DASHI
Ndikimi pozitiv i Venusit do ta bëjë jetën tuaj në çift edhe më të bukur sot. Do t’i rrëzoni të gjitha tabutë dhe do të bëni atë që ndieni. Beqarët do të kenë disa takime, por ato do e trazojnë edhe më tepër jetën tuaj.
DEMI
Në planin sentimental më në fund do iu gjeni zgjidhje problemeve dhe do të ndiheni disi më të qetë. Beqarët do t’i përdorin të gjitha armët që kanë për të joshur.
BINJAKET
Do të admironi jashtë mase partnerin tuaj gjatë kësaj dite për shkak të sjelljes së tij kundrejt jush. Beqarët me mirë të qëndrojnë edhe sot vetëm sesa të përballen me zhgënjime më pas.
GAFORRJA
Për çiftet dita e sotme do të jetë e mrekullueshme. Beqarët nuk do të kërkojnë me ngulm dikë për ta pasur pranë, por gjithçka do të ndodhë si me magji.
LUANI
Ata që janë në një lidhje do të kenë nevojë për ndryshime të menjëhershme në jetën e tyre. Beqarët do të kenë dashuri me shikim të parë dhe gjithçka do të ndryshojë për ta.
VIRGJERESHΑ
Nëse nuk i kushtoni rëndësinë e duhur partnerit tuaj sot, marrëdhënia me të do të ketë luhatje. Beqarët duhet ta mbyllin njëherë e mirë kapitullin e së shkuarës dhe të fillojnë një kapitull të ri.
PESHORJA
Çiftet do të kenë një ditë me shumë fat sot. Gjithçka që do të doni do iu plotësohet si me magji. Beqarët duhet të tregohen të matur, pasi jo të gjithë pëlqejnë lajkat dhe përkëdheljet kështu që bëni kujdes.
AKREPI
Ditë përgjithësisht e animuar kjo e sotmja për të dashuruarit. Ambienti do ngrohet së tepërmi dhe ju do ndiheni më së miri. Beqarët do të qëndrojnë shumë indiferentë ndaj personave që do t’i joshin.
SHIGJETARI
Ditë sensuale dhe e mbushur me emocione të fuqishme kjo e sotmja për të dashuruarit. Beqarët do të vazhdojnë me të njëjtën rutinë sepse nuk pritet që gjërat të ndryshojnë.
BRICJAPI
Do iu pëlqejnë jashtë mase ndryshimet që do të ndodhin sot në jetën tuaj në çift. Beqarët do të kenë takime mjaft premtuese të cilat do iu ndryshojnë menjëherë jetën.
UJORI
Dita e sotme nuk do të jetë ashtu siç e prisnit. Do t’iu duhet të bëni shumë durim në mënyrë që atmosfera të mos nxehet më shumë se sa duhet.
PESHQIT
Jeta në çift do të jetë e mirë sot edhe pse pasioni nuk do të ndizet aq fuqishëm sa ju e kishit menduar. Beqarët do të kenë një takim mbresëlënës, i cili do iu ndryshojë njëherë e përgjithmonë të ardhmen
Leave a Reply