
Edhe në Jug të Shqipërisë, besimtarët myslimanë festuan sot Kurban Bajramin.
Në Xhaminë e Pazarit të Vjetër të Gjirokastrës, në zonën historike dhe në objektet e tjera fetare besimtarë myslimanë falën namazin në orët e para të mëngjesit. Besimtarët ndanë mesazhet e solidaritetit dhe vëllazërisë dhe përcollën ndihmën për familjet më të varfëra. Siç është tradita, u shkëmbyen urime edhe me besimtarët e feve të tjera dhe në shumë familje festa u kalua së bashku.
Pëllumb Sulo
Edhe në Shkodër po festohet sot Kurban Bajrami, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam. Nëpër xhamite e qytetit, imamët po bëjnë thirrje për përparim dhe solidaritet me njerëzit në nevojë.

Zeri i Amerikes


Leave a Reply