
Nëse punoni me një tempo të shpejtë pune, nën stres dhe konkurencë dhe për më shumë nëse mendoni se “nuk po gjej kohë të çlodhem”, ju mund të vuani nga sëmundja kronike e të lodhjes. Shkak për këtë, është lodhja e madhe psikologjike dhe stresi
Kjo është një sëmundje që shfaqet më shumë të të mirëarsimuarit dhe që kanë të ardhura të mira financiare. Në perëndim ajo njihet si “Lodhje kronike” dhe në shumë raste bën që individi të arrijë deri në falimentime ekonomike. Kjo sëmundje, ndikon më shumë gratë. Sipas bluzave të bardha, në rastet e analizuara rezulton që rreth 70 për qind e tyre të jenë paciente gra, dhe vetëm 30-40 për qind të jenë burra.
Mjeku gjerman, Jan Klod Kujaka, shprehet se në vendet në zhvillim, kjo sëmundje nuk njihet shumë. “Në mjekësi, fillimi i kësaj sëmundjeje nuk dihet, por që shfaqja e saj tek të sëmurët shfaqet pas një periudhe të lodhshme që individi mund të kalojë. Kjo mund të arrijë deri në 5-6 muaj. Kjo nuk është një sëmundje e trashëguar apo që mund të shoqërojë njeriun që në lindje. Sëmundja është deri diku komplekse pasi ndikon në sistemin nervor, atë të imunitetit dhe në ekuilibrin hormonal”, thekson ai.
Ndër faktorët që ndikojnë në zhvillimin e sëmundjes mund të përmenden situatat e tejzgjatur e të vështira psikologjike, lëndët kimike, lëndët toksike, metalet e rënda, traumat fizike apo edhe ndërhyrjet kirurgjikale. Pas shenjave të para të sëmundjes, ajo përparon me ritme të shpejta. Në përgjithësi, të sëmurët nuk duken aq të sëmurë sa ç’janë. Mjekët, jo rrallë herë i tregojnë ata si pacientë të llastuar që ankohen për çdo gjë.
Çfarë duhet të bëhet për t’i paraprirë “Lodhjes kronike”?
Sipas mjekëve, së pari duhet të dimë të kontrollojmë stresin. Të gjithë kanë një mënyrë të përjetuari stresi, siç ka edhe mënyra për të kapërcyer këto situata. Një jetë normale dhe e qetë, ushtrime të lehta, ushqim i shëndetshëm dhe ruajtje e peshës normale të trupit janë ndër masat më të mirë që mund të merren për këtë sëmundje. Një pikë e rëndësishme për këtë, është edhe mospërdorimi i pijeve alkoolike dhe duhanit. Këta të fundit, renditen ndër shkaqet kryesore të përparimit të “Lodhjes kronike”.
Kujdes me këta shenja!
• Prishje përqendrimit dhe dëmtim të kujtesës
• Dhimbje fyti, muskujsh, mjekre dhe kyçesh.
• Kur je i turbullt pasi zgjohesh,
• Ndjenja e emocionit edhe 24 orë pasi tokeni mbaruar punën
• Ënjtje në pjesë të trupit
• Kollë kronike
• Përzierje barku, djersitje gjatë natës,
• Vështirësi në frymëmarrje,
• Ndjesi të lëkurës,
• Rënie e menjëhershme në peshë.
Çfarë ndiejnë të sëmurët?
• Lodhje psikologjike,
• Lodhje fizike,
• Humbje e dëshirës për të punuar,
• Stres të brendshëm,
• Rënie e performancës,
• Mos pasje fuqi për të punuar,
• Gjendje e përgjumur etj


Leave a Reply