Më fal – më tha një danez sot tek po ecja rrugës dhe këmba më rrëshqiti dhe u ndesha në krahut të tij.
Sa interesant thashë me vete ,unë e pata fajin dhe ai me thotë : – më fal.
Më fal – kjo fjalë që shqiptarët e kanë hequr nga fjalori për gjithë jetën .
A e dini kur thotë shqiptari – Më fal ,kur e sheh se ka bërë shumë të këqija në jetë dhe është në momentet e fundit të jetës ,atherë në ato momente ,një forcë e brendshme i thotë që të kërkoje falje. Të mos shkojë në atë botë pa kërkuar falje.
A kështu jo , as mos e mendo,se do bësh gabim.
Kjo është ajo që i ka shkatërruar më së shumti shqiptarët. Për atë jeton sot e kësaj dite gjakmarrja dhe hakmarrja,se nuk ekziston – më fal.
A sikur të ekzistonte kjo shprehje do të jetonim të qetë dhe do te kishim edhe politikanë të vërtetë. Por as në parlament nuk ekziston ,më fal.
Se si do i bëhet hallit që kjo shprehje të hyje në fjalorin e shqiptarve ,duhet shumë kohe e shumë dekata më duket mua.
Sa kapërcen kufijtë shqiptarë e dëgjon gjithë andej këë shprehje ,jo një here në ditë,mund ta dëgjosh dhe 20 herë ,në rrugë ,në market ,në shkollë ,në institucion dhe kudo ku ka jetë e jetohet.
Mos u habisni sepse ka edhe shqiptarë në mërgim që e përdorin,por jo në gjuhen shqipe,se nuk i ka fjalori.
Shumë interesat në të gjitha gjuhët e botes përdoret shprehja – më fal ,në ndër shqiptarë jo.
Një Zot e di se si do i vejë halli kësaj shprehje.
Ndoshta ju do qeshni ,por për ta reklamuar si shprehje që duhet të futet në fjalorin e shqiptare ,mendoj që duhet të shkruahet gjithë andej,në rrugë,në plakata të mëdha në anësore të rrugës,se e shohin njerzit nga udhëtojnë me autobuz ,me tren ,me maqina. E kuptoj se duhet të bëhet propogandë e madhe dhe përseri shqiptarët e kanë shumë të vështirë ta përvetësojnë këtë shprehje.
Shqiptarit edhe kur ia vendosë pistoletën tek koka mendohet shumë të të thotë – Më fal….
E di e kuptoj se është shumë e veshtirë të mësohet dhe të përhapet kjo shprehje ndër shqiptarë,por ma besoni se kur të përvetësohet kjo shprehje ,do të kemi politikanë ,që nuk rrahen me grushte në parlament,nuk do të kemi prishje të ndërtimeve pa leje,po patjetër nuk do të kemi gjakmarrje ,po ju ndoshta nuk do ta besoni,por do të kemi edhe ministra që shkojnë në punë edhe me bicikletë,si në Danimarkë.
Atherë do te kemi jetë më të mirë,ekonomi më të stabilizuar ,njerëz te gëzuar që shëtisin rrugëve dhe dalin pa frikë ,se mund të vriten.
Jeta do të ndryshojë tërësisht në boshti e saj.
E di se është shumë veshtirë ,por le të shpresojmë se një ditë kur në dhe fëmijët tonë të mos jemi dhe fëmijët e fëmijve tonë ta përjetojnë shprehjen – më fal.
Nga Luigj Shkodrani
Leave a Reply