
Dashi
Te dashuruarit do ndihen mire pranë atij qe dashurojnë dhe do pranojnë te bëjnë çdo lloj çmendurie. Beqaret do kenë një dite shume te veçante e cila do i beje te emocionohen pa fund. As vete nuk e kishin menduar se gjerat mund t’iu ndryshonin kaq shpejt. Ne planin financiar do keni disa vështirësi te vogla, megjithatë do i kaloni shume shpejt fale perkujdesit dhe ndihmës se familjareve.
Demi
Nuk do arrini dot sot te merreni vesh me partnerin tuaj sepse ai do jete gjithë kohës me nerva. Here pas here madje do lindin edhe debate te zjarrta. Beqaret do bien ne dashuri me një person te shenjës se binjakeve dhe do fillojnë një lidhje mjaft te bukur. Buxheti do vazhdoje te mbetet i mire nëse kujdeseni për çdo shpenzim qe do kryeni. Nëse nga ana tjetër shpenzoni me shume sesa duhet do përballeni me probleme.
Binjaket
Dite e mbushur me te papritura kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mire pranë partnerit sepse ai ne çdo moment do ju surprizoje. Beqaret nuk duhet te hedhin hapa te nxituara sepse me vone do pendohen rende. Ne planin financiar shume gjera kane për te ndryshuar për mire duke qene se kohet e fundit keni marre goxha masa shtrënguese.
Gaforrja
Me ne fund pas gjithë kësaj periudhe te vështirë qe keni kaluar ne jetën tuaj ne çift, sot dot rivendoset paqja dhe bashkëpunimi. Do e harroni te shkuarën dhe do mendoni vetëm për te ardhmen. Beqaret do bien koke e këmbë ne dashuri me dike qe ka kohe qe i josh. Ne planin financiar do keni me shume fat se me pare dhe gjerat do vijnë duke u përmirësuar.
Luani
Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah dhe do iu jepni zgjidhje te gjitha problemeve te vogla qe ju kishin dale. Nga ana tjetër do i jepni edhe me shume liri njeri-tjetrit. Beqaret do njihen me një person gjate një mbledhjeje profesionale. Financat mund te jene problematike nëse ndërmerrni rreziqe te mëdha dhe nuk mendoheni para se te shpenzoni.
Virgjeresha
Perspektivat ne jetën tuaj ne çift do jene shume te mira sot. Do ndiheni mire pranë personit qe dashuroni dhe gati për te ndërmarre çdo lloj vendimi. Beqaret do diskutojnë gjere e gjate me dike qe i ka propozuar dhe me ne fund do vendosin ta fillojnë një lidhje. Çështjet financiare do jene shume me te qëndrueshme. Do ndiheni te qete kur te kryeni çdo shpenzim.
Peshorja
Tregohuni te sinqerte dhe te drejtpërdrejtë me partnerin tuaj sot nëse doni qe marrëdhënia mes jush te mbetet e mire. Beqaret do ndihen te qete edhe ashtu si janë prandaj nuk do kërkojnë me ngulm ndryshimin e statusit. Gjithçka ne fakt është e programuar kur do ndodhe. Buxheti do jete i begate. Do keni aq para sa te hiqni disa mënjanë dhe do i shlyeni edhe borxhet.
Akrepi
Do zbuloni një ane tjetër te partnerit tuaj sot dhe do dashuroheni edhe me shume me te. Gjithë kohës do ëndërroni dhe do ndiheni te lumtur. Beqaret do kalojnë momente te veçanta me disa miq te vjetër, madje për dike mund te mendojnë edhe për diçka me tepër. Gjendja e financave do lere shume për te dëshiruar. Mos kryeni asnjë lloj shpenzimi te nxituar sepse mund te mbeteni duarbosh.
Shigjetari
Do qëndroni me afër se kurrë me pare me partnerin tuaj sot dhe kjo do beje te mundur qe ju te flisni lirshëm me te. Do sqaroni edhe shume mosmarrëveshje te se shkuarës. Beqaret do tërhiqen mjaft nga persona te ardhur nga jashtë dhe mund te fillojnë me ta histori te veçanta dashurie. Ne planin financiar situata do ketë ndryshime goxha pozitive. Do e dini mire çfarë hapash te hidhni.
Bricjapi
Dita e sotme nuk do jete aspak e mërzitshme për ata qe janë ne një lidhje. Te dy do jene gati te provojnë eksperienca te reja dhe emocionet do shtohen. Beqaret do arrijnë t’i konkretizojnë dëshirat dhe do fillojnë lidhje pasionante. Për financat do përkujdeseni me shume se kurrë me pare dhe do mundoheni ta riorganizoni gjithë buxhetin. Do ndiheni disi me te qete.
Ujori
Dite me pasionante se kurrë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do ju surprizoje ne çdo moment dhe ju do mbeteni me goje hapur. Beqaret do preferojnë te qëndrojnë me miqtë dhe familjaret dhe nuk do i pranojnë ftesat qe do iu bëhen për takime. Shpenzimet duhet t’i kontrolloni gjate gjithë ditës sepse përndryshe do keni probleme e vështirësi
Peshqit
Bashkëpunimi do jete edhe me i forte sot ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah, prandaj do mund t’i zgjidhni edhe me lehtësisht problemet qe ju kishin dale. Beqaret me mire te qëndrojnë edhe për pak kohe vetëm sesa te fillojnë lidhje me persona qe do i bëjnë te vuajnë. Financat nuk do jene te këqija. Me mire kënaquni me aq sepse nuk është ende kohe për te bere çmenduri.


Leave a Reply