1- Para studimit përcaktoni për vete qëllimin tuaj nga leximi – vallë a do të lexoni me qëllim që të përsërisni dijet e përfituara, të përvetësoni mësimet apo do të lexoni për arsye se nesër keni provim?
2- Kini besim tek vetja e juaj që patjetër do të përvetësoni mësimin.
3- Përpiquni që të mos lini asnjë punë përgjysmë për arsye se punët e lëna përgjysmë bëhen shkak e shpërqendrimit të mendjes suaj dhe si rrjedhojë nuk do të jeni të përqendruar gjatë studimit.
4- Në qoftë se gjatë studimit mendja e juaj është e shpërqendruar për shkak të një çështjeje ose hasni në çështje që nuk janë qarta për ju, shënojeni atë në faqen e parë të librit, në mënyrë që mos ta harroni atë, më pas vazhdoni studimin.
5- Gjatë studimit gjithnjë rikujtoni titujt kryesorë dhe çështjet esenciale të çdo kapitulli dhe në këtë mënyrë testoni veten tuaj se sa keni përvetësuar mësimin.
6- Mbajini shënim secilën pjesë qe keni harruar ose e keni përvetësuar në mënyrë jo të saktë ose të mangët, në mënyrë që më pas t’i studioni ato me më shumë vëmendje dhe me më shumë kujdes. Mbajtja e shënimeve, klasifikimi, organizimi dhe përsëritja e mësimeve bëhen shkak që të jeni aktiv gjatë studimit.
7- Përpiquni që të kuptoni, perceptoni dhe mësoni përmbajtjen e mësimeve.
8- Shmanguni mësimit përmendësh të mësimeve (pa i kuptuar ato) si dhe studimit të gjatë me orë të tërë, duhet të pushoni me qëllim që truri juaj të qetësohet dhe të pushojë.
9- Gjatë kryerjes së një punë dhe pas përfundimit të saj si p.sh studimi stimuloni mprehtësinë tuaj.
10- Gjithnjë mbani në mendje sasinë e kujtesës suaj, d.m.th. keni parasysh kapacitetin tuaj për studim.
11- Koha më e përshtatshme për të studiuar është pasditja (jo para gjumit dhe në gjysmë të natës) dhe herët në mëngjes, prandaj programoni veten qe në këtë kohë të studioni më shumë.
12- Shmanguni studimit të gjatë me orë të tëra për arsye se studimi i gjatë bëhet shkak i shpërqendrimit të mendjes suaj dhe përgjumësisë.
13- Në raste të nevojshme lexoni shpejtë. Leximi i shpejtë bëhet shkak i kursimit të kohës dhe përqendrimit në mësime.
14- Të ketë lidhshmëri mes mësimit të ri që do e mësojsh dhe mësimit të kaluar që keni mësuar.
15- Asnjëherë dhe në asnjë rrethanë mos e detyroni veten tuaj që të studioni, posaçërisht atëherë kur ndiheni të lodhur dhe të padisponuar, për arsye se kjo bëhet shkak që të ndieni bezdi dhe mërzitje për studimin.
16- Përsëritja e përmbledhjes së librit ose e një çështjeje të mësimit mund t’ju ndihmojë më shumë gjatë studimit.
17- Detajet e çdo pjese të libri përsërisni për veten tuaj.
18- Në hapin e fundit të gjitha pjesët e rëndësishme që i keni përsëritur lexojini dhe një herë ato me nxitim.
Mazllum Ali
mendimipress.com
Per”Alba – Dansk ” Shkodrani


Leave a Reply