Nje ndodhi e disa diteve me pare na beri qe te vendosem te shkruajme per ata te cilet kombi eshte mbi gjithcka. Per ata te cilet vendin e tyre e duan me vepra dhe jo me fjale. Te shkruash per keta atdhetare te vertete, per keta patriote te heshtur, eshte e veshtire pasi ata nuk reklamojne c´ka bejne per vendin e tyre, por me modesti duan ta minimizojne, sikur nuk kane bere asgje pervecse detyren qe atdheu ju kerkon. Ata bejne gjithcka nga zemra, per edhe vete faktin se vijne nga nje familje patriotike, ku atdheu eshte mbi gjithshka. Ata jane prezent kudo dhe ne cdo moment te veshtire qe kalon vendi i tyre. Ata jane prane vellezerve dhe motrave te tyre ne te mira dhe ne gezime por dhe ne veshtiresi dhe ne nevoje per ndihmen dhe kontributin e tyre.
Radio Projekti dhe shoqata Alba-Dansk do te zhvillojne se bashku festen e madhe te 100 vjetorit te pavarsise. Festa do te mbahet ne Norrebrohalen me date 01.12.2012.Kopenhageni do te vishet kuq e zi. Programi eshte shpallur, por suprizat mbeten per daten 01.12.2012. Ku kjo feste do te jete e paharruar per ata te cilet do te jene prezent ne ate salle por dhe per ata te cilet do ta ndjekin kete nepermjet valeve te Televizionit te Kosoves por dhe te televizioneve daneze, te ftuar enkas per kete nate te madhe, e cila me pas do te jete dhe ne youtube. Degjuesit e Radio Projektit jane te pafund ne mbare boten. Por radio projekt nuk ka realizuar vetem festa dhe festivale por ka bere gjithcka ne sherbim te komunitetit dhe te degjuesve te tyre.
Disa dite me pare po degjonim Radio Projektin. Ne telefonin e radios paraqitet Nehat Idrizi nga Shkupi me banim ne Lundi Suedi, i cili sic degjuam ishte miku i Radio Projektit dhe nje kontribues i vazhdueshem i gjithe aksioneve te marra nga Radio Projekti. Ai shprehu gadishmerine per te kontribuar per festen kombetare qe do te mbahet ne Norrebrøhalle dhe ku hyrja per komunitetin do te jete falas. Ky ishte nje nder telefonuesit e shumte qe radio Projekti kishte ate nate.
Nuk do te shkruanin kete portret te paautorizuar, sikur nje jave me vone se bashku me Nikon, Fredin dhe Arbeni do te ishim mysafire te radios. Duke pritur qe te perfundonte pune Fredi, shkuam ne radio ne ora 11.30. “Miresevini ne kete salle te vogel por me zemer te madhe”- u shprehet drejtuesi Havzi Sulejmani. Ate nate Radio Projekti vazhdonte sic ka bere gjithmone, nje aksion humanitar ne ndihme te atyre qe i drejtohen tashme ketij ”institucioni” per zgjidhjen e halleve te tyre.
Pasi foli ne telefon drejtuesi i radios tha -“Po vjen Nehat Idrizi” . Menduam se Nehati ishte nga ata te shumtet qe vijne gjithmone ne radio projekt. Pasi u pershendetem me kete burre fisnik ju leshua karrigia dhe filluam te bisedojme. “Perse more mundimin per te ardhur deri ketu”- tha drejtuesi i Radios. “Erdha sic te premtova javen e pare per te sjelle kontributin tim per festen e pavaresise, por edhe per te kontribuar per aksionin e rradhes qe ju keni nisur keto dite”. Filluan te flisnim me te dhe ai shprehej se ishte nje mik i Radio Projektit dhe se gjithmone do te ishte aty pa marre parasysh largesise dhe shpenzimet suplementare qe ai duhet te bente si psh.pagesa e ures. Biseda vazhdoi natyrshem me kete burre fisnik dhe fjale pak, qe dhe kur ju drejtuan per te shkuar tek mikrofoni e beri kete me nje modesti dhe thjeshtesi qe ate e karakterizonte. Fjalet e pakta por te dala nga zemra, ndihma per aksionin humanitar te ndermarre nga Radio Projekti, si dhe kontributi per festen kombetare, ishin per kete patriot vetem nje detyre, e cila duhet te behet nga te gjithe ata, te cilet kane mundesi per te kontribuar.
Pastaj Nehat Idrizi u ul perseri mes nesh, ne ate tavoline qe njerezit shtoheshin ndonse ora po shkonte 03 e mengjezit. Filluan te bisedojme perseri me kete patriot me vepra dhe me pak fjale dhe morem premtimin se ai dhe familja e tije do te marrin pjese ne feste. “Por jo veten une,- thote Nehati-ne jemi shume nga Suedia dhe do te jemi ketu me ju me daten 01.12.2012, per te festuar festen e madhe te 100 Vjetorit te Pavaresise. I kerkuam me te qeshur te mos vinin shume se pothuajse 15.000 shqiptarete qe punojne dhe jetojne ne Danimarke do te jene aty dhe nuk ka shume vend. “Salla e Norrebrøhalles eshte e madhe, por dhe sheshi perpara saj eshte akoma me i madh. Keshtu qe do te kete vend per te gjithe”, thote Nehati.
Kur ora po shkonte 04 ne mengjes u ndam me kete burre fisnik dhe te urte dhe i uruam atij rruget te mbare per ne Suedi dhe pak me vone u ndame me Havziun dhe stafin e tij dhe u larguam per ne banese .
Ky veprim i Nehat Idrizit, ketij burri fisnik, patriot dhe zemergjere dhe i kudo ndodhur na beri qe te shkruajme dy fjale ne faqen e shoqates sone. Me shume do te shkruajm ne te ardhmen dhe jo vetem per te por dhe per te gjithe ata, te cilet atdheu eshte mbi gjithshka.
Sektori i shtypit
Shoqata Alba-Dansk


Leave a Reply