Skenari: Iris Elezi & Thomas Logoreci
Aktore: Flonja Kodheli, Artur Gorishti, Fioralba Kryemadhi. Tinka Kurti, Guljem Radoja dhe Alban Ukaj.
Kohezgjatja: 100 minuta
Pas suksesit të tij në Çeki, Francë, Finlandë dhe Gjermani, filmi Bota do të shfaqet edhe për publikun shqiptar në Tiranë në Kinema Millennium. Premiera shqiptare e prodhimit më të ri kinematografik shqiptar, do të jetë më 13 nëntor ku do të jenë të ftuar të rëndësishëm, artistë e intelektualë. Ndërsa për publikun e gjerë projeksionet e “BOTA” do të fillojnë më 14 nëntor në kinema Millennium.
Filmi i Iris Elezit dhe Thomas Logorecit pati premieren botërore në festivalin e Karlovy Vary-it ku fitoi çmimin Fedeora si filmi më i mirw në seksionin Lindja e perëndimit. Aktorët protagonistë të filmit janë Flonja Kodheli, Artur Gorishti, Fioralba Kryemadhi. Tinka Kurti, Guljem Radoja dhe Alban Ukaj.
Historia e filmit sillet rreth një kafeneje simpatike të quajtur “Bota” ku punojnë Juli, Beni dhe Nora, ndodhet pranë një kënete të përhumbur, në buzë të një fshati ku ata ende jetojnë me gjithë familjet e tyre të internuara gjatë periudhës komuniste. Benika,një marrëdhënie jashtëmartesore me Norën e bukur dhe tani që rruga po ndërtohet, ëndërron si ta zgjerojë kafenenë e tij. Jeta e qetë e këtij fshati të izoluar pushon së ekzistuari me ardhjen e ekipit të ndërtuesëve të autostradës. Juli fillon të ketë ndjenja për inxhinier Milin, ndërsa shqetësimi I rritet për shëndetin e gjyshes së saj, Noje. Me mbarimin e autostradës të gjithë banorët festojnë plot hare e fishekzjarre. Por të nesërmen, Juli, Beni dhe Nora, duhet të përballen me një sekret të rëndësishëm nga e kaluara e tyre.
Që prej premierës botërore filmi ka fituar vlerësime maksimale për realizimin e tij. Tre mediat kryesore kinematografike, pas çmimit në festivaline Karlovy Vary-it: The Hollyëood Reporter, Screen Daily, si dhe Indieëire shkruan se “ BOTA është kafeneja në një cep të përhumbur të një moçalishteje, në një vend të izoluar të Shqipërisë. Atje kryqëzohen jetët e protagonistëve në këtë debutim imponues e bindës të Iris Elezit dhe Thomas Logorecit. Duke përdorur me mjeshtëri lokacionin gjenial të këtij peizazhi të shkretë, e të ndihmuar nga tingujt e vjetër të Tangos Shqiptare dhe të planeve të gjata e magjiplotë, regjisorët sjellin në një formë të përkryer atmosferën e një vendi ku e kaluara ende peshon mbi jetën e njerëzve.”
BOTA është një prodhim i kompanisë ERAFILM, me producente Sabina Kodra, i mbështetur finaciarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Ministria e Kulturës Italiane, Qendra Kombëtare Kosovare, Eurimages.
http://tiranaxxl.com/event/bota/


Leave a Reply