Per cudine e nje endre, Mistos gati sa nuk i ra pushim
zemre,u ngrit nga krevati i llahtarisur i friksuar dhe shume i
inatosur,gjat gjithe nates nuk konceptoi dot qe ishte ne
ender,pamjet e gjalla qe pershkoi nuk donte t’i besonte qe s’ishin te
verteta edhe tani ku se bashku me te shoqen pinin kafe ne ballkonin
mbushur me jargavane,i dukej se endra e tij vazhdonte,Mistua s’fliste
as nje fjale,rufiste kafene si nje rrobot dhe gjithe qenia e tij
jetonte me ate te llahtareshmen ender qe e kish munduar tere naten.Te
dridhurat i vazhdonin,dhe nje rrenqethje ndiente ne tere qenien e
tij.Ai, gati sa nuk lotonte,dhe per as nje cas nuk donte ta besonte.
Ore burre i tha me se fundi Liza,po c’ke qe shikon i
shushatur,pse s’thua nje fjale,c’bluan ne tru, ku e ke
mendjen…hajde me thuaj c’te mundon…a mos je duke shikuar me sy
hapur ndonje ender ?
Mistua,ashtu sic ishte i trallisur ju duk cudi, dhe me nje
here pyeti Lizen si i zene ne faj….po ti nga e di qe kam pare
ender ..Liza,me filxhanin e kafes ne dore i thote te shoqit…ti,ende
je duke shikuar ender…po hiqe prej andej mendjen o i zi…endra
eshte ender.
Nga ballkoni i tyre dukej e pa fundme bluja e detit,ullishtat
dhe gjelberimi i tyre,jepnin mbi suprinen e tij nje pamje sa
fantastike aqe dhe te gezuar,horizoni ishte teper i kthjellet dhe
ajri ishte mjaft i filtruar,nata pat qene e fresket,dhe pak e
lagesht,oksigjeni i ajrit ishte ate mengjez shume i paster dhe i
filtruar,mushkerite e njerezve ishin plot oksigjen…po Mistos,ju be
nje lemsh ne gryke dhe nga ajo ender e flamosur s’po pergjigjej ende
te shoqes e cila e ngacmonte cdo cast mbasi ai rinte si guak.
Po,nuk dua ta besoj tha me se fundi,si pergjumesh Mistua i
shkrete,une vazhdoj te vuaj ate llahtare edhe tani qe te kam para
sysh…i tha Lizes,dhe mbasi la filxhanin ne tavolinen rrumbullake te
vogel te ballkonit, Ju hodh te shoqes duke e perqafuar e puthur me
nje zjarrm te papare….gati sa nuk qante nga gezimi.
Liza,s’ishte as tek te tridhjete e pesat,ndersa Mistua i
shkonte vetem pese vjet,kishin gati dhjete vjet martuar dhe ende
s’kishin nje femije,e kishin qe te dy merak,ishin vizituar dhe u
ishin shtruar shume here analizave,bile mbasi kishin vuajtur kaqe
shume u ishin merzitur doktoret dhe shpresat bashke, kishin muaj qe
vizitonin plakat magjistrica duke bere magji,por edhe neper jevgat
duke shikuar filxhanin e kafese,me pak fjale e vuanin mugesen e nje
femije c’fardo qe te ishte.
Per cudi,me gjithe shterpesine e saj, Liza cdo dite behej me
e bukur,ajo nuk u prish as nje here ne fytyre,i ruante linjat e
trupit dhe bukurine ashtu sic erdhi nuse,ajo ne fillim e donte shume
Miston,por me kalimin e kohes,mendonte dhe kishte bindje se ai ishte
fajtori qe ata s’kishin nje femije.Liza,me gjithe qe doktoret thonin
per nje sterilitet te te dyve,ajo,kurre nuk besoi…thoshte ne shpirt
se ai ka faj,une jam,ne rregull.
Perpiqej ajo,te sillte tek i shoqi,ate ngrohtesi,dhe as nje
here kurre nuk i shkonte mendja te bente ndonje te pa bere,sic bejne
ne te shumtit e rasteve,gra qe vuajne nje gje te tille.
