
Ndërsa disa të famshëm i kanë kthyer dasmat e tyre në spektakle publike, gjithnjë e më shumë çifte kanë zgjedhur të realizojnë ceremoni sekrete.
Brad dhe Angelina ishin çifti i fundit që fshehën martesën e tyre, por këtu kemi dhe nëntë të tjerët që thanë: “Unë nuk e kthej”, në cirk.
Jay-Z dhe Beyonce
Mbretëresha Bey dhe bashkwshorti i saj Jay Z kanë qenë gjithmonë një çift privat, por në vitin 2008 ata fshehurazi u martuan në banesën e Jay, Tribeca. Muajin e kaluar thuhet se Carter-Knowles kanë vendosur një unazë të re, në mënyrë të fshehtë, duke rinovuar betimet e tyre në Evropë, pas On The Run Tour.
Gisele Bundchen dhe Tom Brady
Supermodelja Gisele Bundchen nuk ka planifikuar një por dy dasma sekrete në vitin 2009. Ceremonia e parë e çiftit u zhvillua në Santa Monika në një kishë të vogël katolike, ndërsa e dyta u mbajt në Kosta Rika, shtëpia e pushimeve e çiftit. Pesë vjet më vonë, më në fund në instagram doli një foto e fustanit, por stilisti është ende i panjohur.
Agyness Deyn dhe Giovanni Ribisi
Supermodelja Agyness Deyn dhe ylli Friends Giovanni Ribisi kanë mbajtur lidhjen e tyre të fshehtë për një kohë të gjatë, deri në vitit 2012 kur ata u martuan. As familja e saj nuk kishte dijeni për lidhjen.
Blake Lively dhe Ryan Reynolds
Edhe dasma e Lively and Reynold’s në Karolinën e Jugut, e cila u zhvillua në plantacionet Boone Hall në shtator 2012, nuk u bë publike. Gjithsesi thuhet se fustani që Lively ka veshur i përket Marchesa.
Kerry Washington dhe Nnamdi Asomugha
Kerry Washington është treguar gjithmonë e heshtur në lidhje me jetën e saj private, dhe martesa e saj me Nnamdi Asomugha nuk bëri përjashtim. Sipas certifikatës së dasmës, të dy u zotuan në Hailey, Idaho në qershor 2013. Çdo gjë tjetër mbetet një mister.
Leighton Meester dhe Adam Brody
Leighton Meester dhe Adam Brody shokuan fansat kur u përhap lajmi në lidhje me martesën dhe ceremoninë e realizuar në Kalifornin Veriore në fillim të këtij viti.
Olivia Palermo dhe Johannes Huebl
Olivia Palermo e dha lajmin e dasmës së saj me modelimin Huebl nëpërmjet Instagram-it në fund të qershorit. Olivia mbante veshur me elegancë një fund të Carolina Herrara me një çarë të madhe. Huebl e bëri të qartë se ky ishte vetëm i pari i një varg dasmash, kështu që bëhuni gati për një tjetër martesë të fshehtë.
Galeria e imazheve
Living.al


Leave a Reply