12-vjeçare, e cila që prej lindjes së saj nuk është qethur kurrë, ka ndërmend të presë për herë të parë flokët e saj dhe nga kjo do të fitojë 5 mijë euro, nga një kompani që merret me zgjatime flokësh.
Natasha Moraes de Andrede, e cila jeton në një lagje të varfër në Rio de Zhaneiro, është e gjatë 1,52 centimetra dhe flokët e saj arrijnë deri një pëllëmbë larg tokës.
Megjithatë, për të mbajtur higjenën, asaj i duhet të harxhojë një shishe shampoo çdo javë, për një total prej mbi 500 eurosh në vit, çka është shumë për familjen e saj të varfër.
Nëpërmjet parave që do të përfitojë, e reja synon të rregullojë dhomën e saj dhe të blejë disa mobilie për shtëpinë.

![vajzafloku2[1]](http://botashqip.info/wp-content/uploads/2012/03/vajzafloku21-104x300.jpg)
![vajzafloku3[1]](http://botashqip.info/wp-content/uploads/2012/03/vajzafloku31-157x300.jpg)
![vajzafloku4[1]](http://botashqip.info/wp-content/uploads/2012/03/vajzafloku41-157x300.jpg)
![vajzafloku6[1]](http://botashqip.info/wp-content/uploads/2012/03/vajzafloku61-135x300.jpg)

Leave a Reply