Po,he se me plase i thote se fundi Liza,e cila,me zor
qendronte ne krahet e te shoqit,c’ishte ajo ender…jo joooo,nuk
mundem i tha gati me te qare i gjori Misto,dhe duke e shtrenguar me
fort,fillloi ta puthte me shume passion ne gushe ne gjoks ne
gjinj…e ne faqe,duart here i kalonte poshte vitheve e here here ne
organin gjenetal femeror…aty mbi ballkonin e vogel,ku ngastrat e
jargavaneve leviznin sa andej kendej nga mpleksja e kembeve te
dyve,Lizes gati sa nuk i ra te fiket…dhe e e terhoqi te shoqin fort
nga krahet dhe nga porta e ballkonit qe ishte hapur ju drejtuan te dy
krevatit me nje deshire si ahere kur ishin te rinj dhe te porsa
martuar…Liza,ishte stremebekuqur keq dhe nuk mund te fliste as nje
fjale…Mistua,i rrembyer nga epshet po i dilnin jarget nga goja dhe
me nxitim ndihmonte Lizen t’i zberthente rrobdishanin…!
Liza,e vuante shpesh,gjendjen e tij,por dinte qe edhe
ai,Mistua,vuante per Lizen,se ne aktin final…ata te dy…per cudi
ne keta vjet nuk ndien ate qe ndien sot…te dridhurat e te dyve,bene
qe per disa minuta rrjesht,te mos degjonin te rahurat e zemres se
tyre…mbasi ato jehonin si nje kambane…dhe kryesisht kraharori
Lizes,gjijte e se ciles kishin permasa e nje bukuri te
jashtezakoneshme,benin te hidheshin perpjete me te njejtin
ritem…frap-frap-frap..! Mistua,ishte shtrire permbys….dhe per
momentin kujtoi se dha shpirt….!
Endra….endra….endra…peshperiste i ziu Misto,dhe i
lumturuar si as nje here,ju duk vetja se sot pikerisht….mbasi u
bind se edhe deshirat e te shoqes ishin kompletuar,sot po sot…duhet
te arrinin te mbillnin ate qe kishin vite qe prisnin, dhe ishin te
bindur te dy se si sot as nje here kurre nuk kishin ndier ate qe
ndien ne keto caste,per disa vjet rradhazi.
Mbasi, mori veten Mistua,si edhe Liza,shkuan ne banje u
pastruan,dhe aty per aty,Mistua,filloi te rrefeje duke ju dridhur
ende kembet…jo vetem nga akti seksual…por edhe nga llahtara e
endres te cilen e jetonte akoma.
Mu be ne ender e dashur grua,sa gjithe naten dhe tani qe e
kujtoj s’dua ta besoj…jam dhe ndjehem shume i
llahtarisur,besome,une te dua kaqe shume,dhe m’u duk sikur te humba
fare.Po he more te marte djalli me thuaj,si e pe ate te shkrete e si
me humbe per pak…!
Po ja ! M’u be sikur,ti ishe krejt e zhveshur,dhe dikush
donte te te rrembente,ai,ishte nje burre i fuqishem,me nje kale te
bardhe per dore,ai me thote qe Lizen do ta mar une se t’i sje i zoti
per te…,po fole,do te te mbys me keto duar,egersia e atij
burri,tere lesh me mjeker e me mustaqe te gjata,dhe me nje trup si te
Herkulit,mua me ore te tera me llahtarisi,une i lutesha,aman
zoteri…c’keni ju me gruan time…po ku degjonte ai,here me godiste
mua,e here me shtynte andej…une te kisha kapur fort nga dora dhe
nuk te leshoja….ai,maskarai,ne nje dore kishte kapistren e
kalit,dhe ne doren tjater,te kishte kapur ti nga floket…une
perpiqesha te te hiqja nga duart e tij..ndersa ai,me terhiqte zvare
bashke me doren tende nga floket e tu…e here here me godiste me
gjysem te kapistres se kalit….lere te thashe me thote….lere,se te
mbyta…une lutesha,vetem lutesha,rrashe ne toke dhe lutesha aman
more njeri,lerme,kjo eshte gruaja ime..po ku degjonte
leshgjati…gati sa s’me byti….u tmerova edhe tani ende se
besoj…Ai, filloi te te perkedhelte gjinjte e tu pa pyetur fare per
prezencen time …une s’kisha fuqi t’a kundershtoja..!Po me pas
pyeti Liza.?…me tha qe ti as ke qene e as je i zoti per te…une
do bej nje femije me te dhe pastaj,mere perseri…apo jo moj Liza…?
