
Pasojat e tradhëtisë nuk janë pozitive për të dyja gjinitë, por përjetimet e saj janë të ndryshme. Sipas një studimi të fundit të kryer nga Universiteti Chapman në Kaliforni, meshkujt janë më të prekur nga aspekti fizik, ndërsa femrat shqetësohen më shumë për anën emocionale.
Në këtë studim u përfshinë 63894 meshkuj dhe femra të moshës 18 deri në 65 vjeç, të cilët iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me të ardhurat, historinë martesore dhe orientimin seksual. Ata u pyetën nëse janë lënduar më shumë nga aspekti fizik apo emocional i tradhtisë. Rreth 54 për qind e meshkujve heteroseksualë dhe 35 për qind e femrave heteroseksuale u përgjigjën se ishin lënduar më shumë nga aspekti fizik i tradhtisë, ndërsa lëndimi emocional ishte 65 për qind për femrat dhe 46 për qind për meshkujt.
Natyra mashkullore mund të jetë një nga faktorët përse burrat e vuajnë më shumë tradhtinë, sepse ata janë më të pasigurt për atësinë e fëmijëve nëse tradhtohen nga partnerja e tyre. Ky përmendet si një rrezik më i madh krahasuar me lëndimin emocional.
Ndërsa femrat shqetësohen për aftësinë emocionale që u përcjellin të dashurve të tyre, meshkujt janë më të shqetësuar për fuqinë trupore që përcjellin te një femër.
Studimi zbuloi se statusi social, eksperienca, të ardhurat apo gjatësia e një lidhjeje nuk luanin rol në përjetimin e xhelozisë nga pjesëmarrësit. E vetmja gjë që ishte e rëndësishme, ishte fakti që disa persona e përjetojnë më shumë aspektin fizik e disa të tjerë atë emocional.
Meshkujt u tremben më shumë tradhtive, ndërsa femrat mërziten më shumë nëse partneri i tyre bie në dashuri me dikë tjetër, zbuloi i njëjti studim.
Shumica e meshkujve mërziten më tepër nëse partnerja e tyre ka një romancë seksuale jashtë lidhjes me ta. Ndërsa femrat ndihen më të lënduara nga tradhtia për arsye të ndjenjave.
Sipas meshkujve, është më e rëndë tradhtia trupore sesa ajo e zemrës, ndërsa e kundërta ndodh me femrat që e quajnë më të rëndë nëse partneri i tyre bie në dashuri me një tjetër në vend të tradhtisë thjesht për arsye trupore. Rezultatet u botuan në revistën e Arritjeve të Sjelljes Seksuale.
Ndërsa femrat nuk përballen me probleme të mëmësisë së fëmijëve që lindin, ashtu siç ndodh me meshkujt, ato përballen me rrezikun e humbjes së ndihmës dhe besnikërisë e përkushtimit nga partnerët. Sipas shkencëtarëve, natyra trupore mashkullore e do që këta të kenë nivel më të lartë seksual. Nëse një mashkull tradhtohet seksualisht, ai vë në pikëpyetje performancën e tij trupore sesa dashurinë që po i jep partneres. E gjitha kjo lidhet me “armën” më të fortë që mendojnë të dyja gjinitë që kanë për të krijuar dhe për të mbajtur një lidhje.
Tradhtia dhe ditëlindja
Për çudi, njerëzit që janë 29, 39, 49 apo 59 vjeç kanë më shumë gjasa të tradhtojnë dhe të marrin vendime që ndryshojnë totalisht jetën e tyre teksa i afrohen një ditëlindjeje që u ndërron “prefiksin” e moshës.
Kërkuesit analizuan përgjigjet e 42 000 të rriturve nga më shumë se 100 vende, të cilët përmbushën një anketë rreth vlerave të tyre nga viti 2010 deri në 2014. Hulumtuesit zbuluan se njerëzit e një moshe me shifrën e dytë nëntë kishin më tepër gjasa të bënin ndryshime që sugjeronin një kërkim për një kuptim të ri të jetës.
Autori kryesor i studimit, Adam Alter, nga Universiteti i Nju Jorkut, tha: “Njerëzit kërkojnë për një kuptim më të thellë të jetës së tyre teksa i afrohen një dekade të re”. Në fund të një dekade të moshës, njerëzit ose arrijnë në përfundimin se jeta e tyre është e lumtur dhe me kuptim ose mendojnë se duhet të ndërmarrin vendime drastike për ta përmirësuar.
Gjithashtu, studiuesit mblodhën të dhëna nga një sajt online për takime mes njerëzve dhe zbuluan se profilet më të shumta ishin të meshkujve dhe femrave që u mbaronte mosha me shifrën 9.
sot.com.al


Leave a Reply