenia ime 3 vjecare po perjetonte nje krize dashurie prej 6 muajsh , sado qe perpiqesha perseri deshtoja.Jam tip emocional dhe nga ngarkesa psikologjike rashe ne depresion.Kisha gjendje ankthi , nuk flija fare , nuk dilja jashte dhe dhimbje te tmerrshme koka.Bera cdo lloj skaneri , analiza gjaku dhe gezoja shendet te plote .Pastaj filloj orvatja ime neper psikologe dhe psikiater.seancat tek psikologu me benin mire por ilaqet e psikiatrit nuk I perballoja dot.me merej fryma , dridhesha dhe rashe shume nga pesha , nuk haja fare … problemi ishte tek une :kisha humbur vetebesimin , sado qe me mbeshtesnin familjaret une perseri kisha rene moralisht , cdo dite e me shume u degradoja , kam tentuar dhe ti jap fund jetes sepse nuk e duroja dot sitiaten.Erdhi nje moment dhe reflektova , lashe ilaqet , une duhet tja dilja , te luftoja me kete dreq situate…. Per cdo gje I thoja vetes qe mund tja dalesh.Fillova te eliminoja situatat qe me shkaktonin stres.U ndava nga I dashuri , fillova te dilja , te shetisja vende te reja , te takoja njerez te rijn.Aktiviteti sportiv te ndihmon shume qe te heqesh mendjen nga streset dhe situatat qe me shkaktonin merzi. Dhe ja ….ja dola !!! Sot bej nje jete normale , aktive dhe mendoj si per nje moment doja ti jepja fund jetes ne kulmin e rinise .Per nje moment humbet sensin dhe depresioni behet mik me ty , te vret.Po ku ka me bukur se tja dalesh dhe ta sundosh te keqen. Ju kerkoj vajzave qe te behen te forta , te mos stresohen per nje provim,per nje ludhje qe nuk funksionoje dhe pike ,per punen qe me vullnet gjithcka realizohet.Te vleresojne veten e tyre mbi gjithcka , sepse ska asgje me te rendesishme sesa vete jeta e tyre.
—
Pershendetje anabel! Historia ime eshte ndryshe po ndoshta ju mund ta perdorni. Nisem qe e shkruaj nga ngjarja e tmerrshme e asaj vajzes 23 vjec. Un jam 22 vjec lindur dhe rritur ne tirane,kur isha vetem 3 vjec prinderit e mi u divorcuan pra ne vitin 1995. Kjo gje e shkaterroi mamane time dhe te gjitha ato qe thuheshin per te edhe me shume,ishte viti 95 te ndaheshe femra atehere nuk konceptohej. Gjithsesi pas 7 vitesh kur mendohej se gjithcka kaloi mami bie ne depresion te rende dhe tenton 2 here te vrase veten por shpeton. Un isha vetem 10 vjec. Nuk dua as nuk mundem ti shpjegoj tmerret e atyre viteve. U sherua filloi perseri nje jete normale dhe kur menduam se cdo gje ishte ne rregull(patjeter qe ajo nuk ishte e njejta) por ishte gjalle dhe pa probleme te renda cdo gje u permbys. Ne shtator te ktij viti mamaja ime ben 1 vit qe ka vdekur. Ajo perfundoi ate qe nisi 12 vjet me pare. Un e shkruajta kete per tu thene te gjitheve atyre qe mendojn se njerezit skane probleme dhe nuk kane per ca te bejne veprime ekstreme ju them e keni gabim. Un jam personi qe me shum e cmoj jeten,nuk kemi dy jete as tre edhe sikur me e deshperuara te jete jeta jone ajo eshte nje dhe ka kuptim. Ju lutem hiqni dore nga vetevrasja mendoni per ata qe ju duan shume nese nuk mendoni per veten,sepse ne fund te fundit ata qe ju duan shume nuk jetojne dot pa ju. Nuk e pershkruaj dot se si ndihem un per mamane time. Cdo dite them po sikur,po sikur ??? Por nuk gjej pergjigje megjithate un jam mire un vazhdoj perpara un do ta kujtoj dhe dua gjithmone.
