
Nëse dëshiron të dish se ari që ke blerë, apo të kanë dhuruar është i vërtetë, ka disa mënyra për marrë vesh pa e çuar te argjendari. Më saktë, ndiqni këto këshilla:
1.Së pari vëzhgojeni me ndonjë lente zmadhimi se mos ka ndonjë shenjë përmbi, që tregon karatët apo pastërtinë e arit. Nëse s’ka, me siguri është ar fals. Përgjithësisht, objektet e mbuluara në ar nuk janë më pak se 9 karat.
2.Tjetër mundësi është edhe ta kafshoni unazën, apo gjerdanin që ju kanë thënë se është prej ari. Më pas duhet të kontrolloni shenjat e lëna nga dhëmbët: sa më të thella të jenë, aq më i pastër është ari. Gjithsesi, kjo metodë s’është fort e këshilluar, sepse mund të dëmtoni dhëmbët.
3.Gjithashtu mund të testoni edhe me magnet. Mbajeni atë afër metalit dhe nëse tërhiqen me njëri-tjetrin, atëherë është fals, sepse ari nuk reagon ndaj fushave magnetike. Sidoqoftë, jo domosdoshmërish mund të mendohet se është ar, edhe nëse s’tërhiqen, pasi mund të përdoren metale të tjera diamagnetike.
4.Kërkoni një pjatë qeramike pa smalt dhe fërkojeni mbi të objektin që pretendohet se është ar. Nëse lë shirita të zi, do të thotë se ari është fals, përndryshe nëse lë shirita të artë, atëherë objekti është i përbërë nga ari i vërtetë.
5.Vendosni objektin tuaj në një sipërfaqe hekuri të paoksidueshëm. Hidhni një grimcë acidi nitrik mbi ar dhe vëreni reaksionin e acidit. Nëse materiali bëhet i gjelbër, atëherë objekti është i përbërë nga një metal bazë, por i mbuluar me ar. Nëse materiali merr ngjyrë qumështi, atëherë është i përbërë nga argjendi dhe i mbuluar me ar. Por nëse nuk ka asnjë reaksion, atëherë objekti është vërtet ar i pastër.


Leave a Reply