
Për ato qe mbase akoma nuk e dine, stresi mund te beje me te vërtet shaka te këqija.
Ne fakt, nëse nuk mbani nen kontroll nivelin e ankthit dhe tensionin, rreziku është se mund te shkaktoje një seri efektesh anësore shpesh me te këqija nga shkaqet qe origjinon stresi. Kështu mund te stresoheni për një problem te bezdishem pune dhe si pasoje mund te keni problem tretjen dhe gjumin, formën fizike apo lëkurën.
Ja disa pasoja jo te mira qe vijnë nga stresi.
– Stresi ju lodh
Stresi lodh, dhe shume madje. Sepse kur adrenalina kalon ne momentet e para, rreziku është se do ta ndjeni veten shume te lodhur dhe te rraskapitur.
– Probleme me dëshirën
Truri është i zënë për te zgjidhur motivet e stresit, emocionet janë konfuze, por mbi te gjitha, ne kushte me stres te forte rrezikohet te humbisni disa aspekte te jetës, personale dhe asaj ne çift, dhe dëshira rrezikon te largohet nga jeta juaj intime.
– Shenjat ne lëkurë
Tensioni nuk i bën mire as lëkurës. Ngjyra fiket, shkëlqimi humbet dhe shfaqen efektet anësore si shenja ne lëkurë, si akne dhe rrudha.
– Lamtumire memorie
Kur keni një ngarkese te forte stresi apo një periudhe ankthi te zgjatur, truri shkon ne tilt, duke pushuar funksionet e tij.
– Shëndosheni
Duke u stresuar, duke i kushtuar pak vëmendje vetes tuaj, duke ngrënë ne mënyrë te pakontrolluar, duke bere aktivitet fizik, rreziku është shume i madh për tu shëndoshur.
– Netë pa gjumë
Shqetësime dhe tension, tres dhe ankth janë element shkatërrues për qetësimin, armik te gjumit te mire.
– Dhembje shpine
Tensioni i akumuluar bën keq për shëndetin, edhe për shpinën sepse tensioni emotiv dhe psikologjik mund te përkthehet ne tension muskulor.
– Dhembje koke
Një nder pasojat me te shpeshta te stresit është dhimbja e kokës e cila mund te manifestohet ne versione te ndryshme, nga migrena me e lehte tek cefalea.


Leave a Reply