—
Pershendetje anabel..jam 29 vjece dhe kam nje histori per te treguar..para se te lindja un babai ime kishte nje femer tjeter pervec mamit tim..ato kishin nje dashuri te pafund per njeri- tjetrin dhe ajo dashuri kishte dy bekime..nje djal dhe nje vajze..me pas ime më ngeli shtatezan me mua dhe babi im u largua nga shtepia qe te jetonte me te dashuren e tij edhe me 3 femijet e saj..ne jetonim ne nje fshat ne nje provinc te shqiperise dhe pjese e jetes rone ishin e gjith familja e babait tim per te cilet mamaja ime punonte gjith diten me pune krahu..ne moshen 14 u shperngulem ne tirane dhe aty takova per here te pare babain tim,pak e cuditshme por e vertet..filluam te njiheshim dhe gjerat ecnin mir deri ne momentin qe pas 2 vitesh qe un e kisha njohur ate e vrane sepse vet puna e tij ishte e rrezikshme sepse kishte te bente me njerez te panjohur..dua te them thjesht un kam kaluar shume sfida ne jete dhe do doja qe te njejten gje te benin te gjithe fansat e faqes tuaj..isha e fejuar per 2 vite por I fejuari im me tradhetoi dhe kjo ishte sfida e fundit..jam e mendimit qe zoti kur na e fali jeten e beri te veshtire sepse e dinte qe do jemi te afte ta perballojme ate sido qe te jete..
—
Dua te ndaj dicka dhe une me ju, por te lutem mos e tregoni identitetin tim per fansat..vetem historine. Une kam tentuar vetevrasjen, duke prere damaret. Por nuk e kam bere, nuk i kam shkuar deri ne fund! Sepse nuk kam dashur ti shkoj. Me kane mbetur shenjat e te carave, por fale nje telefonate me nje njeri te afert, qe me pas ka lajmeruat nje familjaren time..ardhja e saj aty, me ka ndihmuar mos i shkoja deri ne fund. Isha me kembe e me duar dhe doja te vdisja. Nuk shkoja mire me te dashurin, prinderit vazhdimisht me ankesat ndaj meje..ndaj doja te ikja. Por frika ime dhe deshira e madhe pet te jetuar, me ndalen. Dhe falenderoj Zotin..jashtezakonisht shume. Vazhdoj te perballem me probleme, pakenaqesi ndaj meje, zili apo perbuzje..dite pad dite per shkak te qenurit e drejtperdrejte dhe e sinqerte, me ndan nga mjaft njerez. Njerezit padashje ose jo, duan te te ndryshojne por une nuk dua te ndryshoj. Nuk dua! Sepse nese ndryshoj, do fitoj te tjeret humbad veten. Dua te arrij shume, te agtesohem ne ate cka bej pavaresisht se kushtet ketu tek ne, te veshtiresojne e cojne ne pesimizem. Por do luftoj, duhet te luftojme se per kete paskemi lindur.
