
Të jesh xheloz do të thotë të vuash, ndërsa të jesh objekt xhelozie do të thotë të jesh vazhdimisht i frikësuar.
Xhelozia është reagim ndaj perceptimit të kërcënimit që ekziston në një marrëdhënie, që jo gjithmone bazohet në realitet.
Zakonisht, xhelozia krijohet nga perceptimi që njëri partner tërhiqet nga dikush tjetër. P.sh. femrat ndjehen xheloze për kohën që të dashurit e tyre e kalojnë në familje ose me hobin e tyre. Xhelozia është më intensive kur thyhet romanca, ngaqë partneri tërhiqet ndaj një personi tjetër. Në përgjithësi, xhelozia lidhet me ndjenjat e pabarazisë dhe papërshtatshmërisë në një marrëdhënie.
Ashtu si marrëdhëniet me afat te shkurtër (flirti) kanë më pak siguri se ato afatgjata (si martesa), si dhe individët me ndryshim kronik për mirëqenien e vet shpirtërore mund të jenë pre e xhelozisë që në fazat e para të marrëdhënieve. Po ashtu të predispozuar për të qenë të tillë janë edhe ata qe janë të varur nga marrëdhënia intime. Por xhelozia më e fortë dhe potencialisht më destruktive synon të rritet kur provon kërcënimin ndaj ekskluzivitetit seksual. Ka individë që ndryshojnë në varësi të faktit se sa rëndësi i kushtojnë ekskluzivitetit seksual.
Madje, janë disa dallime të mëdha kulturore në llojin e sjelljes që shkaktojnë xhelozinë seksuale. Sipas një studimi, e puthura shkakton nivel të lartë të xhelozisë seksuale tek hungarezët, vallëzimi dhe marrëdhëniet seksuale tek ish-sovjetikët, flirtimi tek jugosllavët, dhe fantazitë seksuale tek hungarezët.
Living.al


Leave a Reply