
Mundësi të shumta emigrimi për qytetarët e Kosovës po ofrohen nga shtetet e ndryshme në Evropë dhe botë. Një mundësi për të emigruar vjen edhe nga Suedia, e cila po ashtu ka shprehur edhe nevojat për t’u punësuar në sektor të ndryshëm.
Informimin për emigrim e ka dhënë edhe kandidati i vetëshpallur për president të Kosovës, Seremb Gjergji, i cili në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka shpërndar linkun e kësaj mundësie.
Si të migroni në Suedi
Aty Gjergji po bën thirrje që të shkohet në Suedi, duke ua sugjeruar qytetarëve që mos ta lëshojnë këtë rast.
“Emigro ne Suedi – Suedia pranon njerëz me këto profesione. Ambasada Suedeze është ne Pejton ne Prishtine. Aplikoni?” (sic.), ka shkruar Gjergji.
Një thirrje të tillë e pati bërë edhe zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi, i cili përmes një shpërndarje në rrjetin social Facebook u rekomandonte qytetarëve për të aplikuar në shtetin e Amerikës.
Bota Sot


Leave a Reply