Mësohet se shkaqet që mund ta kenë shpënë drejt vdekjes Dr Florin (foto me vajzen Kaltrinen), kanë të bëjnë me një gjendje të thellë depresive. Nga njerëz të tij afërm mësohet se këngëtari i njohur ishte shumë keq në javët e fundit.
Shkak për këtë mësohet të ketë qenë një problem shëndetësor i djalit të tij të porsalindur, për kurimin jashtë vendit të tij, Flori nuk kishte arritur dot të siguronte të ardhurat e nevojshme.
Madje mësohet se si pasojë e kësaj kishte vendosur të shiste edhe shtëpinë. Pasi ka përfunduar formalitetet e kësaj shitjeje, me paratë e marra ai ka mbyllur borxhet që kishte dhe pjesët e mbetura ia ka kaluar të shoqes, Blerinës, 29 vjeç. Nuk dihet sa ishte shuma e këtyre transaksioneve sepse siç thoshte edhe vetë në intervistat e tij, Florian Kondi: “mëkatet dhe lekët nuk tregohen”.
Por pasi ka bërë këto veprime ai ka qenë në kërkim të një kredie për të bërë analizat për djalin e porsalindur. Ndoshta mungesa e marrjes së saj, pamundësia për të siguruar kurimin e djalit, e ka shtyrë atë drejt një depresioni të theksuar. Kush e ka takuar Florianin javët e fundit flet pikërisht për një gjendje të theksuar depresive.
Por a kishte ai në plan të bënte diçka të rëndë? A lidhet vdekja e tij sot, me gjendjen e tij psikologjike?
Shekulli
Leave a Reply