—
Pershendetje Anabel, Duke marre shkas ngjarjen e djeshme dhe impaktin e rende qe la ajo tek ne dua te ndaj historine time me ju. Ne fakt kam pasur kohe qe doja ta ndaja me ju kete, por keto rastet e fundit qe kam degjuar me kane shqetesuar shume dhe mendova qe ndoshta duhet te fillojme te ftillohemi te gjithe! Ka ardhur koha se po e humbim mendjen dhe me pas bejme te paberen. Ngjarja qe do tregoj ne rreshtat me poshte eshte historia e familjes sime. Para shume vitesh humba tim ate ne nje moshe shume te re. Ai ishte dhe eshte nje figure publike e nderuar dhe e respektuar. Ishte nje njeri vizionar, punetor dhe figura e tij si individ e profesionist ishte shume e bukur per te qene e vertete. Ime me ishte fare e re, ne te 30-tat dhe pesoi nje humbje te madhe nga e cila nuk e ka marre kurre veten. Prinderit e mi duheshin shume dhe ime me e adhuronte tim ate e ai e shikonte ate ne drite te syrit. Keshtu qe kur e humbem ate kaluam ne nje gjendje shoku qe cte te them. Njerezia vetem qante e qante, familja ime vetem qante dhe keto vajtimet tona ku mblidhet gjithe dynjaja dhe qajne te lendojne akoma dhe me shume. Thelbi i historise sime ne kete tregim sot, nuk eshte humbja e tim eti por ajo qe ndodhi me pas dhe keshilla qe une dua t’ju jap te gjitheve. Pas 1 viti ime me ishte ende ne depresion dhe asnje nuk bente gje per ta bere te ndjehej me mire. Une isha shume e vogel per ta ndihmuar dhe e pafuqishme per cdo gje. Ajo kaloi ne depresion, une gjithashtu. Per shume vite gjendja e saj emocionale rendoi tek une dhe u beme te tjere njerez. Prandaj dua t’ju them te gjitheve qe kur kaloni humbje te tilla ne jete qofte edhe probleme te tjera shendetesore, kerkoni ndihme. Gjendjet e renduara emocionale na cojne ne depresion dhe me pas ndodh qe ato rendohen nese nuk i kuron ne momentet e duhura. Ime me u kurua shume vone nga ankthi dhe per vite te tera une vuajta gjithashtu. Keto 3 vitet e fundit gjendja e saj eshte permiresuar shume, por ishte e imja ajo qe u rendua. Ama une kerkova ndihme. E gjithe gjendja emocionale e ime u rendua shume kur im ate kishte pervjetorin. E humba fare. Tani ne nje moshe te rritur qe supozohet qe ne e kontrollojme veten dhe emocionet, atehere une nuk munda. Dhe ime me beri ate qe nuk bene te tjeret per te. Me la nje takim me psikologun dhe per disa seanca une gjeta “shpetim”. E kur te afermit e moren vesh qe une ndiqja seancat te gjithe me pane si te cmendur. Por keshtu eshte shoqeria jone. Eshte injorante! Mendon qe nese shkon tek psikologu, je i cmendur. Prandaj serish ju them te gjitheve, nese ndjeni qe gjendja juaj emocionale rendohet kerkoni ndihme. Thuajini prindit tuaj, nuk mjafton nje rrefim tek shoqja e ngushte. Kerkoni ndihme tek psikiatri sepse ata nuk sherbejne vetem per te kuruar njerezit me probleme mendore. Ka plot medikamente qe te heqin ankthin, te qetesojne gjendjen emocionale, te ndihmojne ne heqjen ndjesive negative. Nuk arrini asnje gje nese e ndrydhni veten tuaj. Njerezit e paditur te famijes sime, edhe pse jane te gjithe njerez te shkolluar dhe te dal e te kulturuar, nuk munden te ndihmonin nenen time, por thane he se kalon se tek e fundit i ka vdekur burri dhe normale qe do jete keshtu. Jo! Nuk duhet te jete keshtu. Burri vdiq, por sdo te thote qe duhet te vdesim dhe ne bashke me te. Ketu te vdesin me zor. Nese do e kishin ndihmuar nenen time une sdo kisha vuajtur aq shume, e as ajo ca eshte me e rendesishmja. Mos prisni qe te ndodhi mrekulli nga qielli dhe ju papritur te mos ndjeheni me keq dhe te mos vuani me. Kerkoni ndihme tek profesionistet. Po se ndihmuat ju veten tuaj dhe te dashurit e ju s’ka kush t’ju ndihmoje tjeter. E gjithashtu nese ju vijne mendime te keqija ne koke qofte edhe njehere, shkoni tek psikologu. Mos i lini keto mendime te perforcohen dhe ju te beheni me keq sepse me pas situata do rendohet. Nuk eshte turp te kurohesh dhe te trajtohesh. Nuk eshte turp te duash te ndjehesh mire. Lerini njerezit te thone cte duan e t’ju etiketojne si te duan. Eshte jeta juaj dhe nuk ka gje me te vlefshme se ajo.
Burimi – Revista Anabel
Leave a Reply