Shumica e njerëzve shëndetin e marrin si shqetësimin më të madh. Por gjithsesi nuk duhet ta merrni këtë shumë afër zemrës, sepse edhe shkencëtarët mendojnë se kjo është një çështje normale e jetës. Të qenit i shëndetshëm gjithashtu varet edhe nga ajo se çfarë ushqimi konsumoni çdo ditë. Tani do ta paraqesim një udhëzim nga mund të fitoni shprehinë për t’a ruajtur shëndetin-duke filluar nga më poshtë!
Kur të bëhet fjalë për plakjen, në këtë moshë jeta nganjëherë mund të jetë mizore. Le të jetë ashtu dhe tani thuaj e mendo rreth kësaj ‘Çfarë do t’i ndodh dukjes time? Çfarë do t’i ndodh trupit tim?’
A do të mund të jem ende në gjendje që t’i ndjek interesat e mia? Çfarë do t’i ndodh mendjes time?
Pyetja e fundit është një ndër shqetësimet e dyta kryesore të shëndetit (pas sëmundjes së kancerit). Në mesin e moshës së të rriturve ne katër vendet perëndimore – Francë, Gjermani, Spanjë si dhe Shtetet e Bashkuara, sipas një studimi të fundit nga Shkolla Universitare e Harvardit e Shëndetit publik dhe nga shoqëria evropiane Alzheimer, u diskutua për mundësin e lëvizjes dhe frikën nga zhvillimi i çmendurisë madje edhe atë në shumë shoqëri. Nëse amerikanët rastësisht nuk besojnë në ekzistencën e shërimit të sëmundjes së Alzheimer atëherë (atje më shumë se 45 % i të anketuesve në SHBA mendojnë se është një trajtim efektiv). Përkundër mungesës së një shërimi, përparim i madh për kuptimin e sëmundjes është bërë në tri dekadat e fundit.
Shkaku më i zakonshëm i çmendurisë ose vrazhdësia më e rëndë e njohur dhe shkaku i gjashtë kryesor i vdekjeve në SHBA, është sëmundja Alzheimer e cila shfaqet me simptoma të humbjes së kujtesës dhe pamundësisë për t’i mbajtur mend ngjarjet e reja, kështu duke mbajtur mend vetëm një ngjarje qe ka ndodhur më parë, pastaj humbjen e aftësisë për të marr çdo ditë informacione të reja dhe humbjen e kuptimit të kohës dhe të hapësirës, duke u mbyllur në vetvete, duke shfaqur nervozizëm, dhe duke humbur hapin me kohen. Simptomat neurodegjenerative nga kjo sëmundje zakonisht shfaqen pas moshës 60 vjeçare. Jetëgjatësia në SHBA aktualisht është rreth 78 vjet dhe kjo tani është ende në rritje, ndërsa 5.4 milionë amerikanë, të cilët vuajnë nga kjo sëmundje përfshijnë 13 për qind të atyre mbi moshën 65 vjeçare.
Shkencëtarët pohojnë se çrregullimet me efekte të mëdha negative gjate një grumbullimi gradual në mes qelizave të trurit të një proteine toksike, proteinës beta amyloid-, që bllokon transmetimin e informacionit nga qeliza në qelizë, fshin nga sinapsat dhe dëmton funksionin themelor të neuronit edhe atë duke dërguar atë në vdekjen e qelizave. Këto procese inflamatore janë të përfshirë edhe në humbjen e kujtesës
Shumica dërmuese e rasteve me Alzheimer që do të thotë mbi 99 % e rasteve ndodhin në mënyrë spontane, ata nuk janë të lidhur me faktorë gjenetike, por janë të lidhur me plotësimin e peshës, çka do të thotë se hulumtuesit kanë ardhur ne përfundim se mënyra e zakonshme e të jetuarit ka bërë që njerëzit të shtojnë peshe ose të zhvillojnë ndonjë sëmundje të zemrës duke e rritur rrezikun e zhvillimit të ndonjë çmendurie.
Në përfundimin e kësaj : Zgjidhjet qe ne i bëjmë gjatë tërë jetës për atë se çka do te veprojmë, çka do të hamë e çka do të pimë, d.m.th. çdo gjë që vendosim në trupin tonë, mund të na mbrojnë ndaj sëmundjes Alzheimer, apo ato zgjidhje thjesht do të vonojnë fillimin e kësaj sëmundje. Nga këto zgjidhjet e thëna besoj të jenë të qëlluara p.sh.”Ne mund ta ngadalësojmë kohën për secilin që mund ti marrë simptomat e kësaj sëmundje.”-thotë Gery Venki, profesor i psikologjisë, neorologjisë, virologjisë molekulare ,imunologjisë dhe mjekësisë gjenetike në universitetin shtetëror të Ohios.
Venki është autor i librit ,,Truri juaj mbi ushqimin”.
Ai insiston se nisma e çmendurisë varet nga ajo se çka ne konsumojmë. Të gjitha ato janë të përbëra nga kemikalet e ndryshme. Çdo gjë që ne konsumojmë shton një reaksion në tru. Duke zgjidhur ushqime të mira ne mund t’i zvogëlojmë dëmtimet e neuroneve dhe të ruajmë një mendje të shëndoshë ne çfarëdo moshe.
psychologytoday.com
Për ‘mendimipress.com’ përktheu Shkurte Lutfiu
Per”Alba – Dansk ” Shkodrani


Leave a Reply