Nuk di une…sikur the ti,…Mistua e ka ne dore,…une jam gruaja e
tij,por une di qe une jam pjellore,,,ndersa Mistua e di dhe vete qe
ka faj…ai, eshte steril dhe jo aktiv…! Apo jo more Mistooo sikur
me the ti..Une te veshtrova me inat,ama nuk te leshoja nga dora.
Po,c’thua keshtu o grua,ne doktoret na gjeten te dyve njesoj
si ti edhe mua…aman te keqen thuaji te te leshoje,dhe shko
vishu,aman more njeri…lere gruan te vishet…do pushosh apo te te
kepus zverkun…me kanos leshgjati,dhe nga brezi nxori nje kame nga
nje mill te argjente doreza e se ciles…vetetiti….atje me ra te
fiket…dhe ai,filloi te te vishte e te te hipte mbi kale…une i
alivanosur…sic isha me duket se mbaja vetem kapistren e kalit pa
mare vesh se c’behej…qaja me denese…dhe me vinte inat se dhe
ti..mu duk se ishe dakort te ikje me te….edhe tani qe e kujtoj per
shpirt te nenes tmerohem tha i ziu Misto…! Une kur u zgjova kasha
vetem kapistren e kalit ne dore….Juve ju humba…pergjithmone.
More,paske hequr keq o lumezi,po te isha une nga ato,s’kisha nevoje
te mbahesha nga kapistra apo jo Misto si thua ti, ate qe te ben
gruaja nuk ta ben Perendia thote populli….po ja sot doli me duket
endra…une kam besim se ne kemi porositur nje femije…une ndjeva
nje lumturi te pa pare tha Mistua,dhe bindem plotesisht…ti se
shpejti behesh nene,as nje here kurre doktoret nuk na kane prere
shpresat,edhe magjistaret por edhe jevgat apo jo ? Jo kurren e
kurres. Te gjithe cuditen me shterpesine tone tha Mistua…me
shterpesine tende thuaj tha Liza…!
Muhabeti mori te care,Liza i thoshte se une jam shume ne
regull,ti Misto,s’ke qene kurre si sot…as ti i tha Lizes Mistua,si
sot kurre ndonje here…! Te lutem lere kete muhabet tha Liza me
inat,s’ke faj ti fajin e kam une,qe nuk te ndava duke e ditur mire qe
fajtor je ti…jo ti e jo une,ata u mberthyen keqas si as nje
here…Te lutem mos u shqeteso,i thote me butesi dhe embel
Mistua,aman se sot thame qe ishte ndryshe nga heret e tjera…do
poktisim nje femije…dhe po u shqetesove ti Liza, e paguajme te
dy…me mire le te shqetesohem une tha i gjori Misto…Po, ti te
shqetesohesh,se ti je shterpe…tha Liza tere inat…prandaj mbylle
kete muhabet e mos me caj koken degjove…se edhe te kem ngele
shtatzane sonte ti me ben qe t’a humbasim fare….Aman,t’u befsha
kurban,mos na ben nonje te pa bere…aman te bej rixha i tha i
shkreti me lot ne sy…hajde te te puth…aman te keqen…O,me
c’mende fare,edhe sot e zeza une,qe ndjeva nje gje tjater…edhe sot
me ben jeten te zeze…ke gjetur mua…qe s’te tradhetova kurre,e ben
keshtu….??? Aman,mos m’u merzit….se akoma me duket sikur leftoj
me qafeleshin,akoma me duket se te kam humbur…po me c’mend endra,me
duket e gjalle…te humba fare.Kapistra..kapistra…fliste si percart
Mistua. Ha haaaa qeshte Liza,e kenaqur,ne syte e se ciles,ndriconte
shprese dhe dinakeri…!
Po,keshtu thua ti tani,po qe pare me the qe e ke ti
fajin….ne nje kohe qe ti e di vete kush eshte fajtori apo jo ?
Jo,kete se pranoj se ja sot psh…eshte e vetmja e sigurte qe do
ngelesh shtatzane,kete ma thote shpirti..tha Mistua…haaa haaaa tha
Liza mos ta ka thene mbreme qafeleshi o i zi…! Lerme te lutem mos
ma kujto me aman te keqen tu befte Mistua..i ra me gjunje dhe i
kerkoi te falur per shqetesimin…po thuaj moj e shkrete se do vije
sahati per cdo pune …ja mot ose per nende muaj do jemi me
femije….! Po per kete kam bindje te plote tha Liza….!
Keshtu,kaluan dy tre ditet e para,te dyve mendja u rinte
atje,te bindur plotesisht se me se fundi,zoti gjykoi edhe per ta,u be
sebep endra i thoshte Mistua te shoqes,te kishte dale me shpejt
qafeleshi,ne do kishim djalin a vajzen mashalla apo jo e dashur
Liza…? Po,ashtu do ishte…po endra eshte ender o
derezi,qafeleshi,jot te shtyu te behesh ndryshe nga c’ke qene…une
do kisha shume deshire qe te shikoje pernate endra te tilla,dhe do ta
ndieja veten te lumtur ! Pse,me thua keshtu,moj e dashur,une perpiqem
te te bej te lumturuar gjithmone….po po e di,por jo si sot,te lutem
Misto,shiko sa me shume endra te tilla ahere une jam me se e
lumturuar…ti vete e di qe e ke fajin,pse s’te thashe gje edhe
sot,besoj e kupton,qe sa me shume endra te shikosh,aqe me shume une
te dua ty…ah edhe ai qafeleshi…pse paraqitet nje here ne dhjete
vjet….po tani qe mbajte kapistren e kalit besoj do duket me
shpesh….i tha Liza si me ironi…JO, c’me thua keshtu,une po e
pashe edhe nje here ate…une vdes fare nga frika…ti me don qe te
vdes…Jo,ne asnje menyre…po te te trembi sa me shume,ahere une jam
e lumturuar…boboooo mos me del edhe sonte tha Mistua,i trembur…ne
do zoti te te dale cdo nate tha Liza.!
Liza,pa mbushur java sikur ndryshonte dita dites,mendoi qind
per qind se kishte ngele shtatzane,kete ja tha edhe te ziut Misto…i
cili e priti me kenaqesi,dhe duke u kapardisur… ithote:te thashe qe
une nuk kam faj…jam pjellor…ashtu si edhe une tha Liza,po ti e ke
pjellshmerine sa shikon endra…ndersa une me cdo kohe. E di moj e
uruar tha Mistua,po edhe une nuk e dua te jem Misto vetem kur shikoj
endra te keqia,po ja qe cdo gje eshte ne urdherat e zotit,ai
solli,leshgjatin,kalin kapistren…qe une te jem Misto !
Me duhet te shkoj ne doktor,i tha te shoqit ajo,te shikoj
ecurine e shtatzanesise…Po patjater i tha Mistua,po mire eshte te
shkosh tek doktoresha,e jo tek doktori…sic kemi bere edhe me
pare…mire ne regull,te griu dhe xhelozia o i zi…e s’ishe i zoti
te me shpetoje nga leshgjati po te ngeli kapistra e kalit ne dore…e
tani me thua shko ketu e shko atje.! Une e di vete ! Ne regull moj
zemer i tha Mistua dhe e kapi nga zverku,i uli koken rehat mbi
parakrah dhe e puthi i permalluar me lot ne sy…,te lutem aman,ki
kujdes tani qe je shtatzane…mos u lodh,une do t’i bej te gjitha,ti
do rish shtrire ne krevat,he. ..te keqen Mistua !
Liza,shkoi tek doktoreshe P,e cila ishte me e degjuara ne
qytet,por edhe si kliente te saj…! Liza i thote doktoreshes qe kam
bindje te plote se kam ngele shtatezane kete rradhe….Doktoresha me
njehere dyshoi,se mos Liza, kishte bere ndonje tradheti
bashkeshortore,mbasi Miston e njifte mire dhe e kishte vizituar disa
here,dhe dinte qe ai i shkreti ishte steril…!
Mbasi,e vizitoi mire e mire,dhe Liza i spegon ciklin e muajit
te fundit te mesturacioneve,doktoresha me dhimbje i tha qe nuk ke gje
moj grua keq me vjen…po Liza kembengulte ne te saj…uh te lutem
shikome mire…une po ndryshoj cdo cast edhe ne fytyre edhe ne
anjtjen e gjinjve,te kembeve…c’me thoni keshtu…me vjen keq..une
jam me barre,une e kuptoj ! Liza !…mos kembengul,une te dua dhe
ndjehem e gezuar qe ju te keni ngelur shatezane…por po te them,qe
me Miston,kurren e kurres nuk mund te beni femije…ai,eshte
steril,dhe i spegon Lizes me embelsi dhe me dashuri..fenomenin e mos
aktivitetit te tij…Mistua,eshte produktiv,dhe me hormone
mashkullore ne rregull,por ne aktin final,spermatozoidi i tij nuk
mbrin ne destinacionin perfundimtar dhe eshte i avashte,ne momentin e
duhur,keshtu qe ai, ngordh ne rruge e siper…ju me ane te nje
injeksioni,mund te ngeleni shtatezane,sic u kemi thene edhe te tjera
here.ose me kampionin e tyt shoqi,ose me nje te mare gjetke….!
Liza,kembenguli,dhe nuk donte te degjonte c’thoshte
doktoresha…u pershendet me te,dhe u kthye ne shtepi…! Mistua e pa
te merzitur,dhe menjehere e pyet…he moj te keqen c’te tha
doktoresha..??, ajo me nje here i pergjigjet..kete rradhe nuk ke
gabuar…ke goditur ne shenje….haaaa haaa haaa tha ne kulmin e
gezimit Mistua,dhe e rremben,te shoqen drejt krevatit..me deshiren e
pa pare per te bere seks…kujdes bebin i tha Liza,se me sa shikoj
mbas endres je bere i pa permbajtshem…hajde ja ku me ke…dhe
Liza,duke menduar,se ai, do ishte si naten qe kishte pare ender,nuk
nguroi te xhvishej vete shpejt e shpejt dhe ra shtrire ne
krevat….Mistua filloi,ta puthte nga barku,dhe me kujdes se mos
shqetesonte bebin filloi te kryeje maredhenie seksuale me nje
here….Mistua,hiqte me zinxhire…e Liza,lexonte gazeten…nje akt i
ftote,pa as nje lloj zjarri te brendshem a deshire…Mistua si erdhi
edhe iku reth saj….Liza,i thote,kur nuk ke pare ender c’kerkon….?
U ndane nga njeri tjatri,pa as nje lloj humori,u veshen me
kujdes dhe Mistua si i zene ne faj…i thote: Mire zemer,dalim ne
ballkon dhe pime nje kafe…JOOO i thote ajo…shtrihu ne krevat se
ndoshta vjen serish leshgjati….!
Te nesermen Liza,ishte bere bishe dhe i qendroi te shoqit
tere turinj… shkon perseri tek mjeku gjinekollog qe punonte ne
poliklinike, Dr. M, i cili e njifte edhe Lizen dhe Miston por edhe
historine e tyre…!
Doktor,kete rradhe jam shatezane…bindu per cdo t’ju
them….Doktori,psikologjisi me nje here deshiren dhe ashpersine e
saj dhe ben me shenja te largohet infermjerja qe i sherbente…!
Degjo doktor,mos me thuaj qe nuk je shatezane,as desheroj te me
vizitosh,por degjo c’me ka ndodhur me tim shoq….te lutem degjome
deri ne fund…une e di qe ai eshte fajtori,por ja qe perendia me
ndihmoi dhe arrita qe te jem edhe une nene…!
Doktori,qeshi nene buze dhe pa te keq i thote: nene.?..Ju
kurre, nuk do beheni me Miston,ai fatkeqesisht ka nje ipotence te
theksuar…sic ju kemi thene shpesh…ai,nuk e ka
aktive…asgje..prandaj mos humbni kohen…!
Degjome doktor c’na ka ndodhur….dhe Liza, dhe filloi te
rrefeje nje per nje e fill e per pe endren e Mistos,friken e tij, si
edhe burrerine e tij,mbasi u bind se ajo ishte vec nje ender…kur
kreu aktin me te…pikerisht mbas asaj endre te llahtaresheme !
Doktori,buzeqeshi,Lizes ju ndez fytyra…shtrihu ne krevatin
gjinekollogjik I tha doktor M,ke nevoje te domosdoshme qe yt shoq te
shikoje endra te tilla,por fatkeqesisht po ju them qe ende nuk besoj
se jeni shtatezane….po une ndjeva dhe ndiej ndryshe nga cdo here
cdo gje …mos me thoni doktor se nuk kam ngele tha Liza dhe dy si
curila lot ju leshuan mbi faqet e saj te kuqe…une dua te behem
nene ! Po ! te kuptoj,dhe pa tjeter duhet te behesh nene !
Po ! do te behesh i tha doktori,pa tjeter dhe pikerisht kete
rradhe. Mbasi e vizitoi,i spegoi asaj se me kot mundohesh,jo vetem qe
s’ke ngele shtatzane, por psikologjikisht po peson stresse te pa
imagjinueshme qe do te rrendojne ne hormonet e tua,ne mos une,ju
duhet te gjeni nje partner tjater domosdo,qe Mistos ti dali endra me
te vertete dhe ju te beheni nene…ndersa ai, “baba”i femijes
suaj.S’ka kohe te mendoheni…sa me shpejt…jeni Ju ajo qe zgjidhni
ceshtjen…ditet e shatatzanesise suaj duhet te perkojne me enderen e
Mistos apo JO ?! Ua,c’me thua doktor…une se kam tradhetuar
kurre…ndoshta edhe ai juve i tha doktori,por ju qe te dy doni dhe
keni nevoje per nje gje te tille,zgjidhe ceshtjen e mos u
mendo…lutju gjithmone Mistos me pas te shikoje endra te
tilla.mendohu dhe me thuaj…Diten e mire…doktori hapi deren…dhe
thiri infermejeren…duke i thene…mbushi gjashte dite raport,Liza
ka ngele shtatzane…ua…bertiti infermjerja…me gezove…me kenaqe
shpirtin…gjithe qyteti do kenaqet me kete shtatzanesi tenden…ju
jeni cift ideal…!
Te nesermen gjithe qyteti,e mori vesh se ata mbas dhjete
vjetesh do beheshim me femije….!
Duke u gdhire e shtuna,aty nga ora tete e mengjezit…Liza
trokiti ne shtepine e mjekut,i cili ishte beqar dhe nje varvat i
veretete…!
Doktori per Lizen,mbas aktit final…ishte njeriu qe shikon
endra ne cdo cas !
Mbas nende muajsh,ne kujdestarine e dr M,Liza, lindi gocen e
saj te cilen e pagezoi me emrin e shenjte Endermira me deshiren edhe
te Mistos..!
Mistua,per Endermiren jepte edhe jeten !Ajo,ishte nje vajze
me plot bukuri !
pJp_nendor 2005/USA
pJp
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply