
Alternimi i periudhave te lumturisë dhe qetësisë bashke me vështirësi te tjera eksperimentohet ne te gjitha lidhjet çift.
Nga ikub.al
Ne marrëdhëniet e dashurisë, ne fakt nuk janë vetëm burim kënaqësie por mund te shfaqen edhe periudha krizash, ku përjetohen momente mërzitje apo zënka, këto gjera qe te bëjnë te mendosh se është me mire te ndërpresësh lidhjes dhe te qëndrosh vetëm.
Një krize ne çift mund te shkaktohet nga probleme te ndryshme, vështirësi ne komunikim ndërmjet dy partnereve, xhelozi, tradhti, probleme te tipit seksual, konflikte se si te edukoni fëmijët, ndryshimet ne çift pas lindjes se fëmijës etj. Por një krize ne çift mundet te jete edhe një mundësi rritjeje dhe ndryshimi, edhe pse një lidhje po përjeton momente krize mund te vendosni te impenjoheni për zgjidhjen e probleme mbi te gjitha kur lidhja është shume e rëndësishme.
Çfarë te bëni nëse çifti po kalon krize?
Ne këto raste mund te jete e duhur te drejtoheni tek një psikolog, qe te ndihmoje partneret te kuptojnë se çfarë po ndodh ne brendësi te lidhjes se tyre, nëse ka mundësi për te vazhduar se bashku apo nëse është me mire te ndahen sepse nuk funksionon.
Si zhvillohet psikoterapia ne çift?
Para se te bëni një terapi ne çift është mire te jeni te vetëdijshëm se një rrugëtim psikologjik kërkon te jeni te gatshëm dhe te bashkëpunoni me psikologun. Bashkëpunimi duhet te bazohet ne një lidhje reciproke besimi, për këtë arsye një çift duhet te zgjedh një psikolog te cilit mund te besohet. Psikoterapia ne çift nuk është një psikoterapi individuale e cila zhvillohet me një nga dy partneret. psikologu do te këtë detyrën për te pritur atë qe ndihet i ndrojtur dhe te shpjegoje si do te zhvillohet puna e tij gjate takimeve.
Ne studion e tij, psikologu duhet te ofroj një vend te sigurt ku partneret mund te shprehin eksperiencat e tyre, ndjenjat dhe pikat e dobëta, pa u ndjere te gjykuar dhe te sulmuar. Psikologu duhet te dëgjojë mendimet e te partnereve sepse te dy janë te rëndësishëm. Te zgjedhësh te filloni një psikoterapi për te zgjidhur një krize ne çift është një vendim impenjativ i cili duhet te merret nga te dy partneret se bashku për te përballuar ne mënyrë ndryshe dhe te re problemet përmes ndihmës se psikologut.


Leave a Reply