Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në “Facebook” njoftoi parku kombëtar i Brezovicës do t’i jepet me koncesion kompanie partnere nga Franca me vlerën e 410 milionë eurove.
“Një nga projektet më të rëndësishme të ekonomisë kosovare sot u finalizua në mënyrë të përkryer. Komiteti Ndërministror pranoi rekomandimin e ekspertëve të USAID për ofertën më të mirë dhe një konzorcium francez me ofertën prej 410 milionë euro morri vlerësimin pozitiv. Ky investim do të shndërron Kosovën në qendër të turizmit dimëror duke hapur 3,000 vende të reja të punës. Mbi 35 kilometra pista skijimi do të ndërtohen që në fazën e parë, 7 ski-liftë por edhe pajisje për turizëm veror si akuaparku. Falënderoj Komisionin Europian, USAID, ministrat dhe komunat e involvuara. Urime edhe qytetarëve!”, ka shkruar ai.
Sipas tij, ky është një lajm i shkëlqyeshëm dhe shënon përfundimin e një procesi transparent, serioz dhe me pasoja afatgjata për ekonominë kosovare.
/Shekulli Online/E.G/
Leave a Reply