Koreja e Veriut e hodhi poshtë mundësinë e rigjallërimit të bisedimeve me Shtetet e Bashkuara, që i akuzon për përpjekje për përmbysjen e qeverisë komuniste të Phenianit.
Përmes një deklarate që bëri sot, Komisioni Kombëtar i Mbrojtjes, institucioni më i lartë ushtarak i Koresë së Veriut, po ashtu kërcënoi se si hakmarrje do të planifikojë sulme bërthamore dhe kibernetike ndaj SHBA.
“Tani që strategjia ushtarake prej gangsterësh e imperialistëve amerikanë po i afrohet fazës së fillimit të një lufte agresive, kundërverpimi i ushtrisë dhe popullit të Republikës Demokratike të Koresë së Veriut do të përqëndrohet që t’i shkaktojë Shteteve të Bashkuara fatkeqësi të rënda”, thuhet në deklaratën e vendit komunist.
Presidenti Barack Obama tha në një intervistë të kohëve të fundit se qeveria e Phenianit është e destinuar që një ditë të rrëzohet.
Zeri i Amerikes


Leave a Reply