
Dashi
Dite e përshtatshme për jetën tuaj ne çift kjo e sotmja. Do ja kaloni mjaft mire me partnerin dhe nuk do i mendoni aspak problemet e se shkuarës. Beqaret do tregohen te matur me personat qe do takojnë dhe nuk do i pranojnë menjëherë te gjitha ftesat qe do iu bëhen. Gjendja e financave do jete shume me e qëndrueshme se disa kohe me pare. Do ndiheni me mire.
Demi
Venusi do kujdeset me shume sot për jetën tuaj ne çift dhe do ju tregoje rrugën qe duhet te ndiqni. Pasditja do jete me e ngrohte dhe plot emocione. Beqaret qe deri me sot kane kërkuar kudo personin ideal, do mund te gjejnë princin e tyre te kaltër dhe do fillojnë një jete si neper ëndrra. Financat do ndikohen negativisht nga Hëna dhe ne disa momente do gjendeni përpara vështirësive.
Binjaket
Te dashuruarit do jene gjate gjithë kohës te shpërqendruar dhe ka mundësi ta lënë pas dore atë qe kane ne krah. Beqaret do tërhiqen tej mase nga një person me te njëjtat shije kulturore dhe fetare dhe shume shpejt do e ndryshojnë statusin. Çështjet financiare do i menaxhoni me shume përkujdes dhe maturi, prandaj gjendja do vazhdoje te mbetet e mire edhe për disa kohe.
Gaforrja
Jeta ne çift do jete e privilegjuar gjate gjithë kësaj dite dhe gjerat do ju ecin për mrekulli. Ne çdo moment do përjetoni emocione te veçanta qe do ua shtojnë dëshirën për te jetuar. Beqaret do jene gjithë kohës te hallakatur dhe nuk do përfitojnë sa duhet nga ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar do jeni me më shume fat dhe çdo gjë ka për t’iu ecur për mrekulli.
Luani
Dite mjaft euforike kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do i marrin gjerat si t’iu vijnë dhe do shfrytëzojnë çdo moment sikur te ishte i fundit. Beqaret qe ëndërrojnë te vene se shpejti një unaze ne gisht do jene me fat. Priten te papritura te këndshme. Ne planin financiar do kryeni operacione disi te rrezikshme, por qe do ua ndryshojnë përgjithmonë te ardhmen.
Virgjeresha
Beni mire te mos e idealizoni shume partnerin tuaj sot sepse ne një moment apo ne një tjetër situata ka për t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit. Beqaret do e realizojnë me ne fund takimin e shumëpritur, por serish nuk do ndihen te plotësuar. Ne planin financiar nuk do keni me për çfarë te qaheni sepse situata do rregullohet dhe do mund te kryeni pa frike çdo lloj shpenzimi.
Peshorja
Do afroheni edhe me shume me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do e keni me te lehte te flisni hapur me te për çfarëdo lloj teme. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te filluar një lidhje dhe do bëjnë një jete te zakonshme si çdo dite. Gjendja e financave do kërkojë me tepër përkujdes dhe maturi. Vetëm ne këtë mënyrë do i kaloni me lehtësi te gjitha problemet qe keni pasur.
Akrepi
Disa pjesëtare te familjes do ndërhyjnë sot ne jetën tuaj ne çift dhe ka rrezik t’iu prishin pune. Tregohuni te kujdesshëm dhe mos lejojnë qe asnjë t’iu prishe planet. Beqaret do refuzojnë çdo lloj ftese sepse do preferojnë te qëndrojnë me një mik te vjetër. Për te pasur buxhet me te mire, dëgjojini me kujdes këshillat qe do iu japin disa miq. Ata nuk do ju drejtojnë asnjëherë ne rrugën e gabuar.
Shigjetari
Pasioni ne jetën tuaj ne çift do jete edhe me i zjarrte gjate kësaj dite. Ne çdo çast do përjetoni emocione te pafundme dhe do ju duket vetja sikur jeni mbi re. Beqaret do dashurohen pas nje personi i cili nuk ju përshtatet ne asnjë pike dhe ka rrezik qe shume shpejt te vuajnë. Ne planin financiar priten goxha probleme. Asgjë nuk ka për t’iu ecur si e kishit ëndërruar.
Bricjapi
Duhet te tregoheni me kavalierë me partnerin tuaj sot dhe nga ana tjetër t’ia plotësoni atij dëshirat me te zjarrta. Vetëm kështu marrëdhënia me te do jete e ngrohte. Beqaret do jene me humor te keq dhe as qe do ju shoje neper mend te dalin e te njihen me persona te rinj. Gjendja e te ardhurave do lere për te dëshiruar. Mundohuni sa me pare te merrni masa.
Ujori
Do mbani përgjegjësi gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje dhe do kërkoni falje me çdo mënyrë për te gjitha gabimet qe keni bere. Beqaret nuk do jene akoma te qarte për atë qe duan te bëjnë dhe do vazhdojnë te mbeten me te njëjtin status. Ne planin financiar Hëna do ndikoje negativisht dhe situata do mbetet delikate. Duhet te hiqni dora nga çdo shpenzim me i madh se zakonisht.
Peshqit
Ata qe janë ne një lidhje do i kuptojnë gabimet qe kane bere dhe do mundohem me çdo mënyrë te kërkojnë falje. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Do jete ne dorën e tyre nëse do përfitojnë apo jo. Për financat dita do filloje negativisht, megjithatë me kalimin e kohës do i kuptoni gabimet dhe do merrni masa strikte.


Leave a Reply