
Silvia Bencivelli
Nuk do të ndalemi, ose të paktën nuk do të ndalemi përgjatë këtij shekulli. Sepse specja jonë nuk ka aspak dëshirë që të ndalojë rritjen. Njerëzit që do të popullojnë Planetin Tokës do të jenë gjithnjë e më shumë, duke arritur shifrën e frikshme të 12.000.000.000 (milliard) deri në vitin 2100. Është rezultat i një analize të kryer nga demografët e Universitetit të Uashingtonit, mbi të dhënat më të fundit të Kombeve të Bashkuara – është botuar në revistën “Science” – për të rishikuar të gjitha vlerësimet mbi popullsinë e botës.
Në veçanti, kërkimi çmonton mitin e vitit 2050, si vitin e kulmit të rritjes sonë, që do të thotë se është momenti në të cilin njerëzimi duhet të arrijë maksimalen e vet ne rreth nëntë miliardë njerëz, e që më pas do të fillojë të tkurret. Jo: “Ka një probabilitet prej 70 për qind që kjo nuk do ndodhë fare – thotë Tery Adrian Raftery, autor i studimit – kështu që tema e rritjes së popullsisë, e cila tani së fundi pothuajse ishte lënë mënjanë në axhendën globale, duhet të kthehet të jetë në qendër të vëmendjes”
Nëse përllogaritjet janë të sakta, çështje të tilla si disponueshmëria e ujit, ushqimit dhe shërbimeve sanitare për të gjithë do të rikthehen dramatikisht. Nga këto do të varen konfliktet sociale, luftërat e reja, siguria e të gjithëve. Dhe bashkë me to, suksesi apo mungesa e suksesit e politikave tona mjedisore, dhe më përgjithësisht rëndësia e species tonë, shumë “pushtuese” mbi planetin që ne e banojmë. E gjithë kjo do të vijë shpejtë, jo për disa shekuj. Kështu, vënë në dukje autorët e studimit, është rasti për të rishqyrtuar me nxitim politikat e ngritura mbi besimin naiv se ne, qeniet njerëzore, herët a vonë do ta ndalojmë rritjen tonë, duke u nisur nga analiza mbi Ndryshimin e Klimës, në duart e organizmave kombëtare dhe mbikombëtare. Dhe është rasti për të analizuar së bashku arsyet për këtë rritje të vazhdueshme, si dhe për të studiuar sistemet për menaxhimin e saj. Pastaj, theksojnë ekspertët, temat janë gjithmonë të njëjtat: edukimi i femrave, përhapja e metodave kontraceptive, disponueshmëria e shërbimeve shëndetësore.
Dhe ja ku janë shifrat: Sot në Tokë jemi rreth 7.2 miliardë njerëz. Kërkimi i ri, i bazuar në statistikat më moderne dhe i kryer me metoda pa dyshim më strikte sesa ato të derisotme, vlerëson që ka shumë të ngjarë që në vitin 2100 do te jemi midis 9.6 dhe 12.3 miliardë, duke ndjekur një grafik që tregon një rritje të qëndrueshme dhe nuk ka asnjë kurbë në rënie.
“Kontributin” më të madh do ta japë kontinenti afrikan, ku vazhdojnë të bëjnë shumë fëmijë, pak a shumë si sot (dhe norma aktuale e fertilitetit është 4.6 fëmijë për grua), por do të zvogëlohet vdekshmëria, sidomos nga sëmundjet infektive. Projektimi tregon se do të kalojë nga një miliardë njerëz (që është më pak se shifra e atyre që jetojnë sot vetëm Indi) në 3,5-5.000.000.000 në vitin 2100. Dhe Nigeria, e cila është tashmë shteti më i populluar në Afrikë, do të bëjë një kërcim që do ta çojë nga më pak se 200 milionë njerëz, në 900 milionë, ose edhe në një miliardë e gjysmë, që është më shumë se Kina e sotme.
Azia do të rezervojë më pak surpriza: aty ku sot jetojnë 4.4 miliard njerëz, është shumë e mundshme që do të regjistrohet një kulm prej 5 miliard në vitin 2050, dhe më pas një rënie e ngadalshme.
E gjithë kjo do të thotë se, nga dhjetë banorë të planetit të marrë në mënyrë të rastësishme, katër ose pesë do të jenë afrikanë, katër ose pesë aziatike dhe vetëm një ose dy do të vijnë nga një tjetër kontinent. Duke përfshirë edhe tonin. Amerika dhe Evropa do të llogariten shumë pak. Dhe do na duhet të përballojmë një tjetër problem: popullsia do të plaket dhe do duhet të gjendet se si do të mbahen lart ekonomitë. Surpriza është se edhe vendet si Brazili, India dhe Kina, sot të konsideruara të reja, së shpejti do të duhet të merren me çështjen e plakjes. Ndërsa në disa dekada, fytyra e re e vërtetë e njerëzimit do të jetë ajo e një djaloshi afrikan. /il messaggero/
PERSHTATUR NGA www.bota.al


Leave a Reply