
Martesat janë si një organizëm i gjallë i cili ka nevojë për ushqim dhe përkujdesje.
Ekzistojnë edhe rrugë të mesme që ju ndihmojnë të vendosni autoritarizmin tuaj në shtëpi pa qenë nevoja të ushtroni presion apo dhunë. Një martesë e suksesshme do të thotë të vlerësosh, të respektosh dhe të arrish të bëhesh “një” me bashkëshortin (en) duke hequr konceptin “unë” për ta zëvendësuar me “ne”. Mos thyeni pasqyrën e zemrës në marrëdhëniet familjare.
Dëshironi të keni një martesë të lumtur? Apo kërkoni përgjigjen e pyetjes “si mund ta bëj të lumtur burrin (gruan)? Ja disa përgjigje që mund t’ju ndihmojnë:
Vlerësoni bashkëshortin (en). Vendoseni bashkëshortin (en) në vendin e parë të jetës suaj dhe bëjeni të ndihet i tillë. Nëse veproni kështu, ai (ajo) do të ndihet i vlerësuar. Një bashkëshort i cili ndihet i vlerësuar nuk i jep shumë rëndësi gabimeve të bashkëshortes, kurse ai që nuk ndihet i vlerësuar i zmadhon apo vlerëson shumë gabimet e palës përballë. Dhe si rrjedhojë lind një lloj klime e tensionuar në shtëpi.
Të lëmë rrugën “unë” dhe të hyjmë në rrugën “ne”. Egoizmi është një element i rrezikshëm që përdhos lumturinë martesore dhe dëmton anijen e lumturisë. Është sikur të shndërrosh martesën në një fushë lufte ku përpiqesh t’ia imponosh palës tjetër mendimet tuaja. Martesa duhet të braktisë rrugën e unit dhe të hyjë në rrugën e përbashkët. Vetëm atëherë mund të zbukurohet. Nëse thuhet “unë do vazhdoj rrugën time”, atëherë nuk mund të ketë qetësi e lumturi në atë martesë.
Mos e shihni veten si një komandant. Mos e shihni bashkëshortin (en) si një ushtar i cili do të zbatojë urdhrat tuaja. As ju nuk jeni komandant e as bashkëshorti (ja) juaj ushtar, por bashkëshoqërues të një rruge.
Mos frenoni ndjenjat e bashkëshortit (es). Bëni të mundur që bashkëshorti (ja) juaj të shprehë lehtësisht, lirisht ndjenjat dhe madje zemërimin. Mos mendoni “çfarë do të thotë burri nëse ia them? Do të grindet? Më mirë nuk po i them asgjë” dhe ta mbani përbrenda. Mos harroni se tenxherja me presion shpërthen kur nuk ia nxjerr ajrin.
Mbyllini sytë para gabimeve të bashkëshortit (es). Mos kërkoni nga bashkëshorti (ja) të pranojë apo përkulet para çdo dëshire, kërkese tuajën si të ishte një robot. Edhe robotët mund të prishen dhe kompjuterët mund të marrin viruse.
Do bëhet si them unë. Mos iu drejtoni palës përballë me fjalë “bëje këtë, bëje atë, më dëgjo mua” duke menduar “do të bëhet siç them unë, sepse unë nuk gaboj asnjëherë”. Respektoni vendimet e tij (saj).
Tregohuni të sinqertë. Mos lidhni realizimin e dëshirave tuaja me bashkëshortin (en). Nuk janë të përshtatshme fjalë si “mua më pëlqen kështu, edhe ty duhet të të pëlqejë. Mua më duket më e bukur kështu, edhe ti pranoje. Do të shkoj atje, do të vish dhe ti”.
Mos frenoni ndërgjegjen tuaj me mendimin “të vije dhe ai (ajo) me mua, do ta paguajë shtrenjtë nëse nuk vjen” duke mos i njohur asnjë të drejtë palës përballë. Mos harroni asnjëherë se çdo sjellje e ka një dëmshpërblim mbrapa.
Mos e kritikoni. Në vend të fjalëve “Çfarë bëre përsëri, do çuditesha nëse do ta bëje mirë. Më ka gjetur belaja me ty” mund të përdorni fjalët “Të shqetëson gjë? Le ta zgjidhim problemin tënd. Problemi yt është problemi im”.
Mos thyeni pasqyrën e zemrës të bashkëshortit (es) për hir të familjes suaj. Nëse mendoni “edhe ai (ajo) nuk sillet mirë me prindërit dhe të afërmit e mi”, atëherë sjellja juaj do të shkaktojë te bashkëshorti (ja) ushqimin e urrejtjes ndaj jush dhe të afërmve tuaj. Në vend të shpërndarjes së farave të urrejtjes thurni urat e dashurisë. Për këtë bëni të mundur që bashkëshorti(ja) të ndihet si njeriu më i dashur për ju.
Mbyllni librin e të kaluarës. Lërini mënjanë ndodhitë e së shkuarës. Mblidhini mirë dhe hidhini në kosh. Sido që të jetë, dhimbjet e tyre kanë kaluar, ka mbetur vetëm kënaqësia. Ashtu siç ndotin ajrin gjërat e pista të nxjerra nga koshi i plehrave, ashtu dhe kujtimet e këqija të së shkuarës mund të prishin atmosferën e martesës suaj. /Start/Aisa Kokiçi/


Leave a Reply