GazetaExpress
Kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana, kryetari i FSHF-së, Armando Duka dhe trajneri italian Giano De Biasi, në një deklaratë për media kanë qenë të qetë duke dhënë më shumë mesazhe për qetësi
Pavarësisht entuziazmit të tifozëve përfaqësuesit e kombëtares shqiptare kanë qenë të matur në deklaratat e tyre që kanë dhënë në Rinas.
“ Pasi që ne e kemi gjetur veten të sulmuar jo vetëm nga tifozët por edhe nga masat e sigurimit të stadiumit vendosem që të shkojmë në dhomat e zhveshjes dhe u mblodhëm me delegatët e UEFA-s. Pasi u analizua gjendja fizike psikike, të sigurisë për një përfaqësim te të dy vendeve vendosem që mos të vazhdojmë ndeshje”, ka thënë Cana.
“Ne për ato minuta luajtëm me kokën lart. Tani xhirimet i ka UEFA dhe se besoj që ata do të marrin masat e duhura”.
“Marrëdhëniet mes dy federata dhe dy skuadrave kanë qenë mjaft të mira. Besoj se ne duhet të mbajmë kokën lartë, por shpresoj se kjo që ndodhi të mos përsëritet më. Ne duhet të ecim të bashkuar”, theksoi Cana.
Presidenti i Federatës shqiptare të Futbollit (FSHF), ka thënë se futbolli ka humbur, por sipas tij, futbollistët e kombëtares shqiptare kanë përfaqësuar kombin shqiptar.
“Realisht jemi të lodhur nga të gjitha gjerat që kanë ndodhur sot. Futbolli ka humbur, por futbollistët tonë kanë respektuar rregullat dhe lojtarët kanë përfaqësuar kombin tonë”, ka thënë Duka.
Leave a Reply