
Dikur ishte njëra nga femrat më të dëshiruara në botën e shoubiznesit, por tani modelja dhe aktorja, Denise Van Outen, thotë se meshkujt e kanë humbur interesimin për të, pasi tashmë ka mbushur 40 vjet. Edhe pse insiston se me të gjitha forcat mundohet të mbajë trupin e saj vital si dhe pamjen e bukur, ajo ankohet se meshkujt më nuk e ngacmojnë siç e ngacmonin dikur. “Siç e dini, tashmë kam mbushur 40 vjet dhe kjo më ka shkaktuar shumë probleme, sidomos në fushën e dashurisë, pasi meshkujt më nuk më duan. Thjesht, ata e kanë humbur interesimin për mua.
Bota Sot


Leave a Reply