
Gjithë bota e pa qartë katrahurën që ndodhi në Beograd, në takimin Sërbi – Shqipëri, e vlefshme për kualifikimin në grup, për Europianin Francë – 2016. Dhe për të gjithë është e qartë se ishin sërbët ata që “gatuan atë çorbë” që përfundoi me ndërprerjen e takimit. Futbollistët cilësorë në Europë, si Bekham, Messi (me bluzën me shqiponjën dykrenore), Gatuzo, Ronaldo, Ibraimoviç, Drogba, apo edhe Baloteli (i veshur me bluzën e përfaqësueses së Shqipërisë), kanë dënuar sërbët për dhunën e ushtruar duke u dhënë të drejtë shqiptarëve (në se janë të vërteta deklaratat e tyre të publikuara). Vetëm Presidenti i UEFA-s, francezi Platini, bën sikur nuk e sheh këtë dhunë. Ai e justifikon dhunën si nxitje të dronit me simbolet kuq e zi dhe figurat e dy njerëzve të shquar, Ismail Qemalit dhe Isa Buletinit, kur ky dron fluturoi në stadium, duke anashkaluar momentet nga hedhja e sendeve të forta dhe çashkave tymuse në fushë deri në fluturimin e dronit. Dhe zoti Platini e bën të qëllimshme çdo gjë.
Kam patur simpati për Platinin – futbollist, me mendje e kam përkrahur zgjedhjen e tij për kreun e UEFA – s (me gjithë rezervat që kam patur), por të gjitha këto i kam fshirë tani për deklaratat e tij mbas takimit Sërbi – Shqipëri. Disa nga gabimet që mendoj (për mos të thënë faje) po i rendis më poshtë.
1 – Z. Platini nuk është anëtar i Komisionit të Disiplinës, dhe nuk ka të drejtë të deklarojë që do dënohen si Sërbia ashtu edhe Shqipëria. Është komisioni i disiplinës ai që gjykon dhe përcakton. Në këtë mënyrë z. Platini ndërhyn direkt në kopetencat e Komisionit të Disiplinës, duke përcaktuar paraprakisht edhe vendimin e këtij komisioni. Ky është një lloj diktati i z. Platini për masën e dënimit që duhet të marrë ky komision.
2 – Z. Platini me fjalë pohon se është për futbollin e shteteve të vegjël, sepse pati dhe ka nevojë për votat e këtyre shteteve. Faktikisht ai është kundër futbollit të shteteve të vegjël. Këtë po e tregon më së miri me këmbënguljen që tregon për dënimin e Shqipërisë.
3 – Z. Platini bën një gabim tjetër duke deklaruar se Cana do të dënohet deri 18 muaj. Edhe këtu jep vendimin para se të bëhet gjyqi. Kjo tregon ashiqare se z. Platini kërkon të dobësojë Kombëtaren Shqiptare. Atij i djek fakti që Shqipëria ka katër pikë mbas dy ndeshje dhe do të bëj shtatë pikë mbas kësaj ndeshje, duke qenë lider i padiskutushëm i grupit. Ky fakt rezikon të lërë jashtë kualifikimit ose Portugalinë, ose Danimarkën, ose Sërbinë. Por z. Platini më tepër i djek kjo e treat, “e dashura e tij”, Sërbia.
4 – Njihet tashmë prej kohësh, qëndrimi i Francës, në përgjithësi, në përkrahje të Sërbisë. Z. Platini me këmbënguljen për dënimin edhe të Shqipërisë, bën “harakiri”. Ai harron që është francez dhe e diskrediton më tepër qëndrimin e shtetit të tij. Por tashmë, mbasi ka deklaruar, versionin e tij, mund të jetë kujtuar për këtë fakt, por është vonë. Ai edhe mund të trhiqet (ashtu do të jetë në të mirë të tij), por duhet të shkelë mbi veten e tij, çka nuk e ka bërë deri më sot, se nuk ka guxim.
5 – Z. Platini fajëson dronin me simbolet kuq e zi, si shkaku i fillimit të trazirane, por harron diçka “të vogël”. Kush e lëshoi këtë dron. Për këtë ende nuk ka fakte. Deri më sot vetëm supozime, pra z. Platini mbështetet mbi supozime.
6 – Z. Platini e mbështet mendimin e tij në thënien “ Po sikur droni të kishte bombë….”. Këtu bën gabimin tjetër dhe nuk pranon “Po sikur mjetet e forta të hedhura në fushë të kishin bombë?”. “Po sikur fuçia dyqind litroshe e futur në stadium nën hundën e policisë ( policia sërbe kërkon “gjilpërën” në çantat me tesha të shqiptarëve dhe nuk vë re një fuci dyqind litroshe që hyn në stadium, pa asnjë pengesë), të ishte mbushur me dinamit, çfarë do të ndodhte?” Dhe së fundi atë që kanë thënë të tjerët më parë, “Po sikur alla të kisht k…,?, çfarë emri do i vinte z. Platini. Me “sikur” ne shqiptarët nuk shkojmë as në hale, z. Platini, se mendimi juaj me “sikur” të çon në përfundim të gabuar.
7 – Z. Platini në fajësimet e Sërbisë rendit disa të tilla, por harron atë më kryesoren, dhunën e ushtruar ndaj futbollistëve të Përfaqësuese Shqiptare si nga tifozët e çmëndur sërb ashtu edhe nga personeli i ruajtësve të rendit, çka del qartë në disa foto të publikuara. Kësaj i thonë të kërkosh qimen në mullarin e kashtës dhe të mos shohësh traun që është para teje.
Së fundi dua t’i them z. Platini që të ndjekë regjistrimet e derbit të Beoradit midis “Partizanit” dhe “Yllit të kuq”, ndeshje kjo e ndërprerë për parrullat raciste dhe dhunën midis tifozëve. “Ujku qimen e ndëron por zakonin s’e harron”, është një shprehje popullore shqiptare, z. Platini. Janë sërbët ata që e kan në gjak dhunën dhe jo shqiptarët që në asnjë takim nuk janë cilësuar si të dhunshëm.
I bëj tirrje z. Platini që të reagoj drejtë, ashtu si i takon një drejtuesi të UEFA-s.
Vlashi Fili, Filadelfia – USA.
19 Tetor 2014


Leave a Reply