
Një 32-vjeçar nga Korça ka tentuar të përdhunojë një 15 vjeçare rome. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vrion. Maniaku seksual rreth orës 12:00 të ditës së djeshme ka shkuar në lagjen e romëve. Aty ia ka parë të miturën duke luajtur dhe fillimisht i ka folur.
Duke përfituar nga momenti që në rrugë nuk kishte njerëz, 32-vjeçari ka tentuar që ta përdhunojë. Vajza u ka treguar familjarëve për atë që kishte ngjarë dhe këta të fundit e denoncuan rastin në polici. Në prezencë të psikologes, e mitura tregoi me detaje përpara oficerëve të policisë, duke përshkruar edhe një identikit të burrit. Pas kësaj uniformat blu bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e shtetasit D.Sh., banues në Korçë dhe me banim të përkohshëm në fshatin Mursi.
Ndaj tij rëndon akuza e tentativës së kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë dhe me të mitur. Ndërkaq në Gramsh është arrestuar një 30-vjeçar sepse rreth orës 10.00 të ditës së djeshme, në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e saj, me shtetasen M.T, vjeç 14, banuese në Gramsh.
albnews.al


Leave